Gjuhë shqipe, Lëndët e Përgjithshme A 2012
Lexo fragmentin më poshtë dhe përgjigju pyetjeve që vijojnë
“Rroftë jeta!” Ashtu më dukej sikur përsërisnin ditë e natë, e sidomos natën, kur oshëtima e tyre ishte më e fuqishme, dallgët e detit Jon, që përplaseshin në bregun shkëmbor, të fshatit tim Dhrimadhe. Këtë refren të përhershëm të dallgëve të detit Jon më dukej sikur shprehnin pa zë dhe fshatarët e mi, se lufta që bënin, atë moto kishte: “Rroftë jeta!”, jeta mbi gurë, jeta në dallgët e detit, jeta kur ishte zor të jetoje, zor të dashuroje, zor të ëndërroje dhe zor të vdisje. Ky refren i pashpallur me zë, me vaj apo me këngë, qe pulsi i nxitjes për të jetuar me luftë të ashpër mbi gurë në furtunat që rrëmbenin dhe dheun e gërxheve.
Kaloje nga ndonjë monopat dhe shikoje ndonjë burrë që ngrinte ledhe për t’i mbushur pastaj me dhè dhe e pyesje: – Ç’po bën aty? – Dhe ai të përgjigjej: – Ja, luftoj!
Shihje ndonjë grua që bënte dru në pllaja të pjerrëta, gërxhore dhe të zhveshura, se dhitë nuk i linin kurrë xinat, cfakat dhe anticfakat të rriteshin, dhe e pyesje: – Ç’po bën aty? – Dhe ajo të përgjigjej: – Ja, luftoj!
Shikoje në prakun e dyerve të oborreve plaka të heshtura që tirrnin duke shikuar detin, detin që u kishte marrë burrin apo djalin, dhe i pyesje: – Ç’po bëni aty? – Dhe ato të përgjigjeshin: – Ja, luftojmë!
,,Një emër në katër rrugë” Petro Marko
Pyetja 1
Motivi mbizotërues që përshkon të gjithë fragmentin është:
A. politik
B. social
C. religjioz
D. historikPyetja 2
Elementet letrare të këtij fragmenti janë tipike për letërsinë e periudhës së:
A. realizmit
B. romantizmit
C. modernizmit
D. klasicizmitPyetja 3
Një nga plagët më të dhimbshme të njerëzve të këtij fshati ua kishte shkaktuar:
A. burgu
B. lufta
C. kurbeti
D. pushtetiPyetja 4
Fjala i skalitur do të thotë:
A. i gdhendur
B. i lakuar
C. i thërrmuar
D. i topiturPyetja 5
Ideja themelore e fragmentit më së miri përmblidhet në fjalinë:
A. Njerëzit vuanin nga përplasjet e dallgëve të detit Jon
B. Jeta në këtë fshat ishte luftë për të mbijetuar
C. Njerëzit ngrinin ledhe për t’i mbushur me dhe
D. Jeta në këtë fshat ishte e bukur për shkak të detitPyetja 6
Mënyra e jetesës e këtyre njerëzve shihet nga bisedat që i preokupojnë ata. Kjo më së miri është përmbledhur në fjalinë:
