Bursa Studimi Rankimi i Universiteteve Linqe të dobishme
[email protected]
facebook
twitter
google_plus
  • Ballina
  • Zgjidhjet e testeve
    • Zgjidhjet 2012
    • Zgjidhjet 2010
    • Zgjidhjet 2009
  • Shkarko testet
    • Testet 2020
    • Testet 2012
    • Testet 2010
    • Testet 2009
    • Testet 2008
  • Mësime
  • Lajme
  • Dërgo pyetje

Matura 2012

1 Comment

Kimi, Gjimnazi Natyror A 2012

09 May 2013
Milingona
gjimnazi natyror, kimi
  • Pyetja 1

    Me cilën metodë mund të ndahet përzierja e lëngjeve që kanë pika të ndryshme të vlimit ?

    A. Me ndarje me magnet
    B. Me distilim fraksional
    C. Me filtrim
    D. Me sublimim

  • Pyetja 2

    Sa është pH e një tretësire acidike ?

    A. pH=3
    B. pH=7
    C. pH=11
    D. pH=14

  • Pyetja 3

    Cilat grimca subatomike gjenden në bërthamën e atomit ?

    A. Vetëm elektronet
    B. Vetëm neutronet
    C. Protonet dhe neutronet
    D. Protonet dhe elektronet

  • Pyetja 4

    Si quhet reaksioni i bashkëveprimit të acideve karboksilike me alkoole ?

    A. Elektrolizë
    B. Hidrolizë
    C. Polimerizim
    D. Esterifikim

  • Pyetja 5

    Cili nga komponimet vijuese, kur reagon me ujë liron hidrogjenin e gaztë ?

    A. LiH
    B. CH4
    C. NH3
    D. H2S

  • Pyetja 6

    Në këtë reaksion kimik, njëri nga produktet e fituara është:

    A. etil benzeni
    B. klor benzeni
    C. metil fenil ketoni
    D. metil benzeni

  • Pyetja 7

    Cilat nga çiftet vijuese janë izomerë në mes vete ?

    A. CH3 CH CH2 dhe CH3 CH H2C
    B. C CH3 CH3 H H3C CH2 dhe H3C C CH3 H CH2 CH3
    C. H3C CH2 CHO dhe H3C CH2 CH2 OH
    D. H3C CH2 O CH3 dhe H3C CH2 CH2 OH

  • Pyetja 8

    Çfarë mjedisi tregon tretësira ujore e karbonatit të natriumit (Na2CO3) ?

    A. Bazik
    B. Acidik
    C. Neutral
    D. Amfotern

  • Pyetja 9

    Cili është dallimi në mes të jonit të natriumit (Na+) dhe atomit të natriumit (Na) ?

    A. Joni i natriumit (Na+) ka një proton më pak sesa atomi i natriumit (Na)
    B. Joni i natriumit (Na+) ka një elektron më pak sesa atomi i natriumit i (Na)
    C. Joni i natriumit (Na+) ka një proton më shumë sesa atomi i natriumit (Na)
    D. Joni i natriumit (Na+) ka një elektron më shumë sesa atomi i natriumit (Na)

  • Pyetja 10

    Cili reaksion ndodh gjatë elektrolizës së klorurit të magnezit MgCl2 të shkrirë ?

    A. Mg+2 → Mg + 2e-
    B. Mg → Mg+2 + 2e-
    C. Mg+2 + 2e- → Mg
    D. Mg + 2e- → Mg+2

  • Pyetja 11

    Cili komponim përfitohet me oksidimin e propanolit-1 ?

    A.O
    B. CHO
    C. COOH
    D.OCH3

  • Pyetja 12

    Cilat sheqerna bëjnë pjesë në grupin e monosakarideve ?

    A. Laktoza dhe riboza
    B. Maltoza dhe amidoni
    C. Fruktoza dhe glukoza
    D. Saharoza dhe celuloza

  • Pyetja 13

    Në një epruvetë janë përzier kristalet e klorurit të natriumit (NaCl) dhe të klorurit të amonit (NH4Cl), nëse epruveta nxehet në flakëdhënës do të vërejmë se:

    A. të dy kripërat shkrihen
    B. të dy kripërat sublimojnë
    C. NH4Cl mbetet në pjesën e nxehtë ndërsa NaCl sublimon në pjesën e ftohtë të epruvetës
    D. NaCl mbetet në pjesën e nxehtë ndërsa NH4Cl sublimon në pjesën e ftohtë të epruvetës

  • Pyetja 14

    Një kimist i teston analizon dy substanca kristalore me ngjyrë të bardhë, A dhe B.
    Rezultatet e analizës janë paraqitur në tabelën e mëposhtme:

     

    [tabela]

     

    Nga rezultatet e këtyre testeve përfundojmë se:

    A. të dy substancat A dhe B kanë lidhje jonike
    B. të dy substancat A dhe B kanë lidhje kovalente
    C. substanca A ka vetëm lidhje jonike ndërsa substanca B vetëm lidhje kovalente
    D. substanca A ka vetëm lidhje kovalente ndërsa substanca B vetëm lidhje jonike

  • Pyetja 15

    Cili nga hidrokarburet vijuese ka pikën e vlimit më të lartë ?

