Bursa Studimi Rankimi i Universiteteve Linqe të dobishme
[email protected]
facebook
twitter
google_plus
  • Ballina
  • Zgjidhjet e testeve
    • Zgjidhjet 2012
    • Zgjidhjet 2010
    • Zgjidhjet 2009
  • Shkarko testet
    • Testet 2020
    • Testet 2012
    • Testet 2010
    • Testet 2009
    • Testet 2008
  • Mësime
  • Lajme
  • Dërgo pyetje

Lajme

0 Comment

Rreth 30 mijë maturant do t’i nënshtrohen provimit të maturës

01 May 2013
Milingona

Rreth 30 mijë maturantë do t’i nënshtrohen sivjet provimit shtetëror të maturës, i cili do të mbahet më 1 dhe më 15 qershor. Udhëheqës të Njësisë për Vlerësim dhe Standarde në Ministrinë e Arsimit, thonë se përgatitjet për Maturën 2013 kanë shkuar mirë dhe broshurat me informacione për nxënësit tashmë janë shpërndarë nëpër shkolla.

Udhëheqësi i Divizionit për Vlerësim dhe Standarde në Ministrinë e Arsimit, Mustafë Kadriu, tha për Radio Kosovën, se çdo përgatitje është bërë dhe se tani po bëhet analizimi i pyetjeve, në mënyrë që ato të jenë sa më funksionale.

Ai tha se pas shpërndarjes së broshurave të gjithë maturantëve, nuk ka pasur ndonjë reagim nga ana e nxënësve. Ai sqaroi se paraprakisht janë organizuar debate me maturantë për të marrë edhe sugjerimet e tyre.

“Kemi pasur disa diskutime në disa komuna me një numër të caktuar maturantësh, kryesisht me kryetarët e klasave, në mënyrë që përfundimi i lëndëve, numri i pyetjeve për lëndë janë ata të cilët i kemi vendosur në harmoni me maturantët. Për shembull, vitin e kaluar, patëm hequr informatikën në drejtimin informatikë-matematikë, sepse ishte kërkesë e nxënësve”, shpjegon Kadriu.

Kadriu i tha Radio Kosovës se sivjet është bërë edhe kërkesa për amandamentimin e ligjit të maturës, ku tashmë është në debat publik për t’u dhënë vërejtjet dhe sugjerimet. Ai theksoi disa nga ndryshimet që duhet bërë:

“Ka pasur disa specifika të cilat ka qenë pengesë ligji. Për mua ka qenë shumë kontestuese se duhet të jetë rigorozisht testi 180 minuta. Nuk ia vlen me thënë jetë 180 minuta, ose kaq lëndë ose kaq pyetje. Mendojmë një fleksibilitet varësisht prej rrethanave që krijohen. Ka pasur kërkesa a duhet të jetë matura me kriter të arritshmërisë apo kalueshmërisë.”

Provimi shtetërorë do të organizohet në dy ditë, më 1 dhe më 15 qershor, ku testi do të përmbajë 200 pyetje. Maturantët do të kenë në dispozicion gjithsej 180 minuta për plotësimin e testit të parë dhe po aq për pjesën e dytë.

Ndërkohë, kushti për të kaluar provimin e maturës është 50 për qind nga numri total i pikëve. Maturantët që nuk e kalojnë përqindjen e pragut, do të kenë mundësi t’i nënshtrohen provimit shtetëror në afatin e gushtit.

Shpërndaje

  • google-share

Komento Cancel reply

*
*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© Copyright 2013-2023 Matura shtetërore