Kimi, Arsimi Profesional I A 2012
Pyetja 1
Me cilën metodë mund të ndahet përzierja e lëngjeve që kanë pika të ndryshme të vlimit ?
A. Me ndarje me magnet
B. Me distilim fraksional
C. Me filtrim
D. Me sublimimPyetja 2
Sa është pH e një tretësire acidike ?
A. pH=3
B. pH=7
C. pH=11
D. pH=14Pyetja 3
Cilat grimca subatomike gjenden në bërthamën e atomit ?
A. Vetëm elektronet
B. Vetëm neutronet
C. Protonet dhe neutronet
D. Protonet dhe elektronetPyetja 4
Si quhet reaksioni i bashkëveprimit të acideve karboksilike me alkoole ?
A. Elektrolizë
B. Hidrolizë
C. Polimerizim
D. EsterifikimPyetja 5
Cili nga komponimet vijuese, kur reagon me ujë liron hidrogjenin e gaztë ?
A. LiH
B. CH4
C. NH3
D. H2SPyetja 6
Në këtë reaksion kimik, njëri nga produktet e fituara është:
A. etil benzeni
B. klor benzeni
C. metil fenil ketoni
D. metil benzeniPyetja 7
Cilat nga çiftet vijuese janë izomerë në mes vete ?
A. CH3 CH CH2 dhe CH3 CH H2C
B. C CH3 CH3 H H3C CH2 dhe H3C C CH3 H CH2 CH3
C. H3C CH2 CHO dhe H3C CH2 CH2 OH
D. H3C CH2 O CH3 dhe H3C CH2 CH2 OHPyetja 8
Çfarë mjedisi tregon tretësira ujore e karbonatit të natriumit (Na2CO3) ?
A. Bazik
B. Acidik
C. Neutral
D. AmfoternPyetja 9
Cili është dallimi në mes të jonit të natriumit (Na+) dhe atomit të natriumit (Na) ?
A. Joni i natriumit (Na+) ka një proton më pak sesa atomi i natriumit (Na)
B. Joni i natriumit (Na+) ka një elektron më pak sesa atomi i natriumit i (Na)
C. Joni i natriumit (Na+) ka një proton më shumë sesa atomi i natriumit (Na)
D. Joni i natriumit (Na+) ka një elektron më shumë sesa atomi i natriumit (Na)Pyetja 10
Cili reaksion ndodh gjatë elektrolizës së klorurit të magnezit MgCl2 të shkrirë ?
A. Mg+2 → Mg + 2e-
B. Mg → Mg+2 + 2e-
C. Mg+2 + 2e- → Mg
D. Mg + 2e- → Mg+2Pyetja 11
Cili komponim përfitohet me oksidimin e propanolit-1 ?
A.O
B. CHO
C. COOH
D.OCH3Pyetja 12
Cilat sheqerna bëjnë pjesë në grupin e monosakarideve ?
A. Laktoza dhe riboza
B. Maltoza dhe amidoni
C. Fruktoza dhe glukoza
D. Saharoza dhe celulozaPyetja 13
Në një epruvetë janë përzier kristalet e klorurit të natriumit (NaCl) dhe të klorurit të amonit (NH4Cl), nëse epruveta nxehet në flakëdhënës do të vërejmë se:
A. të dy kripërat shkrihen
B. të dy kripërat sublimojnë
C. NH4Cl mbetet në pjesën e nxehtë ndërsa NaCl sublimon në pjesën e ftohtë të epruvetës
D. NaCl mbetet në pjesën e nxehtë ndërsa NH4Cl sublimon në pjesën e ftohtë të epruvetësPyetja 14
Një kimist i teston analizon dy substanca kristalore me ngjyrë të bardhë, A dhe B.
Rezultatet e analizës janë paraqitur në tabelën e mëposhtme:[tabela]
Nga rezultatet e këtyre testeve përfundojmë se:
A. të dy substancat A dhe B kanë lidhje jonike
B. të dy substancat A dhe B kanë lidhje kovalente
C. substanca A ka vetëm lidhje jonike ndërsa substanca B vetëm lidhje kovalente
D. substanca A ka vetëm lidhje kovalente ndërsa substanca B vetëm lidhje jonikePyetja 15
Cili nga hidrokarburet vijuese ka pikën e vlimit më të lartë ?
A. CH3-CH2-CH2-CH2-CH3
B. CH3-CH2-CH-CH3
CH3
C. CH3-C-CH3
CH3
CH3
D. CH3-CH2-CH2-CH3Pyetja 16
Cilat janë simbolet kimike të hekurit, karbonit dhe bakrit ?
A. He, K, Ba
B. Fe, Ca, Cu
C. Fe, C, Cu
D. He, K, BrPyetja 17
Cilat nga këto okside kanë veti acidike ?
A. CaO, CO2, CO
B. SO3, N2O5, P4O10
C. CaO, Na2O, MgO
D. MgO, ZnO, SO2Pyetja 18
Prej cilave metale përbëhet aliazhi i tunxhit ?
A. Cu dhe Zn
B. Cu dhe Sn
C. Fe dhe Ni
D. Fe dhe MnPyetja 19
Çfarë ngjyre ka metiloranzhi në mjedis bazik ?
A. Të gjelbër
B. Të verdhë
C. Të kaltër në të gjelbër
D. Të kuqe në të vjollcePyetja 20
Çfarë orbitale hibride ka atomi qëndror i karbonit në komponimin vijues ?
A. sp3
B. sp2
C. sp3d
D. spPyetja 21
Sa është përqendrimi në mol/dm3 i tretësirës së dhënë në figurë? M (NaCl) = 58.45 g mol-1
A. 0.154 mol/dm3
B. 0.015 mol/dm3
C. 0.03 mol/dm3
D. 0.09 mol/dm3Pyetja 22
Cila vitaminë është e tretshme në ujë ?
A. Vitamina E
B. Riboflavina
C. Retinoli
D. Vitamina DPyetja 23
Lëngu i lukthit përafërsisht ka pH=2, ndërsa qumështi ka pH=6.
Përqendrimi i joneve H+ (aciditeti) në lukth:
A. është 3 herë më i madh se në qumësht
B. është 4 herë më i madh se në qumësht
C. është 10000 herë më i madh se në qumësht
D. është 1000 herë më i madh se në qumështPyetja 24
Duke u bazuar në tabelën e dhënë konstatojmë se: ngritja e pikës së vlimit të elementeve halogjene prej F2 deri tek I2 vjen si rezultat i:
A. lidhjes jonike
B. fortësisë së lidhjes kovalente
C. afinitetit elektronik
D. forcave të Van der WalsitPyetja 25
Cili nga halogjenalkanet vijuese përdoret në mjekësi si anestetik modern ?
A. Tetraklormetani
B. Enflurani
C. Lindani
D. Freoni