Bursa Studimi Rankimi i Universiteteve Linqe të dobishme
[email protected]
facebook
twitter
google_plus
  • Ballina
  • Zgjidhjet e testeve
    • Zgjidhjet 2012
    • Zgjidhjet 2010
    • Zgjidhjet 2009
  • Shkarko testet
    • Testet 2020
    • Testet 2012
    • Testet 2010
    • Testet 2009
    • Testet 2008
  • Mësime
  • Lajme
  • Dërgo pyetje

Lajme

0 Comment

Nesër mbahet pjesa e dytë e Testit të Maturës Shtetërore

27 Jun 2014
Milingona

Për 46 mijë maturantë sa ka këtë vit Kosova, nesër, e shtunë (28 qershor 2014), do të mbahet pjesa e dytë e Testit të Maturës Shtetërore. Në këtë pjesë të Testit, maturantët do të përgjigjen në 80 pyetje nga lëndët e përafërta me drejtimet që kanë.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) dhe Komisioni Qendror Shtetëror i Maturës (KQShM), i kanë bërë të gjitha përgatitjet për organizimin e pjesës së dytë të Testit të Maturës.

Testimi i maturantëve do të bëhet në 390 qendra në gjithë vendin, ndërsa kryetarë të komisioneve sërish do të jenë profesorë nga universitetet publike.

MAShT njofton opinionin e gjerë se në vend të mësimdhënësve, të cilët e kanë administruar testin herët tjera, kësaj radhe janë angazhuar kompani të sigurimit fizik, të cilët do të bëjnë administrimin fizik të Testit të Maturës Shtetërore.

MAShT, po ashtu, bën të ditur se janë hartuar masa ndëshkuese për maturantët dhe personelin përgjegjës, të cilët nuk përfillin kriteret e administrimit. Sipas kësaj urdhërese, maturantët të cilët do të gjendet se posedojnë telefonë, apo do të bëjnë çfarëdo lloj keqpërdorimi tjetër, mund t’iu shqiptohet masa ndëshkuese disiplinore: ndalim i nënshkrimit të provimit të maturës prej 1-2 vjet. Ndërsa, në rastet kur argumentohet më pas se kandidati ka përdorur telefonin apo teknologji tjetër për kopjim dhe shpërndarje të informacionit, por edhe mënyra të tjera të keqpërdorimit, do t’i ndalohet hyrja në provim të maturës nga 3-5 vjet, si dhe mund të kërkohet trajtim edhe nga organet kompetente si policia, prokuroria dhe gjykatat.

Prandaj, MAShT kërkon nga maturantët dhe të gjithë akterët e përfshirë në Testin e Maturës Shtetërore, që të jenë të vëmendshëm dhe në nivel të përgjegjësisë dhe të detyrave që kanë.

Testi i Maturës Shtetërore kësaj radhe do të monitorohet edhe nga Internews Kosova dhe BIRN përmes infrastrukturës KALLXO.com.

Shpërndaje

  • google-share

Komento Cancel reply

*
*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Më të fundit

MAShTI publikoi rezultatet e testit të maturës – kalueshmëria 68.43%

06 Jul 2021

Komisioni Shtetëror i Maturës vendos që testi i maturës të organizohet më 26 qershor 2021

25 May 2021

Testi i Maturës 2020 do të mbahet në korrik

12 May 2020

Caktohen datat e Maturës 2019 për afatin e qershorit

26 Feb 2019

Caktohen datat e testit të maturës në afatin e dytë

01 Jul 2018

Më të lexuarat

74.5 % e maturantëve kaluan testin e maturës

7 Comments

Testi i maturës këtë vit sfidë për MASHT-in

4 Comments

Të hënën, rezultati përfundimtar i testit të maturës

3 Comments

Rezultatet e akreditimit shpallen sot

2 Comments

Nesër, pjesa e dytë e testit të maturës

2 Comments
© Copyright 2013-2023 Matura shtetërore