A. Kaloje nga ndonjë monopat dhe shikoje ndonjë burrë që ngrinte ledhe për t’i mbushur pastaj me dhè
B. Shihje ndonjë grua që bënte dru në pllaja të pjerrëta, gërxhore e të zhveshura se dhitë nuk i linin kurrë xinat.
C. Shikoje në prakun e dyerve të oborreve plaka të heshtura që tirrnin duke shikuar detin, që u kishte marrë burrin apo djalin
D. Mbi gurë dhe dallgët e detit, zor të jetoje, zor të dashuroje, zor të ëndërroje dhe zor të vdisjePyetja 7
Në strukturën “oshëtima e tyre ishte më e fuqishme”, mbiemri “më e fuqishme” është në shkallën:
A. pohore
B. sipërore
C. krahasore të sipërisë relative
D. krahasore të sipërisë absolutePyetja 8
Meqë libri është shkruar edhe në shqip edhe në italisht, autori në këtë parathënie, shpreh drojën e tij se libri do të dalë paksa i mërzitshëm, për shkak të:
A. Fjalëve të vjetra shqipe që kishte nxjerrë në dritë
B. Përdorimit të shumë fjalëve nga italishtja
C. Shkallës jo të duhur të zhvillimit të shqipes së shkruar
D. Përshtatjes së shqipes me italishten dhe anasjelltasPyetja 9
Në të gjitha veprat që i takojnë periudhës së njohur si Letërsia e Vjetër Shqiptare, mbizotëron motivi:
A. religjioz
B. kombëtar
C. social
D. erotikPyetja 10
Vetja që flet në këtë pjesë të poemës – është qiriri. Në letërsi, kur një trupi a sendi i jepen atribute njerëzore, kemi të bëjmë më figurën e:
A. epanastrofesë
B. personifikimit
C. anadiplozës
D. oksimoronitPyetja 11
Fragmentin, si në vargun “që t’u ndrinj mir’ e të shihni”, si edhe gjithë poezinë e përshkon një nga tiparet e letërsisë së Rilindjes, e njohur si:
A. iluminizëm
B. sentimentalizëm
C. klasicizëm
D. impresionizëmPyetja 12
Në shqipen e sotme standarde vargu “Natënë t’ua bënj ditë.”, meqë i drejtohet vetës së dytë, do të duhej shkruar:
A. Natën t’ua bëj ditë.
B. Naten t’ua bëj ditë.
C. Naten t’jua bëj ditë.
D. Natën t’jua bëj ditë.Pyetja 13
Naim Frashëri dhe rilindësit e tjerë përpiqeshin ta pastronin gjuhën shqipe nga fjalët e huaja duke futur në përdorim terma si “dheshkronjë” për gjeografi etj. Fryma e tillë i bën ata që në kuptim të përdorimit të gjuhës të njihen si:
A. nacionalistë
B. orientalistë
C. puristë
D. oksidentalistPyetja 14
Rima në këtë poezi është:
A. AABB
B. ABAB
C. ABBA
D. BAABPyetja 15
Poezitë e rilindësve shquhen për metrikën e rregullt. Vargjet e kësaj poezie janë:
A. gjashtërrokëshe
B. shtatërrokëshe
C. tetërrokëshe
D. nëntërrokëshePyetja 16
Lajmi kryesor në këtë raport është:
A. Miratimi i buxhetit nuk është i sigurt
B. Shërbyesit civilë nuk do t’i marrin rrogat
C. Buxheti rritet për 300 milionë euro
D. Kuvendi i Kosovës do të shpërndahetPyetja 17
Ky raport kryesisht mbështet në hipotezat e analistëve. I vetmi informacion i besueshëm dhe i mbështetur në fakte është:
A. Partitë opozitare do të arrijnë ta shpërndajnë Kuvendin
B. Rrogat e shërbyesve civilë janë të rrezikuara
C. Nuk ka vend për shqetësim lidhur me rrogat
D. Buxheti për vitin e ardhëm parashihet të jetë më i madhPyetja 18
Një nga elementet e këtij lajmi na bën me dije se lajmi është dhënë në:
A. radio
B. televizion
C. gazetë
D. agjenciPyetja 19
Në këtë lajm analistët e vënë theksin te:
A. Nisma e partive opozitare për shpërndarjen e Kuvendit
B. Mundësia e shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës
C. Rreziku që të mos miratohet ligji për buxhetin
D. Shqetësimi se punëtorët mund të mbeten pa rrogaPyetja 20
Nëse periudhën “Ai nuk erdhi në dasmë, meqenëse nuk ishte i ftuar”, e kthejmë në periudhë me marrëdhënie lejore, ajo bën:
