Bursa Studimi Rankimi i Universiteteve Linqe të dobishme
[email protected]
facebook
twitter
google_plus
  • Ballina
  • Zgjidhjet e testeve
    • Zgjidhjet 2012
    • Zgjidhjet 2010
    • Zgjidhjet 2009
  • Shkarko testet
    • Testet 2020
    • Testet 2012
    • Testet 2010
    • Testet 2009
    • Testet 2008
  • Mësime
  • Lajme
  • Dërgo pyetje

Lajme

0 Comment

MASHT: Universitetet të angazhohen shumë për maturë

04 Jun 2014
Milingona

Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Nehat Mustafa, i ka pritur në takim rektorët e universiteteve publike në Kosovë, me të cilët ka biseduar për fuqizimin e rolit të drejtuesve të universiteteve në mbarëvajtjen e Testit të Maturës dhe përfshirjen më të madhe të stafit të këtyre universiteteve në administrimin e testit.

Zëvendësministri Mustafa, me këtë rast ka theksuar se, roli i universiteteve publike duhet të jetë më i madh, për arsye se në një pjesë të madhe të drejtimeve në fakultete, regjistrimi i studentëve varet nga rezultati i testit të maturës.

“Një pjesë e madhe e përcaktimit për fakultet, varet prej rezultateve të provimit të maturës. Janë shtatë drejtime, të cilat edhe viteve të kaluara nuk kanë organizuar provim pranues”, është shprehur zv/ministri Mustafa, i cili theksoi se duhet që, edhe drejtuesit e universiteteve të kontribuojnë në vënien e rendit, sa i përket administrit të testit të maturës.

Zv/ministri Mustafa, po ashtu vlerësoi se, MAShT ka arritur që të krijojë një sistem të tillë, në mënyrë që testi i maturës asnjëherë të mos dalë jashtë para ditës së testimit, porse duhet shtuar përgjegjësia e administruesve të testit.

Testi i maturës 2014, do të mbahet më 14 qershor – dita e parë dhe 28 qershor – dita e dytë, ndërsa rezultatet do të publikohen më 7 korrik 2014./masht-gov/

Shpërndaje

  • google-share

Komento Cancel reply

*
*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Më të fundit

MAShTI publikoi rezultatet e testit të maturës – kalueshmëria 68.43%

06 Jul 2021

Komisioni Shtetëror i Maturës vendos që testi i maturës të organizohet më 26 qershor 2021

25 May 2021

Testi i Maturës 2020 do të mbahet në korrik

12 May 2020

Caktohen datat e Maturës 2019 për afatin e qershorit

26 Feb 2019

Caktohen datat e testit të maturës në afatin e dytë

01 Jul 2018

Më të lexuarat

74.5 % e maturantëve kaluan testin e maturës

7 Comments

Testi i maturës këtë vit sfidë për MASHT-in

4 Comments

Të hënën, rezultati përfundimtar i testit të maturës

3 Comments

Provimi i maturës do të bëhet në mënyrë digjitale

2 Comments

Rezultatet e akreditimit shpallen sot

2 Comments
© Copyright 2013-2023 Matura shtetërore