Bursa Studimi Rankimi i Universiteteve Linqe të dobishme
[email protected]
facebook
twitter
google_plus
  • Ballina
  • Zgjidhjet e testeve
    • Zgjidhjet 2012
    • Zgjidhjet 2010
    • Zgjidhjet 2009
  • Shkarko testet
    • Testet 2020
    • Testet 2012
    • Testet 2010
    • Testet 2009
    • Testet 2008
  • Mësime
  • Lajme
  • Dërgo pyetje

Matura 2012

0 Comment

Histori, Gjimnazi Shoqëror A 2012

09 May 2013
Milingona
gjimnazi shoqeror, histori
  • Pyetja 1

    Me Zbulimet e mëdha gjeografike qendra e tregtisë evropiane u zhvendos nga Deti Mesdhe në Oqeanin Atlantik. Cilat vende evropiane përfituan ekonomikisht nga kjo zhvendosje rrugëve tregtare?

    A. Gjermania, Belgjika, dhe Greqia
    B. Turqia, Austria dhe Hungaria
    C. Spanja, Portugalia dhe Holanda
    D. Polonia, Çekia dhe Bullgaria

  • Pyetja 2

    Cili është ndikimi kryesore që Reformacioni ushtroj në shoqërinë evropiane të kohës?

    A. Forcimi i autoritetit të kishës mbi autoritetin e shtetit
    B. Forcimi i autoritetit të shtetit mbi autoritetin e kishës
    C. Dobësimi i autoritetit shtetit mbi klasën sunduese
    D. Dobësimi i autoritetit të kishës mbi klasën skllavopronare

  • Pyetja 3

    Cilat ngjarje historike janë radhitur drejt sipas rendit kronologjik?

    A. Lufta e Parë Botërore, Luftërat Ballkanike
    B. Beteja e Beratit, Rrethimi i parë i Krujës,
    C. Lufta e Dytë Botërore, Atentati i Sarajevës
    D. Beteja e e Kosovës, Pushtimi i Konstantinopolit nga osmanët

  • Pyetja 4

    Interesat e cilës shoqëri i mbronin ligjet e mbretit Hamurab të Mesopotamisë ?

    A. Shoqërisë skllavopronare
    B. Shoqërisë feudale
    C. Shoqërisë kapitaliste
    D. Shoqërisës socialiste

  • Pyetja 5

    Aushvici,Mathauzeni,Dahau dhe Buhenvaldi ishin:

    A. Qytete gjermane të bombarduar gjatë Luftës së II Botërore
    B. Fushëbeteja të ashpra në mes gjermanëve dhe ruseve
    C. Kampe të përqendrimit të ngritura nga nazistët
    D. Vende ku korri fitore ushtria gjermane

  • Pyetja 6

    Janë dhënë pohimet:

    I.Në Konferencën e Paqes në Paris problemi i Shqipërisë u diskutua gjatë por në përgjithësi kërkesat e shqiptarëve nuk u përfillën.

    II. Në Konferencën e Paqes në Paris problemi i Shqipërisë u diskutua gjatë dhe kërkesat e shqiptarëve u përfillën nga evropianët

    III. Në Konferencën e Paqes në Paris problemi i Shqipërisë u diskutua gjatë por kërkesat e shqiptarëve u përfillën vetëm nga italianët

    Cili nga pohimet e dhëna është i saktë:

    A. Vetëm I
    B. Vetëm II
    C. Vetëm III
    D. I,II dhe III

  • Pyetja 7

    Përveç në Kosovë në cilat njësi të Federatës Jugosllave u ndanë shqiptarët pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore?

    A. Bosne, Slloveni dhe Kroaci
    B. Hercegovinë, Vovjodinë dhe Slloveni
    C. Maqedoni Serbi dhe Mal të Zi
    D. Kroaci, Vojvodinë dhe Bosne

  • Pyetja 8

    Në Kongesin e Manastirit (1908) përveç çështjes së alfabetit cilat ishin vendimet kombëtare që u diskutuan dhe u kërkuan nga osmanët ?

    A. Njohja e bashkimit kombëtar dhe e drejta e lëvizjes së lirë
    B. Zhvillimi i forcave të armatosura dhe njësive policore
    C. Zhvillimi i infrastrukturës rrugore dhe arsimore
    D. Njohja zyrtare e kombit shqiptar dhe e gjuhës shqipe

  • Pyetja 9

    Atentati i Sarajevës shërbeu si shkas për shpërthimin e :

    A. Luftës së Dytë Botërore
    B. Luftës së Parë Botërore
    C. Luftrave Ballkanike
    D. Luftrave ruso-turke

  • Pyetja 10

    Përveç Gjermanisë cilat shtete gjatë Luftës së parë Botërore bënin pjesë në Aleancën Tripalëshe?

    A. Austro-Hungaria ,Perandoria Osmane dhe Bullgaria
    B. Franca,Rusia dhe Perandoria Osmane
    C. Anglia,Holanda dhe Belgjika
    D. Italia,Franca dhe Anglia

  • Pyetja 11

    Më 1844 kryeministri grek Jani Koleti shpalli programin e quajtuar “Megali Idea”.Çka parashihte ky program?

    A. Përfshirjen e Shqipërisë së Veriut brenda kufijve të Greqisë
    B. C.Bashkimin e Shqipërisë me Greqinë dhe Jugosllavinë
    C. D.bashkimin e Shqipërisë me Greqinë dhe Bullgarinë
    D. Përfshirjen e Shqipërisë së Jugut brenda kufijve të Greqisë

  • Pyetja 12

    “Pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore shtetet fituese u mblodhën në një Konferencë ndërkombëtare ku morën pjesë mbi 30 vende.Në konferencë krahas Gjermanisë dhe Austrisë u formuan edhe shtete të reja si: Polonia, Çekosllovakia, Hungaria etj.”

    Për cilën Konference bëhët fjalë në tekstin e lartëshënuar?

    A. Konferencën e Uashingtonit
    B. Konferencën e Parisit
    C. Konferencën e Romës
    D. Konferencën e Londrës

  • Pyetja 13

    Përveç Francës,Gjermanisë dhe Italisë cilat shtete e në vitin 1951 formuan Komitetin Evropian që i parapriu formimit të Bashkimit Evropian?

    A. Austria Polonia, Çekia dhe Sllovakia
    B. Greqia, Bullgaria, Rumania dhe Hungaria
    C. Holanda, Belgjika, Danimarka dhe Luksemburgu
    D. Suedia, Norvegjia, Finlanda dhe Lituania

  • Pyetja 14

    Me cