Bursa Studimi Rankimi i Universiteteve Linqe të dobishme
[email protected]
facebook
twitter
google_plus
  • Ballina
  • Zgjidhjet e testeve
    • Zgjidhjet 2012
    • Zgjidhjet 2010
    • Zgjidhjet 2009
  • Shkarko testet
    • Testet 2020
    • Testet 2012
    • Testet 2010
    • Testet 2009
    • Testet 2008
  • Mësime
  • Lajme
  • Dërgo pyetje

Lajme

2 Comments

Provimi i maturës do të bëhet në mënyrë digjitale

03 Jan 2015
Milingona

Ministria e Arsimit ka njoftuar se ka kontraktuar një kompani austriake për të realizuar projektin e digjitalizimit për provimin e maturës shtetërore.

Kompania e njohur austriake për teknologji BIT, ka fituar të drejtën për ta zbatuar projektin e digjitalizimit të maturës në Kosovë. Zyrtarë të Ministrisë së Arsimit, thonë se është një punë shumë e madhe, pasi është paraparë vendosja e serverëve, pajisja nëpër shkolla me teknologji informative, ose krijimi i qendrave të veçanta.

Udhëheqësi i divizionit për vlerësim dhe Standarde në Ministrinë e Arsimit, Mustafë Kadriu, tha për Radio Kosovën se, sipas planit dinamik, matura digjitale do të fillojë të pilotohet këtë vit.

“Një pjesë kemi planifikuar që në tetorin e 2015-tës të bëjmë pilotimin e digjitalizimit me një numër të vogël të nxënësve, për të parë se çfarë funksionon e çfarë jo. Më pas në fillim të 2016-të po ashtu kemi një pilotim me 15-20 për qind të nxënësve, ndoshta jo me maturantë, për të parë se si është forma digjitale dhe sa janë nxënësit për të shfrytëzuar kompjuterin për të qenë të saktë në zgjidhjen e problemit të detyrave”.

Nëse rregullohet infrastruktura digjitale, sipas Kadriut, në vitin 2017-2018 do të fillojë zbatimi i maturës digjitale. Ai tha se ky projekt mundëson eliminimin e shumë problemeve të deritashme në testin e maturës.

“Digjitalizimi do të japë më shumë mundësi edhe për nxënësit, që të tregojnë atë që dinë vërtetë ta japin dhe të eliminojmë shumë çështje. Tani në shekullin 21 kërkesat janë pikërisht për përdorimin e teknologjisë. Kërkesë e jona ka qenë edhe në takimin me austriakë që rezultati të jetë automatik”.

Kosova është shteti i parë në rajon që fillon me maturën digjitale. Për modernizimin e sistemit arsimor në Kosovë, përmes mësimit elektronik dhe digjitalizimit të Provimit të Maturës, janë ndarë 5 milion euro nga Qeveria e Kosovës.

Shpërndaje

  • google-share

2 Comments

  1. Mehmet January 15, 2015 at 2:58 pm Reply

    Nuk ja vlen me majt testin e matures me bo shpenzime per ket test . se kjo osht veq lodhje psikike per nxensit , nuk nevojitet nje test i till se nxensit testohen ne 3 vitet e shkolles se mesme ata qe kan nota te larta le te regjistrohen ne fakultet e ata qe skan msu let rrin , se kjo bash aj nxenes qe ka mesu mir ndodh qe nuk e kalon , e aj qe ska msu e kalon kjo osht nje diskriminim i madh i nxansav kjo osht veq perfitim per ministrin e arsimit nga 6 euro me pagu testin per nxenes . Kjo osht jasht normales , po lene ket digjitalizim te testit po me mir kishte me qen me kontribu ne shkoll e mos me fal profesorat nota por aj qe meson me arrit jo me nejt , Per kete edhe qetu osht kosova.

    • Albert April 27, 2015 at 10:04 am Reply

      Hallall jaran mir e ki lej pordhatt e shtetit , veq dallavere jon ka bajn 🙂

Komento Cancel reply

*
*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Më të fundit

MAShTI publikoi rezultatet e testit të maturës – kalueshmëria 68.43%

06 Jul 2021

Komisioni Shtetëror i Maturës vendos që testi i maturës të organizohet më 26 qershor 2021

25 May 2021

Testi i Maturës 2020 do të mbahet në korrik

12 May 2020

Caktohen datat e Maturës 2019 për afatin e qershorit

26 Feb 2019

Caktohen datat e testit të maturës në afatin e dytë

01 Jul 2018

Më të lexuarat

74.5 % e maturantëve kaluan testin e maturës

7 Comments

Testi i maturës këtë vit sfidë për MASHT-in

4 Comments

Të hënën, rezultati përfundimtar i testit të maturës

3 Comments

Rezultatet e akreditimit shpallen sot

2 Comments

Nesër, pjesa e dytë e testit të maturës

2 Comments
© Copyright 2013-2023 Matura shtetërore