Bursa Studimi Rankimi i Universiteteve Linqe të dobishme
[email protected]
facebook
twitter
google_plus
  • Ballina
  • Zgjidhjet e testeve
    • Zgjidhjet 2012
    • Zgjidhjet 2010
    • Zgjidhjet 2009
  • Shkarko testet
    • Testet 2020
    • Testet 2012
    • Testet 2010
    • Testet 2009
    • Testet 2008
  • Mësime
  • Lajme
  • Dërgo pyetje

Matura 2010

1 Comment

Sociologji, Gjimnazi i Përgjithshëm B 2010

30 May 2013
Milingona
gjimnazi i pergjithshem, sociologji
  • Pyetja 1

    Disa teoricienë që merren me pabarazitë gjinore ose me pozitën e gruas në shoqëri,pabarazinë e femrës e shohin të kushtëzuar ndër të tjera edhe me faktorin:

    A. social-morfologjik
    B. social -psikologjik
    C. socialo-fizik
    D. socialo-statik

  • Pyetja 2

    Me çka përputhet shoqëria qytetare sipas Gramshit?

    A. Me mbistrukturën
    B. Me bazën materiale
    C. Me religjionin
    D. Me klasat

  • Pyetja 3

    Duke qenë se martesa është e pranuar dhe e miratuar nga shoqëria, atëherë mund të themi se martesa është institucion:

    A. natyror
    B. moral
    C. social
    D. ekonomik

  • Pyetja 4

    Tipi i familjes ku nëna është personalitet qendror në familje, dhe farefisnia llogaritet sipas saj njihet si familje:

    A. patriarkale
    B. radikale
    C. egalitare
    D. matriarkale

  • Pyetja 5

    Çfarë pushteti ka mbreti në sistemin e qeverisjes të quajtur “monarki”?

    A. Të pakufishëm dhe të trashëguar
    B. Të moralshëm dhe njerëzor
    C. Të natyrshëm dhe të kufishëm
    D. Të kufishëm dhe të patrashëguar

  • Pyetja 6

    Sipas Ogyst Kontit statika sociale është pjesë e fizikës sociale, e cila studion:

    A. stagnimin shoqëror dhe pasojat e tij
    B. strukturën shoqërore ekzistuese
    C. progresin shoqëror dhe elementet e tij
    D. zhvillimin dhe ndryshimet shoqërore

  • Pyetja 7

    Mendimi i njohur i Makiavelit ”qëllimi arsyeton mjetin” do të thotë:

    A. në jetën politike nuk përdoren vetëm disa mjete të caktuara
    B. në jetën politike ekzistojnë parime të larta morale
    C. në jetën politike nuk ekzistojnë parime të larta morale
    D. në jetën politike përdoren vetëm disa mjete të caktuara

  • Pyetja 8

    Sipas antropologut Branislav Malinovski, ndalimi i incestit është bërë sepse incesti:

    A. ka rrezikuar kalimin e llojit njerëzor nga kultura në civilizim
    B. ka rrezikuar strukturën dhe mbistrukturën shoqërore
    C. ka kërcënuar kalimin e llojit njerëzor nga një etapë në tjetrën
    D. ka kërcënuar strukturën bazike të familjes

  • Pyetja 9

    Në çka e përqendrohet kryesisht vëmendja e teorisë pozitiviste mbi kulturën?

    A. Në fakte dhe përmes tyre e interpreton kulturën
    B. Në fate të mira të njerëzve që e shpjegojnë kulturën
    C. Në besime, ide dhe ideale religjioze
    D. Në vlera materiale të ndara prej atyre shpirtërore

  • Pyetja 10

    Grupet e caktuara shoqërore mund të identifikohen me kulturën që i përkasin, por gjithashtu edhe me kulturën dominuese të vendit ku jetojnë. Asimilimi është një fenomen që paraqet:

    A. procesin e identifikimit me të dy kulturat, por kulturës së vet për çdo ditë i japin përparësi më shumë
    B. procesin e identifikimit të një individi ose grupi shumë më tepër me kulturën dominuese se sa me kulturën e vet
    C. mungesen e identifikimit as me kulturën e origjinës e as me kulturën dominuese
    D. thellimin e dallimeve ndërmjet kulturës dominuse dhe kultures së origjines

 

Shpërndaje

  • google-share

One Comment

  1. agnesa B June 3, 2013 at 11:22 am Reply

    E 4 ASHT D e jo A

Komento Cancel reply

*
*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© Copyright 2013-2023 Matura shtetërore