Bursa Studimi Rankimi i Universiteteve Linqe të dobishme
[email protected]
facebook
twitter
google_plus
  • Ballina
  • Zgjidhjet e testeve
    • Zgjidhjet 2012
    • Zgjidhjet 2010
    • Zgjidhjet 2009
  • Shkarko testet
    • Testet 2020
    • Testet 2012
    • Testet 2010
    • Testet 2009
    • Testet 2008
  • Mësime
  • Lajme
  • Dërgo pyetje

Matura 2012

11 Comments

Fizikë, Gjimnazi i Përgjithshëm A 2012

06 May 2013
Milingona
fizike, gjimnazi i pergjithshem
  • Pyetja 1

    Në cilin nga këto raste, njeriu ushtron shtypje më të madhe në bazë ?

    A. Kur është i ulur
    B. Kur është i shtrirë
    C. Duke qëndruar në dy këmbë
    D. Duke qëndruar në një këmbë

  • Pyetja 2

    Cila nga shprehjet e mëposhtme është e saktë për njësinë matëse të kapacitetit elektrik Farad (F) ?

    A. F=\frac{C}{V} [e saktë]
    B. F = C\cdot V
    C. F=\frac{V}{C}
    D. F = C\cdot s

  • Pyetja 3

    Temperatura në ngrohësin e një makine termike është ( T_1), kurse në ftohës është (T_2). Në cilin rast rendimenti i makinës është maksimal (\eta= 1) ?

    A. T_1=T_2
    B. T_2=0 [e saktë]
    C. T_1=0
    D. T_1>T_2

  • Pyetja 4

    Në figurë është paraqitur rasti kur rrezja e dritës bie në sipërfaqen kufitare që ndan vakumin me qelqin. Cila nga drejtëzat paraqet rrezen e reflektuar ?

    A. 1
    B. 2
    C. 3
    D. 4

  • Pyetja 5

    Si quhet procesi sipas të cilit gazi kalon në lëng ?

    A. Kondensim
    B. Shkrirje
    C. Avullim
    D. Sublimin

  • Pyetja 6

    Në diagram është dhënë varësia e elongacionit (zhvendosjes) të lëkundjes ndaj kohës. Sa është elongacioni i kësaj lëkundje për kohën t=1s ?

    A. 3 cm
    B. 7.5 cm
    C. 0 cm [e saktë]
    D. 2.5 cm

  • Pyetja 7

    Një top futbolli lëvizë duke u rrotulluar nëpër një fushë të futbollit. Me cilën nga këto shprehje llogaritet energjia e përgjithshme kinetike e topit në lëvizje ?

    A. E_K=\frac{mv^2}{2}
    B. E_K=\frac{I\omega^2}{2}
    C. E_K=\frac{mv^2}{2}+\frac{I\omega}{2}
    D. E_K=\frac{mv^2}{2}+\frac{I\omega^2}{2}

  • Pyetja 8

    Cila grimcë mungon në reaksionin e poshtëshënuar ?
    _1H^2+_1H^3=_2He^4+?

    A. _1H^1
    B. _1H^2
    C. _0n^1
    D. _1e^0

  • Pyetja 9

    Në figurë është paraqitur shufra e ngarkuar me elektricitet pozitiv dhe sfera elektroneutrale. Cili nga pohimet vijuese përshkruan saktë zhvendosjen e ngarkesave elektrike gjatë kontaktit të shufrës me sferën?

    A. Ngarkesat negative nga sfera kalojnë tek shufra
    B. Ngarkesat negative nga shufra kalojnë tek sfera
    C. Ngarkesat pozitive nga sfera kalojnë tek shufra
    D. Ngarkesat pozitive nga shufra kalojnë tek sfera

  • Pyetja 10

    Gjatësia valore e fotonit të parë me energji E1 është \lambda_1. Fotoni i dytë ka energji pesë herë më të madhe se i pari, E_2=5\cdot E_1. Sa është gjatësia valore e fotonit të dytë?

    A. \lambda_2=5\lambda_1
    B. \lambda_2=\lambda_1
    C. \lambda_2=\frac{\lambda_1}{5}
    D. \lambda_2=\frac{5}{\lambda_1}

  • Pyetja 11

    Në figurë është paraqitur makina për transportin e qumështit. Duke u bazuar në formën e nivelit të qumështit cili nga versionet e paraqitura në figurë paraqet gjendjen e lëvizjes së përshpejtuar të makinës ?