A. Ai nuk erdhi në dasmë, ndonëse nuk ishte i ftuar.
B. Ai nuk erdhi në dasmë, ndërsa nuk ishte i ftuar.
C. Ai nuk erdhi në dasmë, megjithëse ishte i ftuar.
D. Ai nuk erdhi në dasmë, meqë nuk ishte i ftuar.Pyetja 21
Në fjalinë “Ai nuk erdhi në dasmë”, theksi logjik bie mbi fjalën:
A. Ai
B. nuk
C. erdhi
D. dasmëPyetja 22
Në togfjalëshin “ceremoni martesore’’, fjala “martesore” është:
A. emër
B. përemër
C. ndajfolje
D. mbiemërPyetja 23
Fragmenti i mësipërm është shkëputur nga një:
A. fjalim
B. prozë poetike
C. artikull
D. kritikë letrarePyetja 24
Autori, në këtë fragment, shpreh:
A. Pavarësinë e Meksikës nga nënshtrimi spanjoll
B. Ndjeshmërinë e gjeneralit të Ekuadorit
C. Absurdin e gjeneralëve udhëheqës të vendit
D. Ambicien për të përfituar medalje të shumtaPyetja 25
Nga fjalia: “Pavarësia jonë nga dominimi spanjoll nuk na shpëtoi nga çmendia”, del se:
A. Dominimi spanjoll nuk ishte fajtor për çmendinë
B. Pavarësia nuk i kishte përmbushur pritjet e njerëzve
C. Pavarësia nga dominimi spanjoll kishte qenë një gabim
D. Lufta për pavarësi kishte qenë e pavlefshmePyetja 26
Këto strofa janë marrë nga një sonet, i quajtur ndryshe edhe tingëllimë. Soneti përbëhet nga:
A. Dy katrena e dy tercina
B. Një katrenë e dy tercina
C. Dy katrena e tri tercina
D. Një katrenë e tri tercinaPyetja 27
Soneti i fundit i kurorës sonetike, që përbërë prej 15 seneteve, quhet:
A. epilog
B. magjistral
C. prolog
D. silabikPyetja 28
Paragrafi i mësipërm është shkëputur nga një shkrim më i gjatë që i takon:
A. kritikës letrare
B. shkrimit evokues
C. udhëpërshkrimit
D. letërkëmbimitPyetja 29
Togfjalëshat e përdorur, si: komunikim poetik; komunikim me imazhe e fjalë; statusi i imagjinares, janë shprehje leksikore të ligjërimit:
A. frazeologjik
B. të folur
C. profesional
D. të figurshëmPyetja 30
Nga personazhet dhe elemente të tjera mund të kuptohet se ky fragment është nxjerrë nga legjenda shqiptare e njohur si legjenda e:
A. ringjalljes
B. rinjohjes
C. vëllavrasjes
D. murosjesPyetja 31
Nga ky tekst mund të kuptohet se ndërmjet tre vëllezërve kishte pasur një marrëveshje, e cila u:
A. respektua
B. prish
C. keqkuptua
D. arsyetuaPyetja 32
Në fjalinë: “Kuvendoi në shtëpi, i tregoi vashës së vet kështu e kështu”, kryefjala mungon, por ajo mund të kuptohet nga fjala:
A. kuvendoi
B. në shtëpi
C. vashës
D. së vetPyetja 33
Në këtë fragment hasen disa elemente dialektore të:
A. toskërishtes
B. gegërishtes
C. arbërishtes
D. arvanitishtesPyetja 34
Një ndër dallimet kryesore dialektore ndërmjet gegërishtes e toskërishtes është shndërrimi i n-së ndërzanore në r, (si në rastin druni-druri) . Në fonetikë, ky fenomen, njihet si:
A. palatalizim
B. metafoni
C. rotacizëm
D. apofoniPyetja 35
Periudha e mësipërme është me marrëdhënie:
A. lejore
B. kushtore
C. përqasure
D. kundërshtorePyetja 36
Forma gege e shprehjes “me dalë”, në periudhen e mësipërme duhet të zëvendësohet me:
A. paskajoren standarde
B. pjesoren standarde
C. lidhoren standarde
D. përcjelloren standardePyetja 37
Forma e paskajores gege ,,me dalë’’ në shqipen standarde duhet të zëvendësohet me:
A. për të dalë
B. të dalë
C. dalë
D. duke dalëPyetja 38
Fjala e huazuar “konfirmoi”mund të zëvendësohet nga fjala shqipe:
A. këmbënguli
B. u përpoq
C. u mundua
D. vërtetoiPyetja 39
Tek emri ,,punëtori’’ i përdorur në këtë periudhë, formati “i” në fjalëformim është:
A. parashtesë
B. prapashtesë
C. mbaresë
D. pjesëzPyetja 40
Me cilën lidhëz sinonimike do të mund të zëvendësohej lidhëza “meqenëse”, për t’ia ruajtur tërësisht kuptimin dhe llojin e marrëdhënies periudhës: ,,Drejtori konfirmoi që unë duhej me nis punën në punëtori, meqenëse nuk isha pranuar me dalë në terren’’
A. pasi që
B. megjithëse
C. ndonëse
D. edhe psePyetja 41
Cila fjali është e shkruar drejt?
