Bursa Studimi Rankimi i Universiteteve Linqe të dobishme
[email protected]
facebook
twitter
google_plus
  • Ballina
  • Zgjidhjet e testeve
    • Zgjidhjet 2012
    • Zgjidhjet 2010
    • Zgjidhjet 2009
  • Shkarko testet
  • Mësime
  • Lajme
  • Dërgo pyetje

Lajme

0 Comment

MASHT intensikon përgatitjet për Maturën Shtetërore 2013

08 May 2013
Milingona

Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, ka mbajt takimin e radhës me Drejtorët komunal të Arsimit me të cilët ka biseduar rreth përgatitjeve për provimin e Maturës Shtetërore 2013, testin e klasave të 9-ta si dhe për trajnimin e mësimdhënësve me programin ECDL. Në këtë takim është miratuar edhe plani strategjik i kolegjiumit për arsim 2013-2016 .

Zëvendësministri i arsimit z Nehat Mustafa njoftoi se janë në përfundim e sipër të gjitha përgatitjet për Maturën Shtetërore ndërsa apeloi për një angazhim maksimal të përgjegjësve të arsimit sa i përket përzgjedhjes së administratorëve ( arsimtarëve ) , angazhimit maksimal të tyre në mbarëvajtjen testit .

Zv. Mustafa i ftoi zyrtarë komunal që të angazhohen maksimalisht me qëllimin më të mirë që testi i maturës të mbërrijë efektin e duhur dhe që të kemi rezultate reale nga ky test . “Ne jemi mirënjohës për bashkëpunimin e deritashëm në menaxhim të provimit të maturës në vitet e kaluara por edhe me përgatitjet që po bëhen për këtë vit” tha z Mustafa .

Zv. Mustafa i njoftoi zyrtarët komunal edhe me rrjedhën e debateve publike për rishikimin e teksteve shkollore që MAShT ka ndërmarrë, debat ky që po zhvillohet me profesorët e lëndëve përkatëse nga Universiteti i Prishtinës dhe profesor të shkollave fillore e të mesme të Kosovës si dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
“Ç`do gjë që do të ndryshoi do të jetë i bazuar në parimet universale shkencore dhe si rrjedhojë e diskutimeve të përbashkëta dhe rekomandimeve që do ti nxjerrim nga këto debate” tha z v Mustafa .

Në këtë takim u shtrua edhe çështja e përzgjedhjen e drejtorëve të shkollave me q`rast u tha se duhet të rregullohet me Udhëzimi Administrativ. Ndërsa sa i përket aftësimit (trajnimit ) të mësimdhënësve për programin ECDL, u tha se është e mirë që ky proces të vazhdojë ende por me konkretisht do të vendoset së shpejti.

Ndryshe provimit maturës do të mbahet me datë 1 dhe 15 qershor 2013, ndërsa testi i arritëshmërisë për klasat e 9-ta mbahet me datë 28 qershor 2013

/masht-gov.net/

Shpërndaje

  • google-share

Komento Cancel reply

*
*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© Copyright 2013-2025 Matura shtetërore