Bursa Studimi Rankimi i Universiteteve Linqe të dobishme
[email protected]
facebook
twitter
google_plus
  • Ballina
  • Zgjidhjet e testeve
    • Zgjidhjet 2012
    • Zgjidhjet 2010
    • Zgjidhjet 2009
  • Shkarko testet
    • Testet 2020
    • Testet 2012
    • Testet 2010
    • Testet 2009
    • Testet 2008
  • Mësime
  • Lajme
  • Dërgo pyetje

Matura 2012

0 Comment

Informatikë, Arsimi Profesional II A 2012

11 May 2013
Milingona
arsimi profesional II, informatike
  • Pyetja 1

    Ç`është memoria virtuale (Virtual Memory)?

    A. Memorie që plotëson kërkesën për vlerë shtesë të RAM-it
    B. Memorie për sisteme operative që punojnë në kohë jo reale
    C. Memorie për sisteme operative të rrjeteve
    D. Memorie që ruan sasinë minimale të të dhënave

  • Pyetja 2

    Shtypësi mund të kyçet në:

    A. Portin Serik
    B. Portin USB
    C. Portin e lojërave
    D. Në cilin do port

  • Pyetja 3

    Fajllat e tipit grafik kanë prapashtesën (ekstenzionin) vijuese:

    A. .bmp, .jpg, .php
    B. .gif, .rtf, .jpg
    C. .bmp, .jpg, .gif
    D. .ppt, .jpg, .php

  • Pyetja 4

    Cila nga konstatimet vijuese është e saktë në lidhje me ROM -BIOS:

    A. Ruan programin për startimin e njësive hyrëse të sistemit kompjuterik
    B. Ruan programin për startimin e njësive dalëse të sistemit kompjuterik
    C. Ruan programin për të dhënat e RAM memories
    D. Ruan programin për startimin e njësive hyrëse-dalëse të sistemit kompjuterik

  • Pyetja 5

    Të përcaktohet renditja e saktë e komponentëve të sistemit kompjuterik , mbështetur në shpejtësinë e transmetimit të të dhënave dhe duke filluar nga më e shpejta:

    A. disketa, RAM, hard disk, CD-ROM,
    B. RAM, Hard disk, CD_ROM, disketa
    C. Hard disk, RAM, CD_ROM, disketa
    D. RAM, hard disk, disketa, CD-ROM

  • Pyetja 6

    Cila nga shprehjet vijuese është e saktë:

    A. 1MB =1024KB
    B. 1GB < 1024KB
    C. 1MB = 1024GB
    D. 1GB > 1024MB

  • Pyetja 7

    Kartela grafike lidh:

    A. Monitorin dhe hard diskun
    B. Monitorin dhe memorien
    C. Monitorin dhe tastieren
    D. Monitorin dhe pllaken qendrore

  • Pyetja 8

    Cila nga formulimet e mëposhtme paraqet një adresë Interneti (IP adresë) :

    A. 145-124-202-34
    B. 138@234@24@12
    C. 110.39.213.218
    D. 112157189219

  • Pyetja 9

    Shkurtesa e protokolit për shkëmbimin e të dhënave ndërmjet klientit dhe serverit, i cili është përgjegjës për bartjen e të dhënave brenda Web shërbimeve të Internetit, është:

    A. FTP
    B. TCP/IP
    C. TELNET
    D. HTTP

  • Pyetja 10

    Cila pjesë e e-mail adresës [email protected] e tregon një zonë gjeografike :

    A. uk
    B. @
    C. travel
    D. tourist

  • Pyetja 11

    Cila nga veprimet vijuese mund ta infektoj një kompjuter me viruse:

    A. Dëgjimi i një CD-je muzikore pirate
    B. Hapja e një attachmenti në e-mail.
    C. Shikimi i një DVD filmi
    D. Instalimi i harduerit të ri

  • Pyetja 12

    Bazuar në funksionin e shkruar në celulën F2, pas ekzekutimit do të fitohet vlera:

    A. 5
    B. 15
    C. 25
    D. 35

  • Pyetja 13

    Adresat absolute në programin MS Excel, të cilat nuk ndryshojnë të dhënat edhe kur formula që i përmbanë ato kopjohet në pozicione tjera, ka formën:

    A. $E30
    B. $(E30)
    C. $E$30
    D. E30$

  • Pyetja 14

    Organizimi i imazheve në PowerPoint bëhet nëpër:

    A. Tabela (ang. Table)
    B. Gr Sllajde (ang. Slide)
    C. afik ( ang. Graph)
    D. Foto (Photo)

  • Pyetja 15

    Për krijimin e pjesëve të përbashkëta të një prezantimi, si : header-i, footer-i, data, numri i sllajdit, etj. , shfrytëzohet opsioni:

    A. View/Master/Slide Master
    B. View/Slide Show
    C. View/Task Pane
    D. View/ Slide Sorter

  • Pyetja 16

    Objekti kryesor i një baze të dhënash është:

    A. Formulari
    B. Pyetësori
    C. Raporti
    D. Tabela

  • Pyetja 17

    Paraqitjen e një pjese të të dhënave të një baze shënimesh, të cilat plotësojnë kriteret e caktuara, në programin MS Access, e mundëson:

    A. Tabela
    B. Formulari
    C. Pyetësori
    D. Raporti

  • Pyetja 18

    Nëse e-mail mesazhin e pranuar dëshirojmë ta përcjellim në ndonjë adresë tjetër, përdorim veglën:

    A. New
    B. Reply
    C. Reply to All
    D. Forward

  • Pyetja 19

    Indeksimi i të dhënave të një fushe mundëson:

    A. Kërkimin dhe gjetjen e shpejtë të të dhënave të fushës
    B. Ngadalësimin e punës në një bazë të shënimeve
    C. Të gjitha të dhënat e bazës së shënimeve të jenë të indeksuara
    D. Ndikim jo të përfillshim në bazën e shënimeve

  • Pyetja 20

    Mënyra më e mire për tu ndarë përfundimisht nga shënimet e një Hard-disk, është:

    A. Formatimi i Hard-diskut
    B. Shkatërrimi fizik i Hard-diskut
    C. Fshirja e të dhënave nga Hard-disku
    D. Riemërtimi i Hard-diskut

 

Shpërndaje

  • google-share

Komento Cancel reply

*
*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Më të fundit

MAShTI publikoi rezultatet e testit të maturës – kalueshmëria 68.43%

06 Jul 2021

Komisioni Shtetëror i Maturës vendos që testi i maturës të organizohet më 26 qershor 2021

25 May 2021

Testi i Maturës 2020 do të mbahet në korrik

12 May 2020

Caktohen datat e Maturës 2019 për afatin e qershorit

26 Feb 2019

Caktohen datat e testit të maturës në afatin e dytë

01 Jul 2018

Më të lexuarat

74.5 % e maturantëve kaluan testin e maturës

7 Comments

Testi i maturës këtë vit sfidë për MASHT-in

4 Comments

Të hënën, rezultati përfundimtar i testit të maturës

3 Comments

Provimi i maturës do të bëhet në mënyrë digjitale

2 Comments

Rezultatet e akreditimit shpallen sot

2 Comments
© Copyright 2013-2023 Matura shtetërore