A. Ne kemi shitur tetëdhjetë bileta, për të luajtur për javën e ardhshme.
B. Ne kemi shitur për javën e ardhshme tetëdhjetë bileta, për të luajtur.
C. Ne kemi shitur tetëdhjetë bileta për lojën e javës së ardhshme.
D. Ne kemi shitur për javën e ardhshme tetëdhjetë bileta të lojës.Pyetja 42
Cila nga strukturat e fjalisë është e rregullt?
A. Në korrik ne për pushime në Dhërmi do të udhëtojmë dhe një udhëtim i mrekullueshëm presim do të jetë.
B. Në korrik ne për pushime në Dhërmi do të udhëtojmë dhe do të jetë presim një udhëtim i mrekullueshëm.
C. Në do të udhëtojmë në korrik për pushime në Dhërmi dhe një udhëtim presim i mrekullueshëm do të jetë.
D. Ne do të udhëtojmë në korrik për pushime në Dhërmi dhe presim të jetë një udhëtim i mrekullueshëm.Pyetja 43
Nëse procesi rrëfimor, në një prozë epike, ka së paku tre protagonistë: ai për të cilin flitet, ai që flet, ai të cilit i flitet – atëherë, sipas kësaj renditjeje, kemi përfytyrimin për:
A. personazhin, rrëfyesin dhe lexuesin
B. lexuesin, personazhin dhe autorin
C. lexuesin, personazhin dhe rrëfyesin
D. autorin, rrëfyesin dhe personazhinPyetja 44
Pyetja e parë në të cilën poetika duhet të japë përgjigje është:
A. Ç’është retorika?
B. Ç’është letërsia?
C. Ç’është kritika?
D. Ç’është semantika?Pyetja 45
Cili është dokumenti i parë i shqipes së shkruar:
A. Formula e pagëzimit
B. Meshari i Buzukut
C. Ungjilli i pashkëve
D. Fjalori i Arnold Von HarfitPyetja 46
Nga cila fjali mund të njohim më së miri njërën nga të vërtetat e jetës?
A. Vetëm ai që thotë diçka, neve mund të na ngjallë besim.
B. Vetëm ai që na beson, mund të flasë dhe të ngjallë besim.
C. Vetëm ai që flet për atë që ka provuar, të ngjallë besim.
D. Vetëm ai që provon, duhet të flas dhe të na ngjallë besim.Pyetja 47
Epokat e ndryshme të letërsisë botërore shquhen me autorë dhe veprat e tyre, si:
A. J. Milton “Fausti”, V. Gëte “Parajsa e humbur”, Xh. Bajron “Shtegtimet e Çajlld Haroldit”, L. Tolstoj “Lufta e paqja”.
B. J. Milton “Parajsa e humbur”, V. Gëte “Fausti”, Xh. Bajron “Shtegtimet e Çajlld Haroldit”, L. Tolstoj “Lufta e paqja”.
C. J. Milton “Parajsa e humbur”, V. Gëte “Shtegtimet e Çajlld Haroldit”, Xh. Bajron, “Fausti”, L. Tolstoj “Lufta e paqja”.