    A. 1
    B. 2
    C. 3
    D. 4

  • Pyetja 12

    Çfarë ndodhë, kur elektroni në një atom kalon nga niveli më i lartë energjetik E2 në atë më të ulët E1 ?

    A. Emitohet fotoni me energji E1-E2
    B. Absorbohet fotoni me energji E1-E2
    C. Absorbohet fotoni me energji E2-E1
    D. Emitohet fotoni me energji E2-E1

  • Pyetja 13

    Trupi zhvendoset përgjatë boshtit x, ku varësia kohore e pozitës është sikurse në figurë. Sa është zhvendosja x pas kohës t=10 s ?

    A. 0 m
    B. 6 m
    C. 10 m
    D. 20 m

  • Pyetja 14

    Në figurë është paraqitur një elektromagnet i thjeshtë i ndërtuar nga një gozhdë e cila është e mbështjellur me një përçues të izoluar, skajet e së cilit janë të lidhura për bateri. Në cilën nga pozitat e shënuara ndodhet poli i jugut i fushës magnetike ?

    A. 1
    B. 2
    C. 3
    D. 4

  • Pyetja 15

    Në sferën qiellore janë shënuar pika dhe vija të ndryshme (shih fig.). Cila vijë paraqet meridianin dhe cila pikë paraqet polin e veriut ?

    A. Vija f dhe pika C
    B. Vija b dhe pika E
    C. Vija f dhe pika A
    D. Vija b dhe pika D

  • Pyetja 16

    Në figurë është paraqitur varësia e shtypjes hidrostatike p e katër lëngjeve të ndryshme në funksion të thellësisë h. Cili nga këto lëngje e ka densitetin më të vogël ?

    A. 1
    B. 2
    C. 3
    D. 4

 

Shpërndaje

  • google-share

11 Comments

  1. val May 27, 2013 at 1:38 am Reply

    Si eshte pergjigjja ne pyetjen e pare ?
    Falemnderit !

  2. majlinda June 1, 2013 at 8:22 pm Reply

    ju lutem ti vendosni edhe pergjigjjet ne at menyr
    qe ne te mesojm flm per mirkuptim

  3. Altina June 11, 2013 at 4:06 pm Reply

    pergjigjja e pytjes se 1 eshte ne opcionin D) D. Duke qëndruar në një këmbë

    Provo Qendro me nje këmbë

  4. mirjeta June 22, 2013 at 4:09 pm Reply

    ju lutem cila o porgjigjja e pytjes 11 dhe 12

  5. edon June 29, 2013 at 6:25 pm Reply

    e 12 eshte nen D)

  6. edon June 29, 2013 at 6:29 pm Reply

    e 8 neN C)

  7. Fjolla March 16, 2014 at 2:13 pm Reply

    Pergjigjia e pyetjes se 7 eshte nen a).

  8. vlera April 14, 2014 at 9:39 pm Reply

    pyetja e 8 eshe nen c

  9. marigona May 23, 2014 at 6:17 pm Reply

    cila o pergjigjja e pyetjes 15 dhe 16

  10. habib June 5, 2014 at 8:12 pm Reply

    marigon pergjigja e 15 edhe 16 osht me numra edhe shkronja flm

  11. Endroo June 10, 2014 at 11:09 am Reply

    E 11-a ka tbeje me ligjin e inercise,megjithse nuk po ma qet figuren ligji thote:qdo trup i cili eshte ne gjendje te levizjes apo qetesise,deshiron ta ruaj gjendjen e tij perderisa ndonje force te mos e detyroje qe ta nderroje.

Komento Cancel reply

*
*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Më të fundit

MAShTI publikoi rezultatet e testit të maturës – kalueshmëria 68.43%

06 Jul 2021

Komisioni Shtetëror i Maturës vendos që testi i maturës të organizohet më 26 qershor 2021

25 May 2021

Testi i Maturës 2020 do të mbahet në korrik

12 May 2020

Caktohen datat e Maturës 2019 për afatin e qershorit

26 Feb 2019

Caktohen datat e testit të maturës në afatin e dytë

01 Jul 2018

Më të lexuarat

74.5 % e maturantëve kaluan testin e maturës

7 Comments

Testi i maturës këtë vit sfidë për MASHT-in

4 Comments

Të hënën, rezultati përfundimtar i testit të maturës

3 Comments

Rezultatet e akreditimit shpallen sot

2 Comments

Nesër, pjesa e dytë e testit të maturës

2 Comments
© Copyright 2013-2023 Matura shtetërore