Bursa Studimi Rankimi i Universiteteve Linqe të dobishme
[email protected]
facebook
twitter
google_plus
  • Ballina
  • Zgjidhjet e testeve
    • Zgjidhjet 2012
    • Zgjidhjet 2010
    • Zgjidhjet 2009
  • Shkarko testet
  • Mësime
  • Lajme
  • Dërgo pyetje

Lajme

1 Comment

Provimi i maturës shtyhet për një javë

09 May 2014
Milingona

Mbajtja e zgjedhjeve parlamentare më 8 qershor do të shtyjë për një javë, mbajtjen e Provimit Shtetëror të Maturës.

Zëvendësministri i Arsimit, Nehat Mustafa, njëherit edhe kryetar i Komisionit Qendror Shtetëror të Maturës, konfirmoi për Radio Kosovën, se datat do të ndryshojnë, për arsye se Qendrat e Testimit, që janë shkollat, do të shfrytëzohen edhe për Qendra të Votimit.

Ndërkohë, ai bëri të ditur se janë bërë të gjitha përgatitjet për mbarëvajtjen e provimit shtetëror të maturës, ku pritet t’i nënshtrohen rreth 43 mijë maturantë.

Në planet dinamike të Komisionit Qendror Shtetëror të Maturës ishte paraparë që dita e parë e mbajtjes së testit të maturës, të jetë 7 qershori, kurse dita e dytë 21 qershori.

Por, me shpalljen e zgjedhjeve që do të mbahen më 8 qershor, këto data do të shtyhen për një javë.

Zëvendësministri i arsimit, Nehat Mustafa, tha për Radio Kosovën se shumë shpejt do të merret vendimi për zhvendosjen e datave, duke bërë të ditur se testi do të mbahet më 14 dhe 28 qershor.

“Do t’i zhvendosim të gjitha datat e parapara për provimin e maturës për një javë, që do të thotë që dita e parë në vend të 7 qershorit do të jetë më 14 qershor, e dyta më 28 qershor dhe data e publikimit të rezultateve do të shtyhet për një javë”, tha Mustafa.

Zëvendësministri Mustafa, bëri të ditur se Komisioni Qendror Shtetëror i Maturës, ka bërë të gjitha përgatitjet për mbajtjen e Testit, pavarësisht faktit se këtë vit do të ketë dyfishim të numrit të maturantëve, të cilët do t’i nënshtrohen provimit.

Matura këtë vit nuk do të ketë ndryshime, pasi Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur t’i bëjë ndryshimet në Ligjin për Maturën. Këtë vit pritet që Testit të Maturës t’i nënshtrohen rreth 43 mijë maturantë, që është grumbullim i dy gjeneratave, pasi është hequr klasa e 13-të. Ndërkohë, kushti për të kaluar provimin e maturës është 50 për qind nga numri total i pikëve./testimatures/

Shpërndaje

  • google-share

One Comment

  1. habib May 27, 2014 at 1:23 pm Reply

    ma bre mos e shtyni ju lutna ma bre o vllezen musliman nese jeni muslimon mos e shtyne ju lutem e kom 1 daj ngjermani ju kallxon ai juve veq gaboni e shtyni

    pershendetje nga habibi prej zvicre

Komento Cancel reply

*
*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Më të fundit

MAShTI publikoi rezultatet e testit të maturës – kalueshmëria 68.43%

06 Jul 2021

Komisioni Shtetëror i Maturës vendos që testi i maturës të organizohet më 26 qershor 2021

25 May 2021

Testi i Maturës 2020 do të mbahet në korrik

12 May 2020

Caktohen datat e Maturës 2019 për afatin e qershorit

26 Feb 2019

Caktohen datat e testit të maturës në afatin e dytë

01 Jul 2018

Më të lexuarat

74.5 % e maturantëve kaluan testin e maturës

7 Comments

Testi i maturës këtë vit sfidë për MASHT-in

4 Comments

Të hënën, rezultati përfundimtar i testit të maturës

3 Comments

Rezultatet e akreditimit shpallen sot

2 Comments

Nesër, pjesa e dytë e testit të maturës

2 Comments
© Copyright 2013-2025 Matura shtetërore