    A. CH3-CH2-CH2-CH2-CH3
    B. CH3-CH2-CH-CH3
    CH3
    C. CH3-C-CH3
    CH3
    CH3
    D. CH3-CH2-CH2-CH3

  • Pyetja 16

    Mangani në manganat kaliumi (K2MnO4) paraqitet me numër oksidues:

    A. +3
    B. +6
    C. +5
    D. +7

  • Pyetja 17

    Cilat diagrame të mëposhtme paraqesin substanca të pastëra ?

    A. Vetëm I
    B. I dhe II
    C. I dhe III
    D. Vetëm II

  • Pyetja 18

    Sipas sistemit IUPAC, emri i hidrokarburit vijues është:

    CH3-CH=C-CH-CH-CH2-CH3
    CH3
    CH2-CH3
    CH2-CH2-CH3

    A. dietil-4,5-metil-3-okteni-2
    B. etil-4-metil-3-propil-5-hepteni-2
    C. etil-4-metil-5-propil-3-hepteni-5
    D. dietil-4,5-metil-6-okteni-6

  • Pyetja 19

    Cila nga aminat vijuese ka veti më të theksuara bazike ?

    A. CH3-CH2-CH2-NH2
    B. CH3-CH2-N-H
    CH3
    C.NH2
    D.CH3-N-CH3
    CH3

  • Pyetja 20

    Nga formula strukturale e shënuar, konstatojmë se ky komponim është:

    A. dipeptid alaninë-glicinë
    B. dipeptid valinë-glicinë
    C. dipeptid alaninë-valinë
    D. dipeptid glicinë-alaninë

  • Pyetja 21

    Sipas Ligjit të Hess-it, ndryshimi i sasisë së energjisë të një reaksioni kimik:

    A. është konstant dhe varet nga mënyra e zhvillimit të reaksionit
    B. nuk është konstant por varet nga mënyra e zhvillimit të reaksionit
    C. është konstant dhe nuk varet nga mënyra e zhvillimit të reaksionit
    D. nuk është konstant dhe nuk varet nga mënyra e zhvillimit të reaksionit

  • Pyetja 22

    Cili prej këtyre metaleve bën pjesë në metalurgjinë e zezë ?

    A. Plumbi
    B. Hekuri
    C. Zinku
    D. Bakri

  • Pyetja 23

    Është dhënë reaksioni: H2(g) + I2(g) 2HI(g). Cila është konstanta e drejtpeshimit kimik të këtij reaksioni ?

    A.
    B.
    C.
    D.

  • Pyetja 24

    Cili është konfiguracioni elektronik i jonit 8O2- ?

    A. 1 s² 2 s² 2 p4
    B. 1 s² 2 s² 2 p6
    C. 1 s² 2 s² 2 p² 3 s²
    D. 1 s² 2 s² 2 p4 3 s²

  • Pyetja 25

    Çka ndodh nëse bëhet elektroliza e tretësirës ujore të NaCl ?

    A. Hidrogjeni lirohet në anodë
    B. Klori lirohet në katodë
    C. Natriumi ndahet në anodë
    D. Natriumi tretet në ujë

 

Shpërndaje

  • google-share

One Comment

  1. Admir May 15, 2014 at 7:00 pm Reply

    Pse nuk tregohen pergjigjjet e sakta n’Kimi ?!

Komento Cancel reply

*
*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Më të fundit

MAShTI publikoi rezultatet e testit të maturës – kalueshmëria 68.43%

06 Jul 2021

Komisioni Shtetëror i Maturës vendos që testi i maturës të organizohet më 26 qershor 2021

25 May 2021

Testi i Maturës 2020 do të mbahet në korrik

12 May 2020

Caktohen datat e Maturës 2019 për afatin e qershorit

26 Feb 2019

Caktohen datat e testit të maturës në afatin e dytë

01 Jul 2018

Më të lexuarat

74.5 % e maturantëve kaluan testin e maturës

7 Comments

Testi i maturës këtë vit sfidë për MASHT-in

4 Comments

Të hënën, rezultati përfundimtar i testit të maturës

3 Comments

Rezultatet e akreditimit shpallen sot

2 Comments

Nesër, pjesa e dytë e testit të maturës

2 Comments
© Copyright 2013-2023 Matura shtetërore