Bursa Studimi Rankimi i Universiteteve Linqe të dobishme
[email protected]
facebook
twitter
google_plus
  • Ballina
  • Zgjidhjet e testeve
    • Zgjidhjet 2012
    • Zgjidhjet 2010
    • Zgjidhjet 2009
  • Shkarko testet
    • Testet 2020
    • Testet 2012
    • Testet 2010
    • Testet 2009
    • Testet 2008
  • Mësime
  • Lajme
  • Dërgo pyetje

Lajme

0 Comment

Nesër mbahet provimi shtetëror i maturës

13 Jun 2014
Milingona

Kanë përfunduar të gjitha përgatitjet për provimin shtetëror të maturës i cili do të mbahet nesër në të gjitha shkollat e mesme të vendit. Këtij provimi do t’i nënshtrohen rreth 46 mijë maturantë në 400 qendra të testimit. Ndërkohë, Universitetet publike do të kenë rolin e tyre në mbarëvajtjen e testit, duke përfshirë stafin në administrimin e provimit shtetëror.

Ministria e Arsimit dhe Komisioni Qendror Shtetëror i Maturës kanë bërë të gjitha përgatitjet për mbarëvajtjen e testit të maturës. Ndërkohë, sivjet me heqjen e klasës së 13-të, është dyfishuar numri i maturantëve që do t’i nënshtrohen këtij provimi. Kryetari i Komisionit Qendror Shtetëror të Maturës, Nehat Mustafa, tha për Radio Kosovën, se me kohë është ditur që ky numër do të dyfishohet dhe për këtë janë përgatitur të gjitha drejtoritë komunale të arsimit.

“Kemi kërkuar nga drejtoritë komunale të arsimit që të rrisin numrin e qendrave të testimit, ku këtë vit do të kemi 400 qendra të testimit. Pastaj do të kemi një numër shumë të madh të administruesve, nga të cilët kërkojmë që të jenë në nivel të përgjegjësisë.”

Mustafa tha se hartimi i pyetjeve është bërë pas konsultave të shumta me profesorë, drejtorë të shkollave të mesme dhe maturantë.

“Grupi i ekspertëve ka hartuar pyetjet gjithmonë duke u mbështetur në strategjinë që ka Ministria e Arsimit, në testin e standardizuar, ku kemi kërkuar që pyetjet të masin katër nivele të dijes. Mund të themi se jemi të përgatitur që rreth 46 mijë maturantë që do t’i nënshtrohen provimit të maturës, t’i kenë të gjitha kushtet e nevojshme në mënyrë që t’i nënshtrohen një procesi sa më korrekt.”

Komisioni ka zhvilluar takime me rektorët e universiteteve publike, të cilat do të kenë rolin e tyre në mbarëvajtjen e Testit të Maturës, duke përfshirë stafin në administrimin e testit.

“Bashkarisht jemi dakorduar që gjatë administrimit të testit të maturës, profesorët e Universiteteve Publike do të jenë kryetarë të qendrave të testimit. Ata do t’i propozojnë komisionit në rast se në ndonjë qendër nuk ka qenë procesi konform kushteve i organizuar, ne jemi të gatshëm të anulojmë testin.”

Dita e parë e testit të maturës 2014 do të mbahet më 14 qershor, ndërsa e dyta, më 28 qershor kurse rezultatet do të publikohen më 7 korrik. Matura këtë vit nuk do të ketë ndryshime, pasi nuk është arritur të bëhen ndryshimet në Ligjin për Maturën. Kushti për të kaluar provimin e maturës është 50 për qind nga numri total i pikëve./rtklive/

Shpërndaje

  • google-share

Komento Cancel reply

*
*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Më të fundit

MAShTI publikoi rezultatet e testit të maturës – kalueshmëria 68.43%

06 Jul 2021

Komisioni Shtetëror i Maturës vendos që testi i maturës të organizohet më 26 qershor 2021

25 May 2021

Testi i Maturës 2020 do të mbahet në korrik

12 May 2020

Caktohen datat e Maturës 2019 për afatin e qershorit

26 Feb 2019

Caktohen datat e testit të maturës në afatin e dytë

01 Jul 2018

Më të lexuarat

74.5 % e maturantëve kaluan testin e maturës

7 Comments

Testi i maturës këtë vit sfidë për MASHT-in

4 Comments

Të hënën, rezultati përfundimtar i testit të maturës

3 Comments

Rezultatet e akreditimit shpallen sot

2 Comments

Nesër, pjesa e dytë e testit të maturës

2 Comments
© Copyright 2013-2023 Matura shtetërore