D. J. Milton “Parajsa e humbur”, V. Gëte “Fausti”, Xh. Bajron “Lufta e paqja”, L. Tolstoj “Shtegtimet e Çajlld Haroldit”.Pyetja 48
Letërsia botërore moderne, shquhet me autorë dhe veprat e tyre, si:
A. Gabriel Garsia Markez “Uliksi”, Xhejms Xhojs, “Njëqind vjet vetmi”, Ernest Heminguej “Plaku dhe deti”, Franc Kafka “Kështjella”.
B. Gabriel Garsia Markez “Njëqind vjet vetmi”, Xhejms Xhojs “Kështjella”, Ernest Heminguej “Plaku dhe deti”, Franc Kafka “Uliksi”.
C. Gabriel Garsia Markez “Kështjella”, Xhejms Xhojs “Uliksi”, Ernest Heminguej “Plaku dhe deti”, Franc Kafka “Njëqind vjet vetmi”.
D. Gabriel Garsia Markez “Njëqind vjet vetmi”, Xhejms Xhojs “Uliksi”, Ernest Heminguej “Plaku dhe deti”, Franc Kafka “Kështjella”.Pyetja 49
Mbiemër i panyjshëm është shprehja;
A. larg
B. guximtar
C. i shëmtuar
D. e mirëPyetja 50
Cila është mënyra më e mirë për të qartësuar shprehjen: nuk do ta hedh dot, në fjalinë: “Ndruhem se kësaj here nuk do ta hedh dot”?
A. nuk do të arrij të flak shqetësimin
B. nuk do të arrij të heq dorë nga vetmia
C. nuk do të mund ta ndërpres terapinë
D. nuk do të mund ta largoj sëmundjenPyetja 51
Fjalia: Të mbahen vetëm këta libra: “Gjykimi”, “Zjarrtari”, “Metamorfoza”, “Kolonia ndëshkimore”, “Mjeku i fshatit” dhe “Artisti i urisë”, shpreh pikëpamje klasifikuese, sipas të cilit kërkohet të ruhen këto libra. Ky qëndrim i këtij autori përkon me:
A. konceptin poetik të autorit
B. vlerësimin e interpretuesve të veprave
C. frymën politike të veprave
D. opinionin e miqve të autoritPyetja 52
Qëndrimi i autorit, në fjalinë: Kopjet e pakta të “Soditje” nuk është nevoja të zhduken… vetëm me kusht që mos të ribotohet, është:
A. indiferent
B. arbitrar
C. pajtues
D. mospërfillësPyetja 53
Kjo letër për nga përmbajtja është një:
A. testament
B. përkushtim
C. apologji
D. arsyetimPyetja 54
Fjalia: Këta libra dhe tregime mund të ruhen, por kjo nuk do të thotë se kërkoj që të rishtypen për pasardhësit, përkundrazi, po të fshihen fare, do të plotësohej dëshira ime, dominohet nga mendimi për librat dhe tregimet të cilave u referohet autori, që ato të:
A. ribotohen në një kohë tjetër
B. ndalohen për lexim
C. botohen për pasardhësit
D. mos ribotohen farePyetja 55
Nga fjalia: Për sa i përket shkrimeve të tjera (gjithçka është botuar në revista, dorëshkrimet e të gjitha letrat) e çdo gjë që do të të bjerë në dorë, apo do t’i marrësh prej atyre, që i kanë, (ti shumë prej tyre i njeh, sidomos N. N. e mos harro edhe disa fletore që i ka N.), të gjitha duhet të digjen, pa asnjë përjashtim, e mundësisht, pa i lexuar fare (po deshe t’u hedhësh një sy, bëje, por askush përveç teje), konstatojmë se fryma dhe qëndrimi i autorit që ta shkatërronte atë që kishte shkruar, është për:
A. shkrimet e botuara në revista, si dhe dorëshkrimet e letrat
B. shkrimet e botuara në revista, si dhe letrat që gjenden te N
C. shkrimet e botuara në revista, si dhe shkrimet që i kanë të tjerët
D. shkrimet e botuara në revista, si dhe shkrimet që i kanë N. N.Pyetja 56
Nga leximi i kësaj letre (këtij fragmenti), cili nga mendimet është më i qëndrueshëm?
