Bursa Studimi Rankimi i Universiteteve Linqe të dobishme
[email protected]
facebook
twitter
google_plus
  • Ballina
  • Zgjidhjet e testeve
    • Zgjidhjet 2012
    • Zgjidhjet 2010
    • Zgjidhjet 2009
  • Shkarko testet
    • Testet 2020
    • Testet 2012
    • Testet 2010
    • Testet 2009
    • Testet 2008
  • Mësime
  • Lajme
  • Dërgo pyetje

Lajme

1 Comment

Palët përplasen për pragun e Provimit të Maturës

21 May 2015
Milingona

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport ka mbajtur sot dëgjimin publik lidhur me Provimin e Maturës Shtetërore.

Në këtë debat, ku të ftuar ishin përfaqësueses të MASHT-it, shoqërisë civile, prindër dhe aktorë të tjerë, kishte mendime të ndryshme lidhur me pikat kyçe në këtë projekt ligj.

Kryetari i këtij komisioni nga radhët e PDK-së, Nait Hasani, tha që të gjitha vërejtjet dhe sugjerimet nga organizatat e ndryshme joqeveritar dhe grupet e ndryshme të interesit do të shndërrohen në amandamente, për aq sa është e mundur. “Kemi thirr sot edhe përfaqësuesit e MASHT-it, që ti dëgjojnë vërejtjet, në mënyrë që të merren parasysh kur të bëhen ndryshimet në projektligj”, u shpreh ai.

Ndërkohë, Azem Guri, këshilltar politik i ministrit të MASHT-it, po ashtu edhe kryetar i Komisionit Qendror Shtetëror te Maturës, shpjegoi arsyet e propozimit të këtij projektligji. “Në fuqi kemi Ligjin për Provimin Përfundimtar dhe atë të Maturës Shtetërore, të cilin tash e rregullon Ligji për Arsimin Profesional dhe nuk duhet të figurojnë dy ligje në një ligj. Me amandamentim ky duhet të quhet Ligji për Provimin e Maturës Shtetërore”.

Ndryshimi rrënjësor pritet të jetë kalimi nga pragu i kalueshmërisë që është 50%, në prag të arritshmërisë. Këtë ndryshim Guri e arsyeton me kërkesën që u ka ardhur shkollat, drejtoritë komunale të arsimit dhe prindërit.

Por, kjo u kundërshtua nga Jonuz Salihu, udhëheqësi i departamentit të arsimit në AAK, i cili tha që pragu duhet të mbetet. “Fakulteti nuk është obligativ, dhe nuk duhet të regjistrohen ata që nuk e kalojnë 50%, ky prag duhet të mbetet nëse duam cilësi në arsim”, u shpreh ai.

Rekomandime kishte edhe nga Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN). Fitore Metbala, përfaqësuese e BIRN-it, ndër tjera përmendi nenin 27 dhe specifikimin që diploma duhet t’u jepet të gjithë kandidateve vetëm një herë dhe kërkesa për diplomë tjetër në rast të humbjes të mund të bëhet vetëm pas një viti”.

Agnesa Qerimi, nga Këshilli Rinor Kosovar, tha që KNK kërkon që të hiqet komplet pagesa për provim të maturës, dhe nëse kjo nuk do të ndodh të bëhet ndonjë marrëveshje që nxënësit mos të paguajnë provizion.

Sa i përket administrimit, thuhet që testi do të organizohet në ambiente të mbyllura, në klasë me numër maksimal të nxënësve 15 për dhe në çdo 5 klasë do të kemi një mbikëqyrës/administrues.

Këtë vit do ti nënshtrohen provimit shtetëror të maturës rreth 37 mijë maturantë./kallxo/

Shpërndaje

  • google-share

One Comment

  1. Fatos May 30, 2015 at 9:10 pm Reply

    A bon me dit sa pi bjen 50% tash 100 Poena te nalt a sa ?

Komento Cancel reply

*
*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Më të fundit

MAShTI publikoi rezultatet e testit të maturës – kalueshmëria 68.43%

06 Jul 2021

Komisioni Shtetëror i Maturës vendos që testi i maturës të organizohet më 26 qershor 2021

25 May 2021

Testi i Maturës 2020 do të mbahet në korrik

12 May 2020

Caktohen datat e Maturës 2019 për afatin e qershorit

26 Feb 2019

Caktohen datat e testit të maturës në afatin e dytë

01 Jul 2018

Më të lexuarat

74.5 % e maturantëve kaluan testin e maturës

7 Comments

Testi i maturës këtë vit sfidë për MASHT-in

4 Comments

Të hënën, rezultati përfundimtar i testit të maturës

3 Comments

Provimi i maturës do të bëhet në mënyrë digjitale

2 Comments

Rezultatet e akreditimit shpallen sot

2 Comments
© Copyright 2013-2023 Matura shtetërore