Bursa Studimi Rankimi i Universiteteve Linqe të dobishme
[email protected]
facebook
twitter
google_plus
  • Ballina
  • Zgjidhjet e testeve
    • Zgjidhjet 2012
    • Zgjidhjet 2010
    • Zgjidhjet 2009
  • Shkarko testet
    • Testet 2020
    • Testet 2012
    • Testet 2010
    • Testet 2009
    • Testet 2008
  • Mësime
  • Lajme
  • Dërgo pyetje

Lajme

0 Comment

Zv/ministri Mustafa: Ky Test i Maturës është më i miri i organizuar ndonjëherë

28 Jun 2014
Milingona

Zëvendësministri i Arsimit, njëherësh kryetar i Komisionit Qendror Shtetëror të Maturës, z. Nehat Mustafa, ka thënë sot se pjesa e dytë e Testit të Maturës Shtetërore, e cila është mbajtur sot, është testi më i mirë i organizuar ndonjëherë.

Pasi që ka përmendur disa parregullsi shumë të vogla (të cilat janë identifikuar), zv/ministri Mustafa tha se informacionet flasin për një proces shumë të mirë, ndërsa tha se gjatë javës së ardhshme do të përpunohen të gjitha raportet që vijnë nga qendrat e testimit.

Zv/ ministri Mustafa përmendi faktin se edhe pjesës së dytë të Testit të Maturës i janë nënshtruar rreth 46 mijë maturantë në 390 qendra të testimit në gjithë Kosovën, të cilat për kryetarë të komisioneve kanë pasur profesorët nga universitetet publike, ndërsa zyrtarët e MAShT kanë qenë ndihmës të tyre. “Raportet fillestare flasin se kemi pasur një vijueshmëri të procesit shumë të mirë në raport me atë që e kemi pasur para dy javësh dhe këtë po e themi duke u nisur edhe nga fakti se në shumicën e shkollave (në mbi 95 përqind të shkollave), raportet flasin që kanë ekzistuar kushtet për mbajtjen e testit të maturës, ka pasur rregull sa i përket disiplinës dhe mbi të gjitha vendimi që kemi marrë për ndryshime në administrim, i ka dhënë rezultatet e veta, sepse kompanitë e sigurimit fizik që kanë qenë të angazhuara në cilësinë e administruesve fizik të testit kanë kontribuar jashtëzakonisht shumë. Kemi pasur shumë pak tentime të maturantëve për të manipuluar Testin e Maturës”, theksoi ai.

Megjithatë, zv/ministri Mustafa theksoi se në një ndërmarrje siq është Testi i Maturës për 46 mijë maturantë, është e natyrshme që mund të paraqiten edhe dobësi, por tha se fatmirësisht këto dobësi janë në një përqindje të vogël dhe nuk e deformojnë procesin.

Zv/ministri Mustafa përmendi disa mangësi të vogla të evidentuara, siq janë: vonesat e vogla në disa qendra të testimit. Ai tha se janë vetëm 8 qendra ku testi ka filluar me vonesë për arsye se kompanitë e sigurimeve i kanë ngatërruar adresat e shkollave dhe nuk kanë arritur me kohë në ato qendra.

Zv/ministri Mustafa falenderoi KALLXO.com, e cila ka monitoruar dhjetëra qendra të testimit dhe si rezultat i raportimeve të tyre, është arritur të evidentohen rastet e keqpërdorimeve, siq është përdorimi i telefonave mobil. Po ashtu, zv/ministri Mustafa ka falenderuar stafin e universiteve publike, zyrtarët komunalë dhe të MAShT, kompanitë e sigurimit fizik të angazhuara, Policinë e Kosovës si dhe mediat për raportimin e tyre shumë korrekt dhe në funksion të mbarëvajtjes së testit.

Shpërndaje

  • google-share

Komento Cancel reply

*
*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Më të fundit

MAShTI publikoi rezultatet e testit të maturës – kalueshmëria 68.43%

06 Jul 2021

Komisioni Shtetëror i Maturës vendos që testi i maturës të organizohet më 26 qershor 2021

25 May 2021

Testi i Maturës 2020 do të mbahet në korrik

12 May 2020

Caktohen datat e Maturës 2019 për afatin e qershorit

26 Feb 2019

Caktohen datat e testit të maturës në afatin e dytë

01 Jul 2018

Më të lexuarat

74.5 % e maturantëve kaluan testin e maturës

7 Comments

Testi i maturës këtë vit sfidë për MASHT-in

4 Comments

Të hënën, rezultati përfundimtar i testit të maturës

3 Comments

Nesër, pjesa e dytë e testit të maturës

2 Comments

Provimi i maturës do të bëhet në mënyrë digjitale

2 Comments
© Copyright 2013-2023 Matura shtetërore