Bursa Studimi Rankimi i Universiteteve Linqe të dobishme
[email protected]
facebook
twitter
google_plus
  • Ballina
  • Zgjidhjet e testeve
    • Zgjidhjet 2012
    • Zgjidhjet 2010
    • Zgjidhjet 2009
  • Shkarko testet
    • Testet 2020
    • Testet 2012
    • Testet 2010
    • Testet 2009
    • Testet 2008
  • Mësime
  • Lajme
  • Dërgo pyetje

Matura 2009

1 Comment

Gjuhë shqipe, Gjimnazi Shoqëror, Gjuhësor A 2009

09 Jun 2013
Milingona
gjimnazi gjuhesor, gjimnazi shoqeror, gjuhe shqipe

Lexo paragrafin e dhënë më poshtë dhe përgjigju pyetjeve vijuese

Zoti nderçur’ e vëlla i dashurë!
Punërat që po bën Lidhje e Shqipërisë në Gegëri, që nonjë muaj e tëhu, mbase nuk i kini dëgjuarë, se fletët e Evropësë nuk bëjnë shumë fjalë, duke me qenë mënjanë Turqia nuk lë të dëgjohenë nëpër botët, edhe mënjanë armiqtë tanë Greqt’ e Shqehtë, duanë t’i tregojnë të vogla e të mosgjëjta. Lidhja e Shqipëtarëvet që ka kërthizën në Pizdren, në Gegëri, ka kërkuar shumë herë, që nga tre vjet e tëhu, bashkimn’ e Shqipërisë me një provincë me otonomi; po mbretëria gjer më sot e kish gënjyerë me fjalë, edhe s’ka dashurë të bënjë gjë fare për Shqipërinë.

Sami Frashëri

  • Pyetja 1

    Fragmenti i dhënë është pjesë e një:

    A. raporti
    B. artikulli
    C. letërkëmbimi
    D. memorandumi

  • Pyetja 2

    Ideja themelore e këtij fragmenti përmblidhet në fjalinë:

    A. Turqia, Greqia e Serbia e pengonin jehonën e Lidhjes së Prizrenit
    B. Turqia, Greqia e Serbia e ndalonin mbajtjen e Lidhjes së Prizrenit
    C. Evropa e përkrahte organizimin e Lidhjes së Prizrenit
    D. Turqia përpiqej ta vinte nën kontroll Lidhjen e Prizrenit 

  • Lexo fragmentin e dhënë më poshtë dhe përgjigju pyetjeve vijuese Konkurs për Petro Markon Tiranë, 27 nëntor Një skulpturë kushtuar shkrimtarit të njohur shqiptar, Petro Marko, do të vendoset në fshatin e tij të lindjes, në Dhërmi, në mars të këtij viti. Galeria Kombëtare e Arteve, dje në Tiranë ka shpallur konkursin, dhe fton artistët shqiptarë të marrin pjesë. Në njoftimin e GKA-së thuhet se boceti mund të krijohet nga një artist i vetëm apo nga një grup artistësh. Ai nuk guxon të jetë pjesëmarrës apo të jetë ekspozuar në veprimtari të tjera të mëparshme. “Boceti duhet të jetë shprehje artistike figurative me destinacion përjetësimin e figurës dhe personalitetit psikologjik të Petro Markos”, thuhet në njoftim. Afati për dorëzimin e këtij boceti pranë Galerisë së Arteve është 9 shkurti i vitit 2009. Më datën 14 shkurt 2009, në orën 10.00 do të shpallet fituesi i çmimeve nga Juria e konkursit, në mjediset e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sportit. “Juria e konkursit do të jetë e përbërë nga 5 anëtarë, personalitete nga fusha e artit dhe kulturës, caktuar nga MTKRS”, thuhet në njoftim.

    (Marrë dhe përshtatur nga gazeta “KOHA ditore”)

  • Pyetja 3

    Gjej se cila nga fjalitë në vijim është citat?

