Bursa Studimi Rankimi i Universiteteve Linqe të dobishme
[email protected]
facebook
twitter
google_plus
  • Ballina
  • Zgjidhjet e testeve
    • Zgjidhjet 2012
    • Zgjidhjet 2010
    • Zgjidhjet 2009
  • Shkarko testet
    • Testet 2020
    • Testet 2012
    • Testet 2010
    • Testet 2009
    • Testet 2008
  • Mësime
  • Lajme
  • Dërgo pyetje

Matura 2012

5 Comments

Sociologji, Gjimnazi Shoqëror B 2012

29 May 2013
Milingona
gjimnazi shoqeror, sociologji
  • Pyetja 1

    Sipas cilit mendimtar, revolucioni shërben si forcë lëvizëse për shembjen e sistemit shoqëror ?

    A. Zh. Ruso
    B. E. Dyrkemi
    C. S. Simoni
    D. K. Marksi

  • Pyetja 2

    Përkufizimi: “ Sociologjia është shkencë, në kuptimin që ajo nënkupton metodat sistematike të studimit dhe vlerësimin e teorive nën dritën e fakteve dhe argumentimit logjik ” është:

    A. i pranueshëm dhe i njëanshëm
    B. i plotë dhe i pjesërishëm
    C. i pranueshëm dhe i plotë
    D. i pranueshëm dhe i pjesërishëm

  • Pyetja 3

    Sipas Platonit shtetin duhet ta mbrojnë:

    A. Rojtarët
    B. Filozofët
    C. Zanatçinjtë
    D. Robërit

  • Pyetja 4

    Ideologjia radikale për dallim nga ajo konservatore mbështetët në:

    A. vlerat e ruajtjes
    B. vlera stabile
    C. vlerat djathtiste
    D. vlerat e ndryshimit

  • Pyetja 5

    Cila teori bënë interpretimin e kompleksivitetit të kulturës përmes fakteve ?

    A. teoria metafizike
    B. teoria pozitiviste
    C. teoria kulturaliste
    D. teoria natyraliste

  • Pyetja 6

    Kombi është:

    A. Bashkësi e madhe njerëzish
    B. Bashkësi e madhe popujsh
    C. Bashkësi e vogël fisesh
    D. Bashkësi klasash

  • Pyetja 7

    Fe monoteiste është:

    A. budizmi
    B. hinduizmi
    C. islamizmi
    D. konfuçianizmi

  • Pyetja 8

    Burokracia paraqet :

    A. shtresën shoqërore të nëpunësve
    B. elitën intelektuale në një shoqërie
    C. elitën artistike në një shoqëri
    D. kastën e privilegjuar në një shoqëri

  • Pyetja 9

    Dinamika dhe statika sociale studiohen nga:

    A. antropologjia
    B. psikologjia
    C. sociologjia
    D. filozofia

  • Pyetja 10

    Martesa zakonore lidhet sipas normave:

    A. religjioze
    B. shtetërore
    C. moderne
    D. tradicionale

  • Pyetja 11

    Në demokraci dominon:

    A. pushteti i oligarkisë
    B. pushteti i shumicës
    C. pushteti i pakicës
    D. pushteti i meritokracisë

  • Pyetja 12

    Teoria mekaniciste pikënisje ka metodat e shkencave natyrore dhe:

    A. emocionalen
    B. shoqëroren
    C. ligjshmëritë
    D. psikikën

  • Pyetja 13

    Shoqëria pasindustriale karakterizohet me punë:

    A. bujqësore
    B. teknologjike
    C. industriale
    D. fizike

  • Pyetja 14

    Pushteti politik kërkesën për dëgjueshmëri e bazon në legjimitet, këtë teori e përfaqëson:

    A. Maks Veberi
    B. Shën Augustini
    C. Tomas Kompanella
    D. Herber Spenseri

  • Pyetja 15

    Determinzimi shpjegohet:

    A. parashikimi i dukurive të ardhme socio-kulturore
    B. mosvarësia e një dukurie nga dukuria tjetër
    C. moslidhmëria e shkencave shoqërore me ato natyrore
    D. çdo dukuri duhet të jet e përcaktuar në raport me një dukuri tjetër

  • Pyetja 16

    Komunikimi si forma më efikase në shkallë të lartë përdorimi, quhet gjuhë :

