Bursa Studimi Rankimi i Universiteteve Linqe të dobishme
[email protected]
facebook
twitter
google_plus
  • Ballina
  • Zgjidhjet e testeve
    • Zgjidhjet 2012
    • Zgjidhjet 2010
    • Zgjidhjet 2009
  • Shkarko testet
    • Testet 2020
    • Testet 2012
    • Testet 2010
    • Testet 2009
    • Testet 2008
  • Mësime
  • Lajme
  • Dërgo pyetje

Lajme

0 Comment

MAShT-i me Udhëzim administrativ për parandalim të kopjimit në test të maturës

18 Jun 2014
Milingona

Prej tre deri në pesë vjet do të dënohet dhe me moslejim që të marrë pjesë në provimin e maturës maturanti që zihet duke kopjuar, në provim të maturës. Ky vendim është marrë nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Kosovës (MASHT) në kuadër të Udhëzimit Administrativ lidhur me provimin e maturës që po hartohet nga kjo Ministri.

Udhëzimi pritet të hyjë në fuqi javën e ardhshme. Ndërsa, nxjerra e këtij udhëzimi sipas zyrtarëve të lartë të MASHT-it, është nxitur nga parregullsitë e shfaqur të shtunën gjatë mbajtjes së pjesës së parë të provimit të maturës, e që kryesisht u karakterizuan me vjedhje individuale dhe grupore të maturantëve në provim.

Zëvendësministri i Arsimit, Nehat Mustafa, që njëherësh është edhe udhëheqës i Komisionit Qendror Shtetëror të Maturës (KQSHM), ka zbuluar për “Zërin” detaje rreth hartimit dhe fuqizimit të këtij udhëzimi, me të cilin parashihen dhe masa ndëshkuese për mësimdhënësit. “Ndëshkimi për maturantët dhe mësimdhënësit nuk do të jetë siç ka qenë paraparë me aktet ligjore të mëhershme deri në dy vjet moslejim të hyjë në provim.

Pjesa e dytë e provimit të maturës që do të mbahet më 28 qershor do të organizohet duke përfshirë dhe udhëzimin e ri administrativ, kështu që dhe masat ndëshkuese do të aplikohen të rejat”, ka thënë Mustafa, duke shtuar se maturantët që zihen duke kopjuar nuk do të lejohen të hyjnë në provim prej 3-5 vjet. “Por, masat ndëshkuese do të jenë më të rënda dhe për administruesit (mësimdhënësit), pasi ata do të ndëshkohen për papërgjegjshmëri me marrje të licencës së mësimdhënësit”, ka theksuar ai, duke pohuar se ishin disa administrues që shkaktuan parregullsitë, duke mos qenë në nivel të detyrës gjatë mbajtjes së provimit.

“Këto masa do të ndalojnë maturantët të kopjojnë, se përndryshe në qoftë se dhe me organe të sigurisë ne i kontrollojmë një nga një tek dera, duke iu marrë një apo dy telefona, të tretin mund ta fshehin, sidomos problemi paraqitet te kontrollimi i vajzave”, tha ai.

Rezultatet e raporteve nga të gjitha qendrat e testimit pritet të publikohen në fund të kësaj jave, ku më pas do të merren masat ligjore ndaj të gjithë shkelësve të procesit. Mustafa ka pranuar se MASHT-i është duke marrë raportet nga qendrat e testimit, dhe se në bazë të tyre do të nxjerrë dhe emrat e kopjuesve, por, sipas tij, identifikimi i atyre që kanë thyer rregullat mund të bëhet publik vetëm në fund të javës. Testi i maturës shtetërore mund të anulohet pjesërisht. “Provimi nuk mund të anulohet në tërësi dhe të pësojnë të tjerët pa faj”, tha ai.

Ndërkohë, gazeta ka mësuar se edhe Prokuroria e Shtetit është duke u marrë me çështjen e maturës. Mustafa ka thënë se është takuar me prokuroren e Shtetit, Laura Pula, me të cilën janë dakorduar që MASHT-i t’i dërgojë një dosje me emra dhe fakte të atyre që kanë thyer rregullat e provimit të maturës.

“Kemi mbledhur dhe shumë emra të zyrtarëve që s’kanë qenë në detyrë ose kanë qenë qytetarë, studentë që kanë ndikuar te maturantët të kopjojnë…”, ka thënë ai, duke shtuar se të gjithë emrat që MASHT-i po identifikon do t’ia dorëzojë Prokurorisë, e pastaj Prokuroria sipas premtimit të dhënë MASHT-it do të jetë jashtëzakonisht funksionale sa i përket këtyre rasteve. Pjesa e dytë e provimit do të mbahet më 28 qershor. Provimit shtetëror të maturës i janë nënshtruar rreth 46 mijë maturantë.

Shpërndaje

  • google-share

Komento Cancel reply

*
*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Më të fundit

MAShTI publikoi rezultatet e testit të maturës – kalueshmëria 68.43%

06 Jul 2021

Komisioni Shtetëror i Maturës vendos që testi i maturës të organizohet më 26 qershor 2021

25 May 2021

Testi i Maturës 2020 do të mbahet në korrik

12 May 2020

Caktohen datat e Maturës 2019 për afatin e qershorit

26 Feb 2019

Caktohen datat e testit të maturës në afatin e dytë

01 Jul 2018

Më të lexuarat

74.5 % e maturantëve kaluan testin e maturës

7 Comments

Testi i maturës këtë vit sfidë për MASHT-in

4 Comments

Të hënën, rezultati përfundimtar i testit të maturës

3 Comments

Nesër, pjesa e dytë e testit të maturës

2 Comments

Provimi i maturës do të bëhet në mënyrë digjitale

2 Comments
© Copyright 2013-2023 Matura shtetërore