    A. Një skulpturë kushtuar shkrimtarit të njohur shqiptar, Petro Marko, do të vendoset në fshatin e tij të lindjes, në Dhërmi.
    B. Boceti duhet të jetë shprehje artistike figurative me destinacion përjetësimin e figurës dhe personalitetit psikologjik të Petro Markos.
    C. Në njoftimin e GKA-së thuhet se boceti mund të krijohet nga një artist i vetëm apo nga një grup artistësh.
    D. Më datën 14 shkurt 2009, në orën 10.00 do të shpallet fituesi i çmimeve nga Juria e konkursit, në mjediset e GKA-së në Tiranë.

  • Pyetja 4

    Nëse në fjalinë: ,,Një skulpturë kushtuar shkrimtarit të njohur shqiptar, Petro Marko, do të vendoset në fshatin e tij të lindjes, në Dhërmi, në mars të këtij viti.”, jepet rendi i informatave sipas radhës kush?; ku?; kur?; çka?, atëherë në cilën nga alternativat renditja është e duhur?

    A. fshatin e tij / në mars të këtij viti / Petro Marko / një skulpturë…
    B. do të vendoset / në mars të këtij viti / në Dhërmi / një skulpturë…
    C. shkrimtarit të njohur shqiptar / në mars të këtij viti / në Dhërmi / Petro Marko…
    D. një skulpturë… / në fshatin e tij të lindjes / në mars të këtij viti / do të vendoset 

  • Lexoje me kujdes deri në fund këtë fragment të transliteruar dhe përgjigju pyetjeve vijuese Zogu i Egrë, ma të shumenë herë âshtë mai bukurë, se aj qi ritetë nder duertë Nierëzet, e nder pluhunitë shtëpisë e hītë votresë. Kështu ende Pemetë, qi përkitenë nukë piqenë mirë: po ma te shumenë herë kalbenë. Drini, e Buena kur dalenë jashtë brigjetshit se tyne, e rjedhnë ndëper bërraketë Hassit e Zadrimessë, ndo Sitnica e si Vardari ndëper Shkupt’, e nde per Kossovet, gjithëherë ecinë e janë ma të turbulla; tue bajtunë me vetehe plehë e baltë; se kur ecinë Amesë vet: kështu femëna e silla ndjek shetītë, tue dalë shpesh me shkuem mot, shumë herë turbullon të dëliretë vet.

    (Pjetër Bogdani, Çeta e Profetëve, 1685)

  • Pyetja 5

    Motivi kryesor i këtij fragmenti mbështetet në:

    A. mahnitjen nga bukuria e zogut të egër
    B. brengën për shpëtimin e moralit të femrës
    C. mbrojtjen e pemëve që nuk piqen mirë e kalben
    D. evitimin e vërshimeve të Sitnicës e Vardarit

  • Pyetja 6

    Fjala transliterim do të thotë:

    A. Përshkrim germë për germë i një teksti, duke i zëvendësuar shkronjat e një alfabeti me shkronjat e alfabetit tjetër
    B. Kthim i fjalëve apo frazave, nga një gjuhë në tjetrën, duke e ruajtur plotësisht kuptimin e përmbajtjes
    C. Shpjegim që jepet në gjuhën e sotme në mënyrë të përmbledhur për përmbajtjen a kuptimin e një teksti të vjetër
    D. Komentim i një teksti letrar i ndërtuar mbi një dialekt, për të vënë në dukje vlerat ideore dhe artistike të tij

  • Lexo paragrafin dhe përgjigju pyetjes vijuese Tozeri tregon për vështirësitë që kishte hasur njëherë gjatë një vizite në një kullë; ai me gjithë shoqëruesit e tij: ... e rrethuan kullën dhe zunë të trokitnin në portë me një gur të madh ngaqë dera qe mbyllur dhe ne i dëgjonim hapat e të zotit të shtëpisë nga kati i epërm. Në e parë, u bë kinse s’na dëgjonte, dhe - kur më në fund zbriti, filloi të fliste diçka më vete para se të na pranonte, sepse - si i tha përkthyesit tonë, ai nuk e kishte të qartë pse ne duhej të vizitonim vendin pos nëse e kemi vendosur të ktheheshim rishmi për ta pushtuar më vonë.

