Bursa Studimi Rankimi i Universiteteve Linqe të dobishme
[email protected]
facebook
twitter
google_plus
  • Ballina
  • Zgjidhjet e testeve
    • Zgjidhjet 2012
    • Zgjidhjet 2010
    • Zgjidhjet 2009
  • Shkarko testet
  • Mësime
  • Lajme
  • Dërgo pyetje

Lajme

0 Comment

Prezantohet projektligji për heqjen e pragut të kalueshmërisë të testit të maturës

18 Mar 2015
Milingona

Në mbledhjen e qeverisë ministri i Arsimit dhe Teknologjisë Arsim Bajrami paraqiti Projektligjin e Provimit të Maturës Shtetërore me të cilin këtij provimi i hiqet pragu i kalueshmërisë.

Bajrami njoftoi kabinetin qeveritar se ky projektligj është rishikim i Ligjit për Provimin Përfundimtar dhe Provimin e Maturës Shtetërore, i cili ishte i miratuar më 6 nëntor të vitit 2008 në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Bajrami tregoi se projektligji i vitit 2008 pas rishikimit ka pësuar ndryshime.

Arsim Bajrami, Ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë

“Kemi propozuar heqjen e pragut të kalueshmërisë që ishte 50 për qind dhe vendosjen e provimit të arritshmërisë që nënkupton që kandidati kalon provimin me aq pikë sa ka fituar në provim, të shprehura në përqindje të arritura në provimin e maturës shtetërore”, tha Bajrami.

Ai bëri me dije se heqja e pragut të kalueshmërisë ua mundëson nxënësve të shkollës së mesme që ta marrin diplomën me suksesin e treguar gjatë shkollimit dhe pikët e marra në provimin e maturës.

Arsim Bajrami, Ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë

“Në projektligjin e propozuar, me heqjen e pragut të kalueshmërisë me 50 për qind dhe vendosjen e parimit të arritshmërisë u mundësojmë secilit nxënës të shkollës së mesme të lartë t’i nënshtrohet provimit të maturës shtetërore dhe nxënësit të marrin diplomën e shkollës së mesme me suksesin gjatë shkollimit dhe me suksesin e provimit të maturës shtetërore”, shtoi Bajrami.

Ministri Bajrami përmendi edhe një ndryshim tjetër. Tha se në Projektligjin e Provimit të Maturës Shtetërore propozohet edhe heqja e provimit përfundimtar nga shkollat profesionale.

Pa dhënien e këtij provimi nxënësit e shkollave profesionale nuk mund ta marrin diplomën dhe pa marrjen e diplomës nuk mund të punësohen.

Kushtëzimi i marrjes së diplomës me kalimin e provimit përfundimtar, ose pragut të maturës, Arsim Bajrami tha se ndikon negativisht te nxënësit.

Ministri i arsimit tha se edhe pas rishikimit të Ligjit për Provimin e Maturës Shtetërore, ky provim do të organizohet në dy afatet e rregullta të qershorit dhe gushtit./kallxo/

Shpërndaje

  • google-share

Komento Cancel reply

*
*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Më të fundit

MAShTI publikoi rezultatet e testit të maturës – kalueshmëria 68.43%

06 Jul 2021

Komisioni Shtetëror i Maturës vendos që testi i maturës të organizohet më 26 qershor 2021

25 May 2021

Testi i Maturës 2020 do të mbahet në korrik

12 May 2020

Caktohen datat e Maturës 2019 për afatin e qershorit

26 Feb 2019

Caktohen datat e testit të maturës në afatin e dytë

01 Jul 2018

Më të lexuarat

74.5 % e maturantëve kaluan testin e maturës

7 Comments

Testi i maturës këtë vit sfidë për MASHT-in

4 Comments

Të hënën, rezultati përfundimtar i testit të maturës

3 Comments

Nesër, pjesa e dytë e testit të maturës

2 Comments

Provimi i maturës do të bëhet në mënyrë digjitale

2 Comments
© Copyright 2013-2025 Matura shtetërore