Bursa Studimi Rankimi i Universiteteve Linqe të dobishme
[email protected]
facebook
twitter
google_plus
  • Ballina
  • Zgjidhjet e testeve
    • Zgjidhjet 2012
    • Zgjidhjet 2010
    • Zgjidhjet 2009
  • Shkarko testet
    • Testet 2020
    • Testet 2012
    • Testet 2010
    • Testet 2009
    • Testet 2008
  • Mësime
  • Lajme
  • Dërgo pyetje

Lajme

0 Comment

U mbajt pjesa e dytë e testit të maturës

15 Jun 2013
Milingona

Rreth 34 mijë maturantë sa ka këtë vit Kosova, sot në orën 10:00, i janë nënshtruar pjesës së dytë të Provimit të Maturës, në 305 qendra të testimit në gjithë vendin. Maturantët sot i janë përgjigjur pjesës së testit që ka të bëj me lëndët e përafërta me drejtimin.

Nehat Mustafa, kryetar i Komisionit Qëndror Shtetëror të Maturës ka bërë të ditur se sikur edhe ditën e parë të Provimit, edhe kësaj radhe gjithçka ka shkuar në rregull.

Për këtë mbarëvajtje të procesit të testimit, Mustafa ka falenderuar stafin e tri universiteteve publike të Kosovës që kanë qenë të angazhuar, administratorët, komisionerët, Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe policinë.

Mustafa ka falenderuar edhe mediat, të cilat i kanë kontribuuar në mënyrë të vazhdueshme informimit rreth Provimit të Maturës.
Rezultatet e provimit të maturës do të shpallen më 24 qershor. Më pas, maturantët do të kenë 3 ditë afat që të ankohen dhe më 28 qershor do të bëhet edhe publikimi i rezultateve të ankesave.

Ata që nuk do të mund të arrijnë pragun e kalueshmërisë prej 50 përqind kësaj radhe, do ta kenë edhe një mundësi në afatin e gushtit, njofton MASHT.

Shpërndaje

  • google-share

Komento Cancel reply

*
*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© Copyright 2013-2023 Matura shtetërore