    (Faik Konica, Shqipëria kopshti shkëmbor i Evropës Juglindore, Prishtinë, 1990)

  • Pyetja 7

    Sipas fragmentit të mësipërm, një tipar i karakterit të të zotit të shtëpisë, që vëzhguesit (Tozerit) i ka rënë në sy, është:

    A. frika nga mysafirët e paftuar
    B. mikpritja për mysafirin e shtëpisë
    C. prirja e dyshimit ndaj të huajve
    D. ndjenja e respektit ndaj të huajve

  • Lexo paragrafin dhe përgjigju pyetjeve vijuese Tagri, perlimi e detyra e të zot’t të shpis. Mbas Kanunit, sundimi i shpis i perket ma të vjetrit nen kulm të shpis a se vllaut të parë; po s’paten ato veti, qi duhen per me krye ket zyre si e lyp detyra, atbotë zgidhet kuvendisht prej shpjakve njaj, qi të jet ma i meqem, i urtë e ma kujdestar. Zot shpije mundet m’u ba edhe njeri i pamartuem.

    (Kanuni i Lekë Dukagjinit)

  • Pyetja 8

    Sipas këtij neni, personi i pamartuar:

    A. preferohet të jetë Zot shtëpie
    B. rekomandohet të jetë Zot shtëpie
    C. sugjerohet të bëhet Zot shtëpie
    D. lejohet të bëhet Zot shtëpie 

  • Pyetja 9

    Fjalia: ,,Mbas Kanunit, sundimi i shpis i perket ma të vjetrit” në shqipen standarde bën:

    A. Simbas Kanunit, sundimi i shtëpisë i përket ma të vjetrit.
    B. Sipas Kanunit, sundimi i shtëpis i perket më të vjetërit.
    C. Sipas Kanunit, sundimi i shtëpisë i përket më të vjetrit.
    D. Simbas Kanunit, sundimi i shtëpis i perket ma të vjetrit.

  • Lexo këtë paragraf dhe përgjigju pyetjeve vijuese ... fryu një erë e hollë dhe e lartoi mjegullën. E lartoi dhe e shpuri në kodrën e Valdenuzit. Aty majë kodrës punonin tre vëllezër. Ndërtonin një kështjellë. Muri që e bënin, u prishej natën dhe kështu nuk e lartonin dot.
  • Pyetja 10

    Mbështetur mbi këtë pjesë të shkurtër fragmenti, kuptohet se fjala është për baladën:

    A. Besa e Kostandinit
    B. Rozafati
    C. Fuqia e Mujit
    D. Martesa e Halilit

  • Pyetja 11

    Fjalia: ,,majë kodrës punonin tre vëllezër”, në kohën e pakryer të mënyrës habitore, bën:

    A. majë kodrës punuakëshin tre vëllezër
    B. majë kodrës punuakan tre vëllezër
    C. majë kodrës paskan punuar tre vëllezër
    D. majë kodrës paskëshin punuar tre vëllezër

  • Pyetja 12

    Nëse fjalitë: ,,Muri nuk lartohej se nuk lartohej dot” dhe ,,Kërkohej një flijim në themele”, i bashkojmë në një periudhë të nënrenditur me marrëdhënie shkakore, periudha bën:

    A. Muri nuk lartohej se nuk lartohej dot megjithëse kërkohej një flijim në themele
    B. Muri nuk lartohej se nuk lartohej dot edhe pse kërkohej një flijim në themele
    C. Muri nuk lartohej se nuk lartohej dot meqenëse kërkohej një flijim në themele
    D. Muri nuk lartohej se nuk lartohej ndonëse kërkohej një flijim në themele

