Bursa Studimi Rankimi i Universiteteve Linqe të dobishme
[email protected]
facebook
twitter
google_plus
  • Ballina
  • Zgjidhjet e testeve
    • Zgjidhjet 2012
    • Zgjidhjet 2010
    • Zgjidhjet 2009
  • Shkarko testet
    • Testet 2020
    • Testet 2012
    • Testet 2010
    • Testet 2009
    • Testet 2008
  • Mësime
  • Lajme
  • Dërgo pyetje

Lajme

0 Comment

Mbi 100 të dyshuar për manipulime në Testin e Maturës

23 Jun 2014
Milingona

Ministria e Arsimit ka paralajmëruar se do të ngre kallëzime penale për të dyshuarit që janë përfshirë në manipulime gjatë mbajtjes së testit të maturës të mbajtur më 14 qershor.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë paralajmëron se do të bëjë kallëzim penal ndaj  personave të cilët dyshohen se kanë dëmtuar procesin e testit të maturës duke manipuluar me të përmes rrjeteve sociale.

Kjo ministri është duke grumbulluar informata për afro 100 persona të cilët janë studentë të fakulteteve publike dhe private e që u kanë ndihmuar maturantëve.

Në tërë territorin e Kosovës kishin hyrë në test 46 mijë nxënës që kishin përfunduar shkollimin e mesëm. Testi i parë ishte mbajtur më 14 qershor, ndërsa pjesa e dytë pritet të mbahet më 28 qershor.

Po ashtu MAShT-i ka paralajmëruar se janë duke u hulumtuar edhe  30 nxënës që dyshohen se kanë përfituar nga  manipulimet në testin e maturës përmes telefonave celularë.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Jeta në Kosovë, zëvendësministri i MAShT-it, Nehat Mustafa, njëherësh kryetar i Komisionit Qendror Shtetëror të Maturës.

“Në momentin që do t’i kompletojmë këto lista ne po mendojmë që shumë shpejt do të bëjmë kallëzime penal dhe pastaj le të fillojë secili të japë llogarinë e vet”, tha ai.

Mustafa ka treguar se ministria është duke grumbulluar material nga rrjetet sociale ku persona të ndryshëm u kanë dhënë ndihmë maturantëve për testin e maturës.

Ai ka treguar për 12 veta që MAShT-i është duke i hulumtuar dhe që sipas tij kanë qenë më aktivët për manipulime.

Mirëpo nga hulumtimi i Gazetës Jeta në Kosovë, janë siguruar edhe emrat e mbi 80 personave të tjerë ndaj të cilëve MAShT-i është duke grumbulluar informacione për të bërë kallëzim penal.

Këta persona po verifikohen për shkak se dyshohen se u kishin ofruar përgjigje maturantëve në rrjetin social Facebook pikërisht në grupin “ Testi i Maturës”i cili është sekret dhe nuk mund të shihet nga çdokush. Emrat e këtyre personave janë të njohur për redaksinë.

E ekzistencën e këtij grupi  në facebook të quajtur “ Testi i Maturës” e ka pranuar edhe zëvendësministri Mustafa.

Sipas tij manipulimet janë bërë nëpër disa komuna të vendit.

“..nga ajo që kemi grumbulluar janë kryesisht nga komuna e Gjilanit, pastaj pjesërisht nga Komuna e Prishtinës dhe pjesërisht me Komunën e Ferizajt, Komunën e Mitrovicës e Prizrenit”,  tha Mustafa.

Zëvendësministri i MAShT-it tha se informatat që kanë qarkulluar nëpër rrjetin social Facebook kanë filluar të shpërndahen pas marrjes së testit  dhe ai është fotografuar nga maturantët që e kanë shpërndarë përmes telefonave.

“Kjo ka ndodhur pas kohës që ka filluar procesi i maturës, sepse po të shikohet se kur është bërë komunikim i maturantëve me jashtë është dikur ka ora 11:00.  Kjo nënkupton se testi nuk ka dalë nga askush, por është fotografuar nga maturantët”, pohoi Mustafa.

Mustafa tha se për maturantët të cilët vërtetohet se janë përfshirë në manipulime duke kërkuar përgjigje për testin e maturës përmes celularit do të ketë anulim të testit.

“ Na kemi vërtetuar një numër të madh të këtyre nxënësve nga dëshmitë e komunikimit të tyre ku ata kanë kërkuar t’u ndihmoj dikush përmes celularit që e kanë pasur me vete”, deklaroi zëvendësministri i MAShT-it.

I pari i Komisionit Qendror të Maturës nuk ka përjashtuar mundësinë që të ketë anulim të testit në disa qendra, por nuk ka përmendur se cilat komuna do të jenë të prekura.

“Gjithsesi ne jemi duke grumbulluar fakte që të shohim se ku do të ketë anulime kolektive në një qendër, apo ku do të ketë anulime individuale po në ndërkohë ne do t’i ashpërsojmë masat”, tha Mustafa.

Ndërkohë kryeprokurori i  Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka tha për Gazetën Jeta në Kosovë se kanë nisur hetimet  ku edhe është kryer bastisje në konviktin numër 6 në ditën e mbajtjes së testit të maturës.

“Unë si kryeprokuror kam kërkuar të fillojnë hetimet dhe tash ky rast është duke u hetuar”, tha Beka./GazetaJnK/

Shpërndaje

  • google-share

Komento Cancel reply

*
*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Më të fundit

MAShTI publikoi rezultatet e testit të maturës – kalueshmëria 68.43%

06 Jul 2021

Komisioni Shtetëror i Maturës vendos që testi i maturës të organizohet më 26 qershor 2021

25 May 2021

Testi i Maturës 2020 do të mbahet në korrik

12 May 2020

Caktohen datat e Maturës 2019 për afatin e qershorit

26 Feb 2019

Caktohen datat e testit të maturës në afatin e dytë

01 Jul 2018

Më të lexuarat

74.5 % e maturantëve kaluan testin e maturës

7 Comments

Testi i maturës këtë vit sfidë për MASHT-in

4 Comments

Të hënën, rezultati përfundimtar i testit të maturës

3 Comments

Nesër, pjesa e dytë e testit të maturës

2 Comments

Provimi i maturës do të bëhet në mënyrë digjitale

2 Comments
© Copyright 2013-2023 Matura shtetërore