Bursa Studimi Rankimi i Universiteteve Linqe të dobishme
[email protected]
facebook
twitter
google_plus
  • Ballina
  • Zgjidhjet e testeve
    • Zgjidhjet 2012
    • Zgjidhjet 2010
    • Zgjidhjet 2009
  • Shkarko testet
    • Testet 2020
    • Testet 2012
    • Testet 2010
    • Testet 2009
    • Testet 2008
  • Mësime
  • Lajme
  • Dërgo pyetje

Matura 2012

5 Comments

Kimi, Gjimnazi i Përgjithshëm A 2012

06 May 2013
Milingona
gjimnazi i pergjithshem, kimi
  • Pyetja 1

    Me cilën metodë mund të ndahet përzierja e lëngjeve që kanë pika të ndryshme të vlimit ?

    A. Me ndarje me magnet
    B. Me distilim fraksional
    C. Me filtrim
    D. Me sublimim

  • Pyetja 2

    Sa është pH e një tretësire acidike ?

    A. pH=3
    B. pH=7
    C. pH=11
    D. pH=14

  • Pyetja 3

    Cilat grimca subatomike gjenden në bërthamën e atomit ?

    A. Vetëm elektronet
    B. Vetëm neutronet
    C. Protonet dhe neutronet
    D. Protonet dhe elektronet

  • Pyetja 4

    Si quhet reaksioni i bashkëveprimit të acideve karboksilike me alkoole ?

    A. Elektrolizë
    B. Hidrolizë
    C. Polimerizim
    D. Esterifikim

  • Pyetja 5

    Cili nga komponimet vijuese, kur reagon me ujë liron hidrogjenin e gaztë ?

    A. LiH
    B. CH4
    C. NH3
    D. H2S

  • Pyetja 6

    Në këtë reaksion kimik, njëri nga produktet e fituara është:

    A. etil benzeni
    B. klor benzeni
    C. metil fenil ketoni
    D. metil benzeni

  • Pyetja 7

    Cilat nga çiftet vijuese janë izomerë në mes vete ?

    A. CH3 CH CH2 dhe CH3 CH H2C
    B. C CH3 CH3 H H3C CH2 dhe H3C C CH3 H CH2 CH3
    C. H3C CH2 CHO dhe H3C CH2 CH2 OH
    D. H3C CH2 O CH3 dhe H3C CH2 CH2 OH

  • Pyetja 8

    Çfarë mjedisi tregon tretësira ujore e karbonatit të natriumit (Na2CO3) ?

    A. Bazik
    B. Acidik
    C. Neutral
    D. Amfotern

  • Pyetja 9

    Cili është dallimi në mes të jonit të natriumit (Na+) dhe atomit të natriumit (Na) ?

    A. Joni i natriumit (Na+) ka një proton më pak sesa atomi i natriumit (Na)
    B. Joni i natriumit (Na+) ka një elektron më pak sesa atomi i natriumit i (Na)
    C. Joni i natriumit (Na+) ka një proton më shumë sesa atomi i natriumit (Na)
    D. Joni i natriumit (Na+) ka një elektron më shumë sesa atomi i natriumit (Na)

  • Pyetja 10

    Cili reaksion ndodh gjatë elektrolizës së klorurit të magnezit MgCl2 të shkrirë ?

    A. Mg+2 → Mg + 2e-
    B. Mg → Mg+2 + 2e-
    C. Mg+2 + 2e- → Mg
    D. Mg + 2e- → Mg+2

  • Pyetja 11

    Cili komponim përfitohet me oksidimin e propanolit-1 ?

    A.O
    B. CHO
    C. COOH
    D.OCH3

  • Pyetja 12

    Cilat sheqerna bëjnë pjesë në grupin e monosakarideve ?

    A. Laktoza dhe riboza
    B. Maltoza dhe amidoni
    C. Fruktoza dhe glukoza
    D. Saharoza dhe celuloza

  • Pyetja 13

    Në një epruvetë janë përzier kristalet e klorurit të natriumit (NaCl) dhe të klorurit të amonit (NH4Cl), nëse epruveta nxehet në flakëdhënës do të vërejmë se:

    A. të dy kripërat shkrihen
    B. të dy kripërat sublimojnë
    C. NH4Cl mbetet në pjesën e nxehtë ndërsa NaCl sublimon në pjesën e ftohtë të epruvetës
    D. NaCl mbetet në pjesën e nxehtë ndërsa NH4Cl sublimon në pjesën e ftohtë të epruvetës

  • Pyetja 14

    Një kimist i teston analizon dy substanca kristalore me ngjyrë të bardhë, A dhe B.
    Rezultatet e analizës janë paraqitur në tabelën e mëposhtme:

     

    [tabela]

     

    Nga rezultatet e këtyre testeve përfundojmë se:

    A. të dy substancat A dhe B kanë lidhje jonike
    B. të dy substancat A dhe B kanë lidhje kovalente
    C. substanca A ka vetëm lidhje jonike ndërsa substanca B vetëm lidhje kovalente
    D. substanca A ka vetëm lidhje kovalente ndërsa substanca B vetëm lidhje jonike

  • Pyetja 15

    Cili nga hidrokarburet vijuese ka pikën e vlimit më të lartë ?

    A. CH3-CH2-CH2-CH2-CH3
    B. CH3-CH2-CH-CH3
    CH3
    C. CH3-C-CH3
    CH3
    CH3
    D. CH3-CH2-CH2-CH3

  • Pyetja 16

    Mangani në manganat kaliumi (K2MnO4) paraqitet me numër oksidues:

    A. +3
    B. +6
    C. +5
    D. +7

  • Pyetja 17

    Cilat diagrame të mëposhtme paraqesin substanca të pastëra ?

    A. Vetëm I
    B. I dhe II
    C. I dhe III
    D. Vetëm II

 

Shpërndaje

  • google-share

5 Comments

  1. genta May 28, 2013 at 11:51 am Reply

    pytja e 16 pergjigjia nen B, pytja e 8 nen A, pytja e 9 nen B

  2. genti June 5, 2013 at 9:28 pm Reply

    Pyetja 10 nen C e jo nen B .

    • veton meha January 26, 2014 at 11:10 am Reply

      po se permes ksaj metode perfitohet Mg (Y) .

  3. mirjeta June 22, 2013 at 4:27 pm Reply

    ku i kan porgjigjjet 6.7.11.13.14.15.dhe 17

  4. Enis April 15, 2014 at 11:01 am Reply

    6 eshte nen C e 7 eshte nen A 10 eshte nen C e jo nen B dhe e 11 eshte nen B

Komento Cancel reply

*
*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Më të fundit

MAShTI publikoi rezultatet e testit të maturës – kalueshmëria 68.43%

06 Jul 2021

Komisioni Shtetëror i Maturës vendos që testi i maturës të organizohet më 26 qershor 2021

25 May 2021

Testi i Maturës 2020 do të mbahet në korrik

12 May 2020

Caktohen datat e Maturës 2019 për afatin e qershorit

26 Feb 2019

Caktohen datat e testit të maturës në afatin e dytë

01 Jul 2018

Më të lexuarat

74.5 % e maturantëve kaluan testin e maturës

7 Comments

Testi i maturës këtë vit sfidë për MASHT-in

4 Comments

Të hënën, rezultati përfundimtar i testit të maturës

3 Comments

Provimi i maturës do të bëhet në mënyrë digjitale

2 Comments

Rezultatet e akreditimit shpallen sot

2 Comments
© Copyright 2013-2023 Matura shtetërore