Bursa Studimi Rankimi i Universiteteve Linqe të dobishme
[email protected]
facebook
twitter
google_plus
  • Ballina
  • Zgjidhjet e testeve
    • Zgjidhjet 2012
    • Zgjidhjet 2010
    • Zgjidhjet 2009
  • Shkarko testet
    • Testet 2020
    • Testet 2012
    • Testet 2010
    • Testet 2009
    • Testet 2008
  • Mësime
  • Lajme
  • Dërgo pyetje

Matura 2012

5 Comments

Sociologji, Gjimnazi Shoqëror A 2012

09 May 2013
Milingona
gjimnazi shoqeror, sociologji
  • Pyetja 1

    Sipas cilit mendimtarë, sociologjia do të studionte dinamikën dhe statikën sociale ?

    A. O. Konti
    B. E. Dyrkemi
    C. Zh. Ruso
    D. S. Simoni

  • Pyetja 2

    Përkufizimi: “ Sociologjia është studim i jetës së grupeve shoqërore ” është:

    A. i plotë dhe i kompletuar
    B. i veçantë dhe i plotë
    C. i përgjithshëm dhe i shumanshëm
    D. i pranueshëm dhe i njëanshëm

  • Pyetja 3

    Sipas Platonit shtetin duhet ta udhëheqin :

    A. nëpunësit
    B. filozofët
    C. rojtarët
    D. robërit

  • Pyetja 4

    Cili funksion i familjes karakterizohet me qetësi shpirtërore dhe mbështetje reciproke ?

    A. Faktori i shoqërorizimit
    B. Riprodhimi i gjinisë njerëzore
    C. Mbështetja emocionale
    D. Ekonomia e përbashkët

  • Pyetja 5

    Kombi është:

    A. bashkësi e madhe popujsh
    B. bashkësi e vogël fisesh
    C. bashkësi klasash
    D. bashkësi me bazë etnike

  • Pyetja 6

    Fe e përsosjes morale është:

    A. katolicizmi
    B. islamizmi
    C. budizmi
    D. judaizmi

  • Pyetja 7

    Burokracia paraqet :

    A. shtresën e veçantë sociale
    B. elitën intelektuale në një shoqërie
    C. elitën artistike në një shoqëri
    D. kastën e privilegjuar në një shoqëri

  • Pyetja 8

    Dinamikën dhe fizikën sociale sociale i studioi:

    A. Kanti
    B. Konti
    C. Kanino
    D. Kalvino

  • Pyetja 9

    Shoqëria paraindustriale karakterizohet me punë:

    A. industriale
    B. teknologjike
    C. bujqësore
    D. kualifikuese

  • Pyetja 10

    Pushteti politik është shprehje e vullnetit të zotit, këtë teori e përfaqëson:

    A. Shën Augustini
    B. Tomas Kompanella
    C. Herber Spenseri
    D. Tomë Akuni

  • Pyetja 11

    Komunikimi si forma më efikase në shkallë të lart përdorimi, quhet gjuhë :

    A. standarde
    B. zhargonesh
    C. eklektizëmi
    D. mobiliteti

  • Pyetja 12

    Shteti duhet të ketë:

    A. norma të pa shkruara
    B. forcë të përcaktuar me ligj
    C. popullizëm dhe norma morali
    D. ligj të udhëhequr nga popullizmi

  • Pyetja 13

    Cili ishte shkaku kryesor ndodhjes së Revolucionit Francez sipas Ogyst Kontit ?

    A. Pozitivizmi
    B. Empirizmi
    C. Strukturalizmi
    D. Iluminizmi

  • Pyetja 14

    Norma morale është urdhër i brendshëm që na mundëson për të vepruar në përputhje me rregullat e pranueshme:

    A. shoqërore
    B. juridike
    C. religjioze
    D. moderne

  • Pyetja 15

    Forma e pabarazisë shoqërore e rregulluar me ligj dhe me fe është:

    A. Klasa
    B. Kasta
    C. Skllavëria
    D. Shtresa

  • Pyetja 16

    Religjionet e organizuara bëjnë pjesë kryesisht ato:

    A. politeiste
    B. fisnore
    C. monoteiste
    D. primitive

  • Pyetja 17

    Normat morale :

    A. janë të njëjta me ato fetare dhe juridike
    B. krijohen nga partitë politike
    C. krijohen nga institucionet shtetërore
    D. dallojnë nga ato fetare dhe juridike

