Bursa Studimi Rankimi i Universiteteve Linqe të dobishme
[email protected]
facebook
twitter
google_plus
  • Ballina
  • Zgjidhjet e testeve
    • Zgjidhjet 2012
    • Zgjidhjet 2010
    • Zgjidhjet 2009
  • Shkarko testet
    • Testet 2020
    • Testet 2012
    • Testet 2010
    • Testet 2009
    • Testet 2008
  • Mësime
  • Lajme
  • Dërgo pyetje

Lajme

0 Comment

Kopjuesit e testit të maturës mbesin sekret

26 Jun 2014
Milingona

Ministria e Arsimit nuk e ka mbajtur premtimin që të dalë me emër dhe mbiemër të nxënëseve dhe administratorëve të cilët kishin manipuluar me testin e maturës të shtunën e 14 qershorit. Drejtues të Ministrisë së Arsimit ishin zotuar se të mërkurën do t’i bënin publikë personat që kishin tentuar ta prishnin procesit e mbajtjes së testit të maturës, por një gjë e tillë nuk ndodhi.

Mustafë Kadriu ka thënë se mospublikimi i emrave të manipuluesve të testit të maturës është shtyrë për të hënën. Kjo shtyrje sipas tij, ka ndodhur për shkak të disa përgatitjeve shtesë.

“Të hënën do të dalim me emrat dhe mbiemrat e të gjithë personave që kanë kopjuar apo kanë tentuar të kopjojnë si dhe për administratorët të cilët nuk e kanë mbajtur rendin si duhet”, ka thënë Kadriu për gazetën Tribuna. Ai ka shtuar se tanimë i kanë identifikuar të gjithë personat që kanë manipuluar me testin e maturës. “Nxënësit të cilët kanë kopjuar do t’iu anulohet testi, ndërsa administratorët që nuk e kanë kryer punën si duhet, do të ndëshkohen”, ka sqaruar Kadriu. /Tribuna/.

Shpërndaje

  • google-share

Komento Cancel reply

*
*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Më të fundit

MAShTI publikoi rezultatet e testit të maturës – kalueshmëria 68.43%

06 Jul 2021

Komisioni Shtetëror i Maturës vendos që testi i maturës të organizohet më 26 qershor 2021

25 May 2021

Testi i Maturës 2020 do të mbahet në korrik

12 May 2020

Caktohen datat e Maturës 2019 për afatin e qershorit

26 Feb 2019

Caktohen datat e testit të maturës në afatin e dytë

01 Jul 2018

Më të lexuarat

74.5 % e maturantëve kaluan testin e maturës

7 Comments

Testi i maturës këtë vit sfidë për MASHT-in

4 Comments

Të hënën, rezultati përfundimtar i testit të maturës

3 Comments

Provimi i maturës do të bëhet në mënyrë digjitale

2 Comments

Rezultatet e akreditimit shpallen sot

2 Comments
© Copyright 2013-2023 Matura shtetërore