A. Mosbesimi ndaj miqësisë, i Kafkës, është më i fuqishëm se besimi.
B. Dëshira e krijimit e Kafkës, është më e fuqishme se e mohimit të krijimit.
C. Shpresa për t’u shëruar, e Kafkës, është më e fuqishme se dëshpërimi.
D. Vlerësimi ndaj veprës së vet, i Kafkës, është më i fuqishëm se dyshimi.Pyetja 57
Fjalia: “Ne do të presim këtu kot e ai s’do të vijë” është shprehje e një:
A. pritjeje ngushëlluese
B. pritjeje të padobishme
C. pritjeje të pashpresë
D. pritjeje të hidhurPyetja 58
Cilën këshillë ua jepni lexuesve që të njohin një realitet historik?
A. Të lexoni një libër kundër padrejtësive dhe paragjykimeve në shoqërinë demokratike.
B. Të lexoni një libër për sjelljet e mësimdhënësve në shkollat e arsimit të mesëm.
C. Të lexoni një libër kundër dhunës, në betejën e luftës për zgjidhjen e problemeve.
D. Të lexoni një libër për zhvillimin e institucioneve të arsimit në kohën e ideologjisë.Pyetja 59
Cila nga fjalitë shpreh një habi?
A. Një qen hyri në oborr
B. Qenin e pashë në oborr
C. Në oborr qenka qeni
D. Qeni erdhi në oborrPyetja 60
Cilat fjalë kanë afërsi kuptimore me fjalën maturant:
A. i kulturuar, i zhvilluar, i rritur, i pjekur, i aftë
B. i ndjeshëm, i papërvojë, i rrëmbyeshëm, i ngutshëm, i gëzueshëm
C. i përgjegjshëm, i pavarësuar, i hareshëm, i fuqishëm, i vendosur
D. i shkathtë, i mirë, i ri, i drejtë, i mençur
Lexo paragrafin e dhënë dhe përgjigju pyetjeve që vijojnë
Mu desh pra me djersë të mëdha me qitunë mbi dritë shumë fjalë plaka e të harrueme, për ta marrë mbrapa urdhënin’ e Biblijsë, tue u njimendunë herë gjuha jonë me të italianesë, herë kjo me tanët, andaj po druej se ka me dalë vepra pakëzë e merzicime.(1685)
Lexo vargjet e dhëna dhe përgjigju pyetjeve që vijojnë.
Në mes tuaj kam qëndruar E jam duke përvëluar, Që t'u ap pakëzë dritë, Natënë t'ua bënj ditë. Do të tretem, të kullohem, Të digjem, të përvëlohem, Që t'u ndrinj mir' e të shihni, Njëri-tjatërin të njihni. (Naim Frashërit, Fjalët e qiririt)Lexo tekstin e dhënë dhe përgjigju pyetjeve që vijojnë.
Nisma e partive opozitare për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës mund ta vërë në rrezik miratimin e buxhetit për vitin e ardhshëm, thanë sot analistët. Ata shfaqën frikën e tyre për mundësinë që shërbyesit civilë të mos marrin rrogat e tyre në fund të janarit. Sipas projektligjit të prezantuar në Kuvend, buxheti i Kosovës për vitin e ardhshëm është rreth 1.5 miliardë euro apo 300 milionë më i lartë sesa ai i këtij viti. Duke reaguar ndaj këtyre pohimeve, ministri i financave i tha gazetarit tonë se nuk ka vend për frikë lidhur me rrogat e të punësuarve, edhe nëse dështon miratimi i Ligjit për Buxhetin. Lajmin që patë e ka përgatitur gazetari ynë.Lexo fragmentin e dhënë dhe përgjigju pyetjeve që vijojnë.
Pavarësia jonë nga dominimi spanjoll nuk na shpëtoi nga çmendia. Gjenerali Antonio Lopez de Santana tri herë diktator i Meksikës, organizoi një funeral madhështor për këmbën e tij të djathtë që kishte humbur në të ashtuquajturën Luftë e Pastave. Dua t’iu them se Gjenerali Gabriel Garcia Moreno sundoi Ekuadorin për gjashtëmbëdhjetë vjet si monark absolut; kur vdiq, kufoma i rrinte ulur në fronin presidencial, e veshur në uniformë të plotë dhe me medaljet e shumta në gjoks.Gabriel Garcia Marquez (8 dhjetor 1982)
Lexo vargjet e dhëna dhe përgjigju pyetjeve që vijojnë.
