Bursa Studimi Rankimi i Universiteteve Linqe të dobishme
[email protected]
facebook
twitter
google_plus
  • Ballina
  • Zgjidhjet e testeve
    • Zgjidhjet 2012
    • Zgjidhjet 2010
    • Zgjidhjet 2009
  • Shkarko testet
    • Testet 2020
    • Testet 2012
    • Testet 2010
    • Testet 2009
    • Testet 2008
  • Mësime
  • Lajme
  • Dërgo pyetje

Lajme

0 Comment

Sivjet s’ka studime për matematikë në UP

22 Sep 2014
Milingona

Këtë vit definitivisht nuk do të ofrohen studime në Departamentin e Matematikës të Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), i ka kthyer përgjigje negative kërkesës së rektorit të UP-së, Ramadan Zejnullahu, i cili kishte kërkuar të lejohet shpallja e konkursit për regjistrimin e studentëve në këtë departament për vitin akademik 2014/15. Lajmin e ka bërë me dije për “Epokën e re”, Arbër Morina, këshilltar i ministrit të Arsimit, Ramë Buja. “Ne shprehim keqardhje për kandidatët, të cilët janë të interesuar që të studiojnë në Departamentin e Matematikës, por ministria nuk mund të lejojë shpalljen e konkursit në një program të paakredituar”, ka thënë Morina.

Sipas tij, nëse lejohet shpallja e konkursit në një program të paakredituar, atëherë do të ishte shkelje e akteve ligjore.

Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) më 2 korrik kishte akredituar programe studimesh e institucione, por jo edhe programin e Matematikës, që është në kuadër të FSHMN-së.

AKA e kishte marrë me vonesë aplikacionin për akreditim nga Departamenti i Matematikës dhe si pasojë e kësaj, programi nuk ishte akredituar. Aplikacioni në AKA kishte shkuar një muaj para se të dalin rezultatet.
Ndërkohë, mbledhja e radhës e bordit të Këshillit Shkencor të Cilësisë është në nëntor dhe pa u aprovuar vendimi i ekspertëve të bordit, nuk mund të ketë akreditim. Programi i Matematikës kishte qenë i akredituar deri më 30 shtator 2014.
Mosakreditimi i këtij programi pati ngjallur shumë pakënaqësi në tërë shoqërinë.

Shpërndaje

  • google-share

Komento Cancel reply

*
*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Më të fundit

MAShTI publikoi rezultatet e testit të maturës – kalueshmëria 68.43%

06 Jul 2021

Komisioni Shtetëror i Maturës vendos që testi i maturës të organizohet më 26 qershor 2021

25 May 2021

Testi i Maturës 2020 do të mbahet në korrik

12 May 2020

Caktohen datat e Maturës 2019 për afatin e qershorit

26 Feb 2019

Caktohen datat e testit të maturës në afatin e dytë

01 Jul 2018

Më të lexuarat

74.5 % e maturantëve kaluan testin e maturës

7 Comments

Testi i maturës këtë vit sfidë për MASHT-in

4 Comments

Të hënën, rezultati përfundimtar i testit të maturës

3 Comments

Provimi i maturës do të bëhet në mënyrë digjitale

2 Comments

Rezultatet e akreditimit shpallen sot

2 Comments
© Copyright 2013-2023 Matura shtetërore