Bursa Studimi Rankimi i Universiteteve Linqe të dobishme
[email protected]
facebook
twitter
google_plus
  • Ballina
  • Zgjidhjet e testeve
    • Zgjidhjet 2012
    • Zgjidhjet 2010
    • Zgjidhjet 2009
  • Shkarko testet
    • Testet 2020
    • Testet 2012
    • Testet 2010
    • Testet 2009
    • Testet 2008
  • Mësime
  • Lajme
  • Dërgo pyetje

Lajme

0 Comment

Sot pjesa e parë e Testi të Maturës

01 Jun 2013
Milingona

Rreth 30 mijë maturantë nga e gjithë Kosova që nga ora 8:00 u janë drejtuar shkollave të tyre, për t’iu nënshtruar testit të maturës, i cili organizohet në 305 qendra të testimit. Të gjitha profilet e arsimit, sot do t’i nënshtrohen testit në lëndët Gjuhë amtare, gjuhë angleze dhe matematikë, ndërsa më 15 qershor do t’i nënshtrohen provimit nga lëndët profesionale, sipas profileve përkatëse. Publikimi i rezultateve do të bëhet më 24 qershor.

Në testin për lëndët profesionale që do të mbahet më 15 qershor janë bërë disa plotësime, për dallim prej vitit të kaluar. Gjimnazi Matematikë-Informatikë këtë vit ka pyetje edhe nga lënda e informatikës, Gjimnazi i Përgjithshëm do të ketë lëndët e kimisë, biologjisë, historisë dhe sociologjisë, dhe drejtimet për Administratë, Ekonomi, Hoteleri, Turizëm, Shërbime Postë-telefoni, do ta kenë shtesë lëndën e gjeografisë.

Për pranim në universitet llogariten 80% e pikëve nga rezultati i Testit të Maturës dhe 20% nga suksesi në shkollën e mesme të lartë për ato fakultete të cilat nuk kanë provim pranues, ndërsa në ato fakultete ku ka provim pranues llogariten 50% nga testi i maturës, 30% i pikëve nga provimi pranues dhe 20% nga suksesi i shkollës së mesme të lartë.

Provimi i maturës zgjatë 180 minuta dhe nxënësit duhet të jenë në shkollat përkatëse në orën tetë për të filluar testimin në orën dhjetë. Publikimi i rezultateve do të bëhet më 24 qershor. Ankesat e nxënësve pranohen nga data 25 deri më 27 qershor dhe publikimi i rezultateve me ankesa do të bëhet më 28 qershor. /Telegrafi/

Shpërndaje

  • google-share

Komento Cancel reply

*
*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© Copyright 2013-2023 Matura shtetërore