  • Lexo vargjet dhe përgjigju pyetjeve vijuese Zymtë e shikoi Akil këmbëshpejti e i foli: I. "o dhelpërak, me paturpësi i mbuluar, po kush nga akejt është gati që t'u bindet urdhërave të tu, e luan për ty nga vendi, o rrëmben armët të luftojnë me burra? Këtu s'kam ardhur të luftoj pse urreva trimat trojanë, pse faj ata s'më kishin, as kuaj, asgjë ata kurrë s'na grabitën, II. Por t'erdhëm pas, o faqezi pa cipë për t'mirën tënde, që në vend të çonim nderin e Atridit Menela ndër teukër, gjithnjë për ty, o turiqen, por t'gjitha këto ti i shkel dhe i përbuz me urrejtje, dhe më kanosesh të më heqësh dore frytin e djersës derdhur ndër beteja, t'vetmin shërbim që më dhuruan akejt.

    (Homeri, Iliada)

  • Pyetja 13

    Nga vargjet e mësipërme del se Akili e bënte luftën e tij për:

    A. plaçkë
    B. pushtet
    C. nam
    D. nder

  • Pyetja 14

    Mllefi i Akilit shprehet në vargun:

    A. o dhelpërak, me paturpësi i mbuluar
    B. këto ti i shkel dhe i përbuz me urrejtje
    C. Këtu s’kam ardhur të luftoj pse urreva
    D. as kuaj, asgjë ata kurrë s’na grabitën

  • Pyetja 15

    Akili, në vargjet e lartpërmendura, i drejtohet:

    A. një orakulli
    B. prijësit të tij
    C. ushtarit të tij
    D. një trojani

  • Lexo vargjet dhe përgjigju pyetjeve vijuese N’at Berlin na jânë bashkue, Na kan nis me bisedue Se si pûnen me e vendue, Per me vû paq edhe besë, Zemër t’keqe, mní e resë, Tue ngulë gúr, tue ngulë kufî, Per gjith vend, per gjith mbretní Giatë Balkanit m’Dét të Zí
  • Pyetja 16

    Diskursi poetik i këtyre vargjeve është:

    A. historik
    B. mitologjik
    C. elegjiak
    D. përkushtues

  • Pyetja 17

    Vargjet e dhëna më lart janë marrë nga:

    A. Poemi kosovar
    B. Skanderbeku i pafan
    C. Lahuta e Malcís
    D. Këngët e Milosaos

  • Lexo paragrafët dhe përgjigju pyetjeve vijuese I. Në qytetin tonë asht nji lagje... E në atë lagje asht nji kishë. Mbrenda në kishë asht nji lyps, në të cilin jeton nji dëshirë: me jetue. II. Lypsi ka ardhë. Dhe me të vërtetë ka gjetë prehje. Lagshtina e kishës e fashiti të nxehtit e trupit të tij që gati e përvëloi. Jasht asht zheg. Dielli asht aq marrisht i nxehtë dhe aq egër të lëmon, sa që të rrahin tëmthat, si të rrahunat e farkëtarit mbi hekurin e skuqun.

    (Migjeni, Në kishë)

  • Pyetja 18

    Gradacioni zbritës në paragrafin e parë ndërtohet mbi këtë rend fjalësh:

    A. Lagje, Qytet, Brenda, Lyps, Me jetue
    B. Dëshirë, Lyps, Kishë, Lagje, Qytet
    C. Jetë, Lyps, Dëshirë, Kishë, Lagje
    D. Qytet, Lagje, Kishë, Lyps, Dëshirë 

  • Lexo tekstin e dhënë më poshtë dhe përgjigju pyetjeve në vijim Afërdita - Hyjnesha e dashurisë, e bukurisë, dhe e pjellorisë te grekët e vjetër. Thuhej se ishte e bija e Zeusit ose, ndryshe, se kishte lindur nga shkuma e detit. I shoqi ishte Hefesti, por ajo kishte edhe të dashur të tjerë, si ndër perënditë (më i njohuri Aresi), ashtu edhe ndër njerëzit e vdekshëm (më i njohuri Adonisi).
  • Pyetja 19

    Fragmenti i mësipërm është me tematikë:

    A. sociale
    B. politike
    C. fetare
    D. historike

  • Pyetja 20

    Cila nga fjalitë e mëposhtme ka gjuhë të figurshme?

