Bursa Studimi Rankimi i Universiteteve Linqe të dobishme
[email protected]
facebook
twitter
google_plus
  • Ballina
  • Zgjidhjet e testeve
    • Zgjidhjet 2012
    • Zgjidhjet 2010
    • Zgjidhjet 2009
  • Shkarko testet
    • Testet 2020
    • Testet 2012
    • Testet 2010
    • Testet 2009
    • Testet 2008
  • Mësime
  • Lajme
  • Dërgo pyetje

Lajme

0 Comment

Komisioni Shtetëror i Maturës vendos që testi i maturës të organizohet më 26 qershor 2021

25 May 2021
Milingona

Me kërkesë të Drejtorive Komunale të Arsimit (DKA), konkretisht shkollave, për shkak të afatit të shkurtër të paraqitjes së provimit për arsye se ka pasur lëvizje të kalendarit shkollor, është vendosur që Provimi i Maturës të shtyhet, pra të mbahet më 26 qershor 2021.

Si pasojë e pandemisë Covid-19, e cila ka reflektuar në shumë dimensione në ecurinë dhe mbarëvajtjen e procesit edukativo-arsimor në vitin shkollor 2020/2021, si dhe në reduktimin e përmbajtjes mësimore dhe mbajtjes së orëve mësimore me orar të shkurtuar edhe këtë vit sikurse vitin e kaluar, Provimi i Maturës do të mbahet brenda një dite.

Komisioni Shtetëror i Maturës dhe MAShTI mbeten të përkushtuar që Provimi Shtetëror i Maturës të realizohet konform kritereve dhe standardeve të përcaktuara me ligj.

MAShTI fton të gjitha institucionet përkatëse, drejtoritë komunale të arsimit, shkollat dhe të gjithë të përfshirët në këtë proces, që të jenë në nivel të detyrës dhe të ndërmerren të gjitha masat duke mundësuar një proces të drejtë, korrekt dhe të besueshëm.

Bazuar në rekomandimet e Komisionit, paraqitja e Provimit të Maturës do të bëhet nga data 7 deri më 15 qershor 2021.

Publikimi i rezultateve të Provimit të Maturës do të bëhet më datën 5 korrik./masht.rks-gov.net/

Shpërndaje

  • google-share

Komento Cancel reply

*
*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Më të fundit

MAShTI publikoi rezultatet e testit të maturës – kalueshmëria 68.43%

06 Jul 2021

Testi i Maturës 2020 do të mbahet në korrik

12 May 2020

Caktohen datat e Maturës 2019 për afatin e qershorit

26 Feb 2019

Caktohen datat e testit të maturës në afatin e dytë

01 Jul 2018

Publikohen rezultatet e Testit të Maturës 2018, kalueshmëria 73.3 për qind

21 Jun 2018

Më të lexuarat

74.5 % e maturantëve kaluan testin e maturës

7 Comments

Testi i maturës këtë vit sfidë për MASHT-in

4 Comments

Të hënën, rezultati përfundimtar i testit të maturës

3 Comments

Provimi i maturës do të bëhet në mënyrë digjitale

2 Comments

Rezultatet e akreditimit shpallen sot

2 Comments
© Copyright 2013-2023 Matura shtetërore