Bursa Studimi Rankimi i Universiteteve Linqe të dobishme
[email protected]
facebook
twitter
google_plus
  • Ballina
  • Zgjidhjet e testeve
    • Zgjidhjet 2012
    • Zgjidhjet 2010
    • Zgjidhjet 2009
  • Shkarko testet
    • Testet 2020
    • Testet 2012
    • Testet 2010
    • Testet 2009
    • Testet 2008
  • Mësime
  • Lajme
  • Dërgo pyetje

Lajme

0 Comment

Mbi 3 mijë studentë pritet të pranohen në afatin e dytë në UP

29 Sep 2014
Milingona

Të hënën është hapur edhe zyrtarisht konkursi i afatit të dytë për pranimin e studentëve në Universitetin e Prishtinës.

3192 studentët parashihet të pranohen në këtë afat, 1854 prej të cilave studentë të rregullt dhe 1338 me korrespondencë.

Sipas Adem Behës, këshilltarit të rektorit Ramadan Zejnullahu, konkursi do të qëndrojë i hapur deri me 7 tetor, ditën në të cilën pritet të fillojë edhe viti i ri akademik 2014/2015.

Afati i dytë për pranimin e studentëve ishte shtyrë deri me 26 shtator, pasi disa studentë protestues nuk kishin lejuar disa herë mbledhjen e senatit për të vendosur lidhur me datën e hapjes së konkursit.

Si pasojë ai ishte shtyrë deri më tash, duke ndikuar po ashtu edhe në shtyrjen e fillimit të vitit akademik.

Sipas Adem Behës, këtë vit nuk parashihet të pranohen edhe familjarë të invalidëve, veteranëve e të dëshmorëve, në bazë të memorandumit që kishte ekzistuar më herët ndërmjet UP-së dhe shoqatave të dala nga lufta.

Ky memorandum ua mundësonte familjarëve të kësaj kategorie që të pranohen në Universitetin e   Prishtinës edhe nëse ata dështojnë në provimin pranues.

Ai ka thënë se lehtësira do të kenë vetëm familjarët e dëshmorëve, ku do të kenë bonus pesë pikë në provimin pranues.

“Do të ketë lehtësira me pesë pikë bonus për familjarët e dëshmorëve si për gruan e fëmijët”, ka thënë Beha.

Sipas tij, është e pamundur të pranohen 600 studentë nga kjo kategori, pasi bëhet fjalë për një numër të madh të studentëve./kallxo/

Shpërndaje

  • google-share

Komento Cancel reply

*
*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Më të fundit

MAShTI publikoi rezultatet e testit të maturës – kalueshmëria 68.43%

06 Jul 2021

Komisioni Shtetëror i Maturës vendos që testi i maturës të organizohet më 26 qershor 2021

25 May 2021

Testi i Maturës 2020 do të mbahet në korrik

12 May 2020

Caktohen datat e Maturës 2019 për afatin e qershorit

26 Feb 2019

Caktohen datat e testit të maturës në afatin e dytë

01 Jul 2018

Më të lexuarat

74.5 % e maturantëve kaluan testin e maturës

7 Comments

Testi i maturës këtë vit sfidë për MASHT-in

4 Comments

Të hënën, rezultati përfundimtar i testit të maturës

3 Comments

Nesër, pjesa e dytë e testit të maturës

2 Comments

Provimi i maturës do të bëhet në mënyrë digjitale

2 Comments
© Copyright 2013-2023 Matura shtetërore