Testi i maturës me 200 pyetje, dy ditë nga 180 minuta
Pragu për të kaluar provimin shtetëror të maturës është përcaktuar 50 për qind nga numri total i pikëve që është paraparë për këtë provim. Maturantët që nuk e kalojnë përqindjen e këtij pragu, Divizioni për Vlerësim dhe Standarde në Ministrinë e Arsimit ka caktuar dhe një afat shtesë si mundësi për t’iu nënshtruar provimit shtetëror edhe njëherë maturantët që ngelin në afatin e parë.
Afati i dytë është caktuar të mbahet në muajin gusht. Sipas të dhënave të këtij divizioni numri i maturantëve që sivjet do t’i nënshtrohen provimit do të jetë rreth 30 mijë maturantë. Ndërsa më pak se 2000 maturantë do të jenë ripërtëritës që kanë mbetur më shumë nga viti paraprak.
Përfaqësues të Njësisë për Vlerësim dhe Standarde kanë kon? rmuar se janë duke u bërë përgatitjet e nevojshme që ky provim të mbahet pa ndonjë pengesë, duke marrë parasysh edhe traditën që është krijuar prej vitesh dhe ndryshimet e reja që po pasurojnë këtë provim nga viti në vit.
Udhëheqësi i Divizionit për Vlerësim dhe Standarde në Ministrinë e Arsimit, Mustafë Kadriu ka theksuar se deri tash përgatitjet për Maturën 2013 kanë shkuar mirë. Ai ka bërë të ditur se nëpër shkolla në komunat e vendit janë shpërndarë broshurat me informacione për nxënësit.
Informimi rreth provimit të maturës, sipas tij ka arritur të shkojë tek secili maturantë në mënyrën më të mirë, duke marrë për bazë dhe sugjerimet e vërejtjet e maturantëve gjatë debateve, që ai ka theksuar se janë mbajtur me maturantët dhe se si njësi i kanë marrë parasysh dhe inkuadruar në program të risive.
“Çdo përgatitje është bërë. Tani po bëhet analizimi i pyetjeve, në mënyrë që ato të jenë sa më funksionale”.
Kadriu tha se në takimet dhe diskutimet me maturantët janë përfshirë kryesisht kryetarët e klasave. “Përfundimi i lëndëve, numri i pyetjeve për lëndë janë ato të cilët i kemi vendosur në harmoni me maturantët. Si shembull vitin e kaluar patëm hequr informatikën në drejtimin informatikë-matematikë, sepse ishte kërkesë e nxënësve. Konsideruam se nuk ishte në interes ta kishim. Kjo, pra u vendos në harmoni me punën tonë dhe vet interesimin e nxënësit”, tha Kadriu duke shtuar se në bazë të vërejtjeve që janë marrë nga nxënësit janë bërë dhe ndryshime duke mohuar se mendimi i nxënësve nuk përfshihet në këtë proces.
Përkundrazi, ai e ka quajtur të domosdoshëm për të mos u shkelur të drejtat e tyre si nxënës dhe testi i provimit të jetë në harmoni qoftë me standardet evropiane, mendimin e nxënësve dhe risitë që vendosen nga njësia.
Por, për të pasur më shumë ndryshime të reja në provimin e maturës dhe në hap me zhvillimet si mbahen në vendet e tjera në rajon dhe ato perëndimore, Kadriu ka thënë se do të ndihmojë shumë amendamentimi i ligjit të maturës. Ndonëse, ka vlerësuar se si ligj i maturës deri tash e ka kryer punën mirë, ka paraparë se disa speci?ka që duhet ndryshuar dhe të ketë ?eksibilitet.
Sipas tij ka pasur disa speci? ka tek të cilat ka qenë pengesë ligji. “Për mua ka qenë shumë kontestuese se duhet të jetë rigorozisht testi 180 minuta. Nuk ia vlen me thënë të jetë 180 minuta, ose kaq lëndë ose kaq pyetje. Mendojmë një ?eksibilitet varësisht prej rrethanave që krijohen”.
Ndërkaq, ka pranuar se ka pasur kërkesa nëse duhet të jetë matura me kriter të arritshmërisë apo kalueshmërisë. Sivjet nuk do të jetë në zbatim matja e dijes sipas testit të arritshmërisë, ku maturanti nuk ngel në provim, por sipas pikëve që merr i krijohet dhe mundësia për t’u pranuar në universitet.
Kadriu ka theksuar se kjo ide duhet të kalojë dhe nëpër komisione e institucione tjera, për çka nevojitet kohë. “Tash ligji ndodhet në debat publik për tu dhënë vërejtjet dhe sugjerimet. Ne do t’i pranojmë këto sugjerime”.
Provimi shtetëror i maturës sikurse vitin e kaluar dhe sivjet do të organizohet në dy ditë. Dita e parë do të mbahet më 1 qershor dhe e dyta 15 qershor, pjesa e lëndëve me zgjedhje, kurse testi do të përmbajë gjithsej 200 pyetje. Për të plotësuar këto pyetje maturantët do të kenë në dispozicion plot 180 minuta. Kjo kohë e caktuar do të vlejë për të dy testet.
Maturantët edhe sivjet për të hyrë në provim të maturës do të paguajnë shumën prej 5 eurosh, e cila është paraparë nga ministria si ndihmesë e shpenzimeve për punën e administrimit të testit.
Njësia për Vlerësim dhe Standarde ka kon?rmuar se nuk ka pasur ankesa gjatë debateve nga maturantët për këtë shumë të caktuar kur paraqesin provimin.
a e di dikush nese lejohen kalkulatoret??