Bursa Studimi Rankimi i Universiteteve Linqe të dobishme
[email protected]
facebook
twitter
google_plus
  • Ballina
  • Zgjidhjet e testeve
    • Zgjidhjet 2012
    • Zgjidhjet 2010
    • Zgjidhjet 2009
  • Shkarko testet
    • Testet 2020
    • Testet 2012
    • Testet 2010
    • Testet 2009
    • Testet 2008
  • Mësime
  • Lajme
  • Dërgo pyetje

Matura 2010

0 Comment

Sociologji, Gjimnazi i Përgjithshëm A 2010

28 May 2013
Milingona
gjimnazi i pergjithshem, sociologji
  • Pyetja 1

    Disa teoricienë që merren me pabarazitë gjinore ose me pozitën e gruas në shoqëri, pabarazinë e femrës e shohin të kushtëzuar ndër të tjera edhe me faktorin:

    A. bio-social
    B. morfologjiko-social
    C. fiziko-social
    D. statiko-social

  • Pyetja 2

    Me çka përputhet shoqëria qytetare sipas Marksit?

    A. Me klasat
    B. Me religjionin
    C. Me mbistrukturën
    D. Me bazën materiale

  • Pyetja 3

    Duke qenë se martesa është e pranuar dhe e miratuar nga shoqëria, atëherë mund të themi se martesa është institucion:

    A. natyror
    B. moral
    C. social
    D. ekonomik

  • Pyetja 4

    Tipi i familjes ku babai është autoriteti kryesor, ndërsa farefisnia llogaritet sipas linjes mashkullore, është familje:

    A. matriarkale
    B. patriarkale
    C. radikale
    D. egalitare

  • Pyetja 5

    Në sistemin demokratik të qeverisjes ekzistojnë tri pushtete :

    A. drejtus, administrativ dhe juridik
    B. shtetëror, hyjnor dhe publik
    C. legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor
    D. autarkik, monarkik dhe diktatorial

  • Pyetja 6

    Sipas Ogyst Kontit dinamika sociale është pjesë e fizikës sociale, e cila studion:

    A. zhvillimin shoqëror, ndryshimet dhe lëvizjet
    B. stagnimin shoqëror, rendin dhe pasojat e tij
    C. rendin shoqëror dhe elementet e tij
    D. strukturën shoqërore ekzistuese

  • Pyetja 7

    Mendimi i njohur i Makiavelit ”qëllimi arsyeton mjetin” do të thotë:

    A. në jetën politike nuk ekzistojnë qëllime të caktuara
    B. në jetën politike nuk ekzistojnë parime të larta etike
    C. në jetën politike ekzistojnë parime të larta etike
    D. në jetën politike ekzistojnë qëllime të caktuara

  • Pyetja 8

    Sipas Branislav Malinovski-t ndalesa e incestit është bërë për ta ruajtur:

    A. identitetin dhe dinjitetin familjar
    B. vazhdimin e llojit njerëzor
    C. lidhjen e njerëzve me natyrën
    D. integritetin dhe homogjenitetin familjar

  • Pyetja 9

    Cilat elemente e përbëjnë kulturën shpirtërore sipas antropologut Eduard Tejlor?

    A. Dija, besimi, arti, morali dhe zakonet
    B. Dija, detyrat, përgjegjësitë dhe obligimet
    C. Puna vullnetare e bazuar në prirje personale
    D. Puna e detyruar ose e imponuar nga shteti

  • Pyetja 10

    Grupet e caktuara shoqërore mund të identifikohen me kulturën që i përkasin, por gjithashtu edhe me kulturën dominuese të vendit ku jetojnë. Bikulturalizmi është një fenomen ku njerëzit:

    A. nuk identifikohen me asnjërën kulturë dominuese
    B. nuk identifikohen as me kulturën e origjinës e as me kulturën dominuese
    C. identifikohen njëlloj si me kulturën e vet ashtu edhe me kulturën dominuese
    D. identifikohen me të dy kulturat, por kulturës dominuese për çdo ditë i japin përparësi më shumë

 

Shpërndaje

  • google-share

Komento Cancel reply

*
*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© Copyright 2013-2023 Matura shtetërore