    A. Në qytetin tonë asht nji lagje
    B. Dielli egër të lëmon
    C. Në kishë asht nji lyps
    D. Jasht asht shumë zheg

  • Lexo fragmentin dhe përgjigju pyetjeve vijuese Ishe njëherë një gjeneral dhe një prift që kishin dalë për kësmet. Jo, nuk kishin dalë për kësmet. Ata kishin dalë për të mbledhur eshtrat e ushtarëve të tyre të vrarë në një luftë të madhe. Ec e ec, kapërcyen shumë male e shumë fusha, duke kërkuar e duke mbledhur këto eshtra. Vendi ishte i ashpër e i keq. Frynin erëra e binin shira pa pushim. Por ata nuk u kthyen nga udha dhe ikën më tutje. Mblodhën sa mblodhën dhe u kthyen të numëronin ato që kishin mbledhur. Doli se mungonin ende shumë eshtra. Atëherë mbathën opingat e veshën zhgunat dhe u nisën prapë për udhë. Ec e ec, kapërcyen shumë male e shumë pllaja. Moti ishte i egër e i keq. U lodhën e u këputën e u plasi shpirtin kjo punë. As era, as dëbora nuk u tregonin ku gjendeshin ushtarët që kërkonin. Mblodhën sa mblodhën dhe u kthyen prapë të njehsonin ato që kishin mbledhur. I njehsuan dhe doli që kishin mbetur pa u gjetur ende shumë ushtarë. Atëherë, të lodhur e të rraskapitur, u nisën prapë për udhë të madhe. Ec e ec e udha s’kishte të sosur. Ishe dimër, binte borë.
  • Pyetja 21

    Ky fragment dallohet që nuk është përrallë, për shkak të:

    A. përshkrimit
    B. rrëfimit
    C. personazheve
    D. hapësirës

  • Pyetja 22

    Fragmenti i dhënë më lart, si përmbajtje dhe stil, i takon prozës letrare të:

    A. Ismail Kadaresë
    B. Zejnullah Rrahmanit
    C. Dritëro Agollit
    D. Teki Dërvishit

  • Pyetja 23

    Nëse në fjalinë: ,,Ata kishin dalë për të mbledhur eshtrat e ushtarëve të vrarë”, përdoret kryefjala në numrin njëjës dhe kallëzuesi i shprehur me folje në kohën e kryer të thjeshtë, fjalia bën:

    A. Ai dilte për të mbledhur eshtrat e ushtarëve të vrarë
    B. Ata dilnin për të mbledhur eshtrat e ushtarit të vrarë
    C. Ata dolën për të mbledhur eshtrat e ushtarit të vrarë
    D. Ai doli për të mbledhur eshtrat e ushtarëve të vrarë 

  • Lexo fragmentin dhe përgjigju pyetjes vijuese Po ta vija veten në rolin e tregimtarit pretencioz, këtë rrëfim do ta nisja me përshkrimin e rrugës përplot kthesa, që shpie drejt fshatit. Pra do të duhej të bëja një retrospektivë nga ato të mërzitshmet, duke përshkruar ndodhi të ndryshme të rastisura aty-këtu në thellësitë e kohës së kaluar dhe në hapësirat e ndryshme, gjithnjë me bindjen se ajo do të zgjojë interes, duke gënjyer vetveten e të tjerët me zbukurime.

    (Kim Mehmeti, Lulehëna, Pejë, 1997)

  • Pyetja 24

    Në këtë fragment hetohet prania e dukshme e atij që rrëfen. Prania e kujt po hetohet?