  • Pyetja 18

    Në kulturën nacionale, nënsistemet e veçanta njihen si:

    A. Subkultura
    B. Makrokultura
    C. Etno-kultura
    D. Maskultura

  • Pyetja 19

    Anomia përkufizohet si gjendje:

    A. shoqërore jokrize
    B. shoqërore krize
    C. krizë politike
    D. krizë ekonomike

  • Pyetja 20

    Avangardizmi është art që i:

    A. shërben artit klasik
    B. bashkëngjitet artit klasik
    C. kundërvihet artit klasik
    D. ndihmon artit klasik

  • Pyetja 21

    Mobiliteti social definohet si:

    A. lëvizshmëri e njerëzve nga një pozitë socio – ekonomike në tjetrën
    B. lëvizshmëri vertikale dhe horizontale e objekteve dhe figurave
    C. besim i njohjes formale të lëvizjeve sociale në mënyrë të drejtpërdrejt
    D. shpjegim përmbajtjesor i një dukurie sociale në mënyrë të drejtpërdrejt

  • Pyetja 22

    Pjesa e kulturës që përmban vlera të veçanta quhet:

    A. kulturë kombëtare
    B. kulturë popullore
    C. kulturë elite
    D. kulturë masive

  • Pyetja 23

    Sipas ameliorizmit zgjidhja e problemeve shoqërore synohet me:

    A. revolucionin shoqëror
    B. reformim të individit
    C. pritje të individit
    D. ruajtjen e status kohës

  • Pyetja 24

    Dyrkemi shtron idenë se:

    A. solidariteti mekanik i përket shoqërisë moderne
    B. solidariteti mekanik nuk manifestohet fare në shoqëri
    C. solidariteti mekanik do të manifestohet në të ardhmen
    D. solidariteti mekanik i përket shoqërisë së hershme

  • Pyetja 25

    Në teorinë për elitat Moska e ka pikëpamjen e:

    A. hedhjes poshtë të iluminizmit dhe marksizmit
    B. favorizimit të iluminizmit dhe marksizmit
    C. injorimit të iluminizmit dhe marksizmit
    D. pranimit të iluminizmit dhe marksizmit

 

Shpërndaje

  • google-share

5 Comments

  1. drilon May 27, 2013 at 11:05 am Reply

    te pytja fe e persosjes morale pergjigjja e sakt eshte budizmi

  2. agnesa June 3, 2013 at 11:05 am Reply

    revolucionin e ka shkaktu jo pozitivizmi po ilumunizmi

  3. ardian June 6, 2013 at 7:24 pm Reply

    dinamiken edhe statiken sociale e ka studiu konti

  4. anila June 10, 2013 at 11:42 am Reply

    Forma e pabarazisë shoqërore e rregulluar me ligj dhe me fe është: Kasta

  5. sara June 14, 2013 at 5:16 pm Reply

    pyetje 5 eshte gabim sepse kombi percaktohet si nje grup etnik i lidhur ne baze te ndarjes shoqerore te punes ne nje territor kompakt me jete te perbashket etnike,kulutrore dhe gjuhe te perbashket.
    Po ashtu edhe pyetja 6 sepse fe e persosjes morale eshte budizmi.
    Edhe sociologjin konti e ka nda ne statik dhe dinamik sociale

Komento Cancel reply

*
*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Më të fundit

MAShTI publikoi rezultatet e testit të maturës – kalueshmëria 68.43%

06 Jul 2021

Komisioni Shtetëror i Maturës vendos që testi i maturës të organizohet më 26 qershor 2021

25 May 2021

Testi i Maturës 2020 do të mbahet në korrik

12 May 2020

Caktohen datat e Maturës 2019 për afatin e qershorit

26 Feb 2019

Caktohen datat e testit të maturës në afatin e dytë

01 Jul 2018

Më të lexuarat

74.5 % e maturantëve kaluan testin e maturës

7 Comments

Testi i maturës këtë vit sfidë për MASHT-in

4 Comments

Të hënën, rezultati përfundimtar i testit të maturës

3 Comments

Provimi i maturës do të bëhet në mënyrë digjitale

2 Comments

Rezultatet e akreditimit shpallen sot

2 Comments
© Copyright 2013-2023 Matura shtetërore