Bursa Studimi Rankimi i Universiteteve Linqe të dobishme
[email protected]
facebook
twitter
google_plus
  • Ballina
  • Zgjidhjet e testeve
    • Zgjidhjet 2012
    • Zgjidhjet 2010
    • Zgjidhjet 2009
  • Shkarko testet
    • Testet 2020
    • Testet 2012
    • Testet 2010
    • Testet 2009
    • Testet 2008
  • Mësime
  • Lajme
  • Dërgo pyetje

Lajme

0 Comment

Ministria e Arsimit e pakënaqur me mbarëvajtjen e testit të maturës

14 Jun 2014
Milingona

Ministria e Arsimit Skenës dhe Teknologjisë (MAShT), e cila ka organizuar sot testin e maturës, ku rreth 46 mijë maturantë, sa ka këtë vit Kosova, janë nënshtruar këtij testi, është shprehur e pakënaqur me mbarëvajtjen e këtij procesi.

Sipas një komunikate për media nga MAShT, thuhet se “fatkeqësisht, përkundër përgatitjeve të mëdha që ka bërë MAShT dhe drejtoritë komunale të arsimit, individë dhe grupe të caktuara kanë vepruar në drejtim të komprometimit të procesit. Në këtë drejtim, duhet potencuar edhe papërgjegjësinë e disa mësimdhënësve administrues në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive që kanë për administrimin e testit”.

MASHT këtë e arsyeton edhe me numrin shumë të madh të maturantëve, ku sipas tyre, ka bërë që të krijohen edhe vështirësi sa i përket përcaktimit të mjaftueshëm të qendrave të testimit, duke bërë të ditur se një numër të vogël të qendrave, testi ka filluar me vonesë.

“MAShT me kohë ka qenë e informuar se grupe të caktuara të maturantëve, në bashkëpunim me persona të panjohur deri më tani për ne, janë pajisur me SIM kartela të operatorëve të ndryshëm mobil dhe se kanë hapur grupe të ndryshme komunikimi në Facebook, me qëllim të krijimit të mundësive për kopjim. Për të gjitha këto, MAShT ka informuar Policinë e Kosovës dhe besojmë shumë se organet e hetuesisë, do të arrijnë t’i identifikojnë personat e involvuar në këto manipulime”, thuhet në komunikatë.

MAShT është e vendosur që ta analizojë në tërësi mbarëvajtjen e procesit dhe varësisht nga raportet e kryetarëve të qendrave të testimit, mund të marrë vendime edhe për anulimin e rezultateve në qendrat në të cilat nuk janë përfillur rregullat e administrimit të Testit të Maturës.

Gjithashtu, MAShT do ta analizojë sjelljen e administruesve të përfshirë në proces dhe për të papërgjegjshmit do të iniciohen masa të përgjegjësisë sipas ligjeve në fuqi.

Shpërndaje

  • google-share

Komento Cancel reply

*
*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Më të fundit

MAShTI publikoi rezultatet e testit të maturës – kalueshmëria 68.43%

06 Jul 2021

Komisioni Shtetëror i Maturës vendos që testi i maturës të organizohet më 26 qershor 2021

25 May 2021

Testi i Maturës 2020 do të mbahet në korrik

12 May 2020

Caktohen datat e Maturës 2019 për afatin e qershorit

26 Feb 2019

Caktohen datat e testit të maturës në afatin e dytë

01 Jul 2018

Më të lexuarat

74.5 % e maturantëve kaluan testin e maturës

7 Comments

Testi i maturës këtë vit sfidë për MASHT-in

4 Comments

Të hënën, rezultati përfundimtar i testit të maturës

3 Comments

Nesër, pjesa e dytë e testit të maturës

2 Comments

Provimi i maturës do të bëhet në mënyrë digjitale

2 Comments
© Copyright 2013-2023 Matura shtetërore