    A. zhargonesh
    B. eklektizëmi
    C. standarde
    D. mobiliteti

  • Pyetja 17

    Diktatura paraqet:

    A. formë të qeverisjes
    B. qeverisjen humane
    C. traditën e pushtetit
    D. kulturën e shoqërisë

  • Pyetja 18

    Shteti duhet të ketë:

    A. territorin, ekonominë, kulturën
    B. pushtetin, ekonominë, filozofinë
    C. ideologjinë, ekosistemin, territorin
    D. territorin, popullsinë, pushtetin publik

  • Pyetja 19

    Cili ishte botëkuptimi shkencor i Ogyst Kontit ?

    A. Iluminizmi
    B. Pozitivizmi
    C. Revolucionimi
    D. Strukturalizmi

  • Pyetja 20

    E drejta është sistem i rregullave dhe normave të cilat i nxjerrë:

    A. bashkësia
    B. tradita
    C. familja
    D. shteti

  • Pyetja 21

    Forma e pabarazisë shoqërore, të grupet e njerëzve me pasuri ekonomike, që ndikon në mënyrën e tyre të jetës është:

    A. klasa
    B. kasta
    C. skllavëria
    D. shtresa

  • Pyetja 22

    Religjionet emocionale nënkuptojnë avancimin e:

    A. të drejtës dhe zakoneve
    B. ndjenjave dhe të moralitetit
    C. të drejtës juridike dhe politike
    D. të drejtës individuale

  • Pyetja 23

    Normat juridike :

    A. dallojnë nga ato fetare dhe morale
    B. janë të njëjta me ato fetare dhe morale
    C. krijohen nga bashkësitë fetare
    D. krijohen nga bashkësitë zakonore

  • Pyetja 24

    Kush është themelues i teorisë formale të sociolgjisë ?

    A. Park
    B. Sorkin
    C. Spenser
    D. Zimel

  • Pyetja 25

    Në kulturën nacionale, nënsistemet e veçanta njihen si:

    A. makrokultura
    B. etno-kultura
    C. subkultura
    D. maskultura

 

Shpërndaje

  • google-share

5 Comments

  1. agnesa B June 3, 2013 at 11:17 am Reply

    pytja 18 duhet mu kan jo A po D

  2. Gent June 6, 2013 at 12:40 am Reply

    Pytja 5: Pergjigja sakt osht B) …

    Pytja 14: Pergjigja sakt osht A) …

    Pytja 15: Pergjigja sakt osht D) …

    Pytja 18: Pergjigja sakt osht D) …

    Nese i keni marr pergjigjet prej Ministris, tregoni edhe atyne qe gabim jon, le t’i msojn tjera her !

  3. agnesa B June 10, 2013 at 2:24 pm Reply

    24 asht d edeh sdi gja qysh na me orientu te pytjet e juja shumica jan krejt keq

  4. donika krasniqi June 28, 2013 at 6:07 pm Reply

    Pyetja 22.Pergjigjja eshte B
    Pyetja 3:Pergjigjja eshte B sipas platonit shtetin duhte ta mbrojne rojtaret e jo filozofet sepse Sipas Platonit shtetin duhet ta udheheqin filozofet.

    • Donika July 7, 2013 at 2:53 pm Reply

      Te pyetja 3:Pergjigja eshte A

Komento Cancel reply

*
*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Më të fundit

MAShTI publikoi rezultatet e testit të maturës – kalueshmëria 68.43%

06 Jul 2021

Komisioni Shtetëror i Maturës vendos që testi i maturës të organizohet më 26 qershor 2021

25 May 2021

Testi i Maturës 2020 do të mbahet në korrik

12 May 2020

Caktohen datat e Maturës 2019 për afatin e qershorit

26 Feb 2019

Caktohen datat e testit të maturës në afatin e dytë

01 Jul 2018

Më të lexuarat

74.5 % e maturantëve kaluan testin e maturës

7 Comments

Testi i maturës këtë vit sfidë për MASHT-in

4 Comments

Të hënën, rezultati përfundimtar i testit të maturës

3 Comments

Nesër, pjesa e dytë e testit të maturës

2 Comments

Provimi i maturës do të bëhet në mënyrë digjitale

2 Comments
© Copyright 2013-2023 Matura shtetërore