M’largon buz’qeshja jote çdo furtunë, shikimi yt më ngroh më shum’ se flaka; këngë e hyjnueshme e moshës së re m’duket e fjalës tënde harmonia. Rrethuar rrezesh t’ndritshme virgjërore, e admiruar nga çdokush në rrugë, ndoshta përbuz dëshirën e k’saj zemre, (Zef Serembe, Një vashëze)Lexo paragrafin e dhënë dhe përgjigju pyetjeve që vijojnë.
Në natyrën e poezisë së këtij autori, është komunikimi poetik; komunikimi me imazhe, me fjalë e me gjeste, që përmbajnë ngarkesë poetike. Madje kjo përbën esencën e komunikimit njerëzor. Manifestimi dhe komunikimi i këtillë poetik, është pjesë e një konteksti, gjithnjë duke mirëkuptuar statusin e imagjinares.Lexo paragrafin e dhënë dhe përgjigju pyetjeve që vijojnë.
Vëllai i madh e shkeli besën e fjalën. Kuvendoi në shtëpi, i tregoi vashës së vet kështu e kështu, i tha mos me shku atje të nesërmen. Edhe i mesmi e shkeli besën e fjalën: ia tregoi të tana vashës së vet. Vetëm i vogli e mbajti besën e fjalën: nuk kuvendoi në shtëpi, nuk i tregoi vashës së vet.Lexo periudhën e dhënë dhe përgjigju pyetjeve në vijim.
Drejtori konfirmoi që unë duhej me nis punën në punëtori, meqenëse nuk isha pranuar me dalë në terren.Lexoni fragmentin më poshtë dhe përgjigjuni pyetjeve që vijojnë.
I dashur Maks Ndruhem se kësaj here nuk do ta hedh dot. Mbas një muaji me ethe polmonare, tani mund të kem ndonjë pneumoni; nuk mund të rri pa të shkruar dhe shpresoj se kjo do të ndikojë për diçka. Kjo rrethanë më shtyn të shpreh dëshirën lidhur me shkrimet e mia: Të mbahen vetëm këta libra: “Gjykimi”, “Zjarrtari”, “Metamorfoza”, “Kolonia ndërshkimore”, “Mjeku i fshatit” dhe “Artisti i urisë” (Kopjet e pakta të “Soditje” nuk është nevoja të zhduken. Një punë më pak për ty; vetëm me kusht që mos të ribotohet). Këta libra dhe tregime mund të ruhen, por kjo nuk do të thotë se kërkoj që të rishtypen për pasardhësit, përkundrazi, po të fshihen fare, do të plotësohej dëshira ime. Por, meqë janë, nëse ndokush dëshiron t’i mbajë, le t’i ruajë. Për sa i përket shkrimeve të tjera (gjithçka është botuar në revista, dorëshkrimet e të gjitha letrat) e çdo gjë që do të të bjerë në dorë, apo do t’i marrësh prej atyre, që i kanë, (ti shumë prej tyre i njeh, sidomos N.N. e mos harro edhe disa fletore që i ka N.), të gjitha duhet të digjen, pa asnjë përjashtim, e mundësisht, pa i lexuar fare (po deshe t’u hedhësh një sy, bëje, por askush përveç teje). Të lutem ma kryej sa më parë këtë porosi.Franci
(Letër e Franc Kafkës drejtuar Maks Brodit)
Tek pyetja 13:
Në kuptim te pastërtisë së gjuhës në Gjuhësi njihen shprehjet: purist-i dhe purizëm/-zmi, nga latinishtja, që do me thënë: i pastër – pastërti. Prandaj përgjigja e saktë në këtë pyetje është c) puristë.
Pershendetje , ka disa pytje qe nuk kan pergjigjje a muni me an jep pergjigjjet