    A. e personazhit
    B. e autorit
    C. e narratorit
    D. e dikujt tjetër

  • Lexo fragmentin dhe përgjigju pyetjeve Idili mes Vitës, vashës së Shpiragajve, dhe Adilit, djalit të Tafilajve, është dimensioni më fisnik i këtij romani; është vija tematike që i jep kuptim të fuqishëm tërë botës së këtij romani, botës së luftës për mbijetesë.
  • Pyetja 25

    Mbështetur në fragmentin e mësipërm, cili nga përfundimet është i saktë?

    A. Ky fragment është i formës së kritikës letrare dhe lidhet me romanin ,,Lumi i Vdekur” të Jakov Xoxës
    B. Ky fragment është i formës eseistike dhe lidhet me romanin ,,Komisari Memo” të Dritëro Agollit
    C. Ky fragment është i formës së kritikës letrare dhe lidhet me romanin ,,Romani për Kosovën” të Zejnullah Rrahmanit
    D. Ky fragment është i formës eseistike dhe lidhet me romanin ,,Stina e stinëve” të Kasëm Trebeshinës

  • Pyetja 26

    Përfaqësues të Modernizmit në letërsinë shqipe janë:

    A. Naim Frashëri, Zef Serembe, Fan Noli
    B. Jeronim de Rada, Sami Frashëri, Asdreni
    C. Faik Konica, Gjergj Fishta, Ernest Koliqi
    D. Konstandin Kristoforidhi, Zef Skiroi, Mitrush Kuteli

  • Pyetja 27

    Përfaqësues të Romantizmit në letërsinë shqipe janë:

    A. Sami Frashëri, Fan Noli, Zef Skiroi
    B. Naim Frashëri, Zef Skiroi, Zef Serembe
    C. Jeronim de Rada, Ndre Mjeda, Anton Zako Çajupi
    D. Konstandin Kristoforidhi, Gjergj Fishta, Ernest Koliqi

  • Lexoje këtë poezi me kujdes, pastaj përgjigju pyetjeve Bjen sharkija e Ymerit Mjeshtrit të sharkisë – Ymer Rizës prej Gjakove Bjen sharkija e Ymerit, dridhen telat – shpirt’ i gjallë. Rreth e rrotull rrin rinija, kur fillon me ra sharkija – zemrat flakë ajo i kallë. Bjen sharkija e Ymerit, gishtat k’cejnë, mbi tel lodrojnë. Plaku kangën kur ia nisë nën mekamin e sharkisë – trupin dridhmat e përshkojnë. Bjen sharkija e Ymerit, flet mbi t’shkuemen plot me gjak: mbi tiranë që shkretnu’n dhenë, e mbi burra që mbrojnë atdhenë – kur këndon Ymeri plak... Bjen sharkija e Ymerit, dridhen telat – shpirt’i gjallë. Rreth e rrotull rrin rinija, zanat ndizen, s’menë sharkija – zemrat rriten bahen mal! (Esad Mekuli, Brigjet, Prishtinë, 1981)
  • Pyetja 28

    Forma poetike e kësaj poezie karakterizohet si:

    A. ode
    B. baladë
    C. sonet
    D. epigram

  • Pyetja 29

    Nëse e përjashtojmë në krye të çdo strofe refrenin: Bjen sharkija e Ymerit, rima do të jetë e:

    A. puthur
    B. kryqëzuar
    C. alternuar
    D. ndërprerë

  • Pyetja 30

    Menjëherë pas viteve ’45 të shek. XX, letërsia shqipe:

    A. vazhdoi lidhjet me modernitetin e huaj
    B. zhvilloi zhanre e teknika të reja letrare
    C. humbi lidhjet me modernitetin shqiptar
    D. krijoi vetëdijen për individualitetin krijues

 

Shpërndaje

  • google-share

One Comment

  1. agnesa November 14, 2014 at 8:00 pm Reply

    a mundeni qe pytjet qe i bani mju pergjigj na e ne fund me na tregu cila o e sakt e cila jo

Komento Cancel reply

*
*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Testet 2012

  • Arsimi Profesional I A Qershor
  • Arsimi Profesional I B Qershor
  • Arsimi Profesional II A Qershor
  • Arsimi Profesional II B Qershor
  • Gjimnazi Gjuhësor A Qershor
  • Gjimnazi Gjuhësor B Qershor
  • Gjimnazi Matematikë-Informatikë A Qershor
  • Gjimnazi Matematikë-Informatikë B Qershor
  • Gjimnazi Natyror A Qershor
  • Gjimnazi Natyror B Qershor
  • Gjimnazi i Përgjithshëm A Qershor
  • Gjimnazi i Përgjithshëm B Qershor
  • Gjimnazi Shoqëror A Qershor
  • Gjimnazi Shoqëror B Qershor
  • Lëndët e Përgjithshme A Qershor
  • Lëndët e Përgjithshme B Qershor

Testet 2010

  • Arsimi Profesional I A Qershor
  • Arsimi Profesional I B Qershor
  • Arsimi Profesional II A Qershor
  • Arsimi Profesional II B Qershor
  • Arsimi Profesional III A Qershor
  • Arsimi Profesional III B Qershor
  • Gjimnazi Matematikë-Informatikë A Qershor
  • Gjimnazi Matematikë-Informatikë B Qershor
  • Gjimnazi Natyror A Qershor
  • Gjimnazi Natyror B Qershor
  • Gjimnazi i Përgjithshëm A Qershor
  • Gjimnazi i Përgjithshëm B Qershor
  • Gjimnazi Shoqëror-Gjuhësor A Qershor
  • Gjimnazi Shoqëror-Gjuhësor B Qershor

Testet 2009

  • Arsimi Profesional I A Qershor
  • Arsimi Profesional I B Qershor
  • Arsimi Profesional II A Qershor
  • Arsimi Profesional II B Qershor
  • Arsimi Profesional III A Qershor
  • Arsimi Profesional III B Qershor
  • Arsimi Profesional I A Gusht
  • Arsimi Profesional II A Gusht
  • Arsimi Profesional II B Gusht
  • Arsimi Profesional III A Gusht
  • Arsimi Profesional III B Gusht
  • Gjimnazi Natyror A Qershor
  • Gjimnazi Natyror B Qershor
  • Gjimnazi Natyror A Gusht
  • Gjimnazi Natyror B Gusht
  • Gjimnazi Shoqëror A Qershor
  • Gjimnazi Shoqëror B Qershor
  • Gjimnazi Shoqëror A Gusht
  • Gjimnazi Shoqëror B Gusht

Testet 2008

  • Gjimnazi i Përgjithshëm A Qershor
  • Gjimnazi i Përgjithshëm A Gusht
  • Gjimnazi i Përgjithshëm B Gusht
  • Gjimnazi Gjuhësor A Qershor
  • Gjimnazi Gjuhësor B Qershor
  • Gjimnazi Gjuhësor A Gusht
  • Gjimnazi Gjuhësor B Gusht
  • Gjimnazi Matematikë-Informatikë A Qershor
  • Gjimnazi Matematikë-Informatikë B Qershor
  • Gjimnazi Matematikë-Informatikë A Gusht
  • Gjimnazi Matematikë-Informatikë B Gusht
  • Gjimnazi Natyror A Qershor
  • Gjimnazi Natyror B Qershor
  • Gjimnazi Natyror A Gusht
  • Gjimnazi Natyror B Gusht
  • Arsimi Profesional A Qershor
  • Arsimi Profesional B Qershor
  • Arsimi Profesional A Gusht
  • Arsimi Profesional B Gusht
  • Gjimnazi Shoqëror A Qershor
  • Gjimnazi Shoqëror A Gusht
  • Gjimnazi Shoqëror B Gusht
© Copyright 2013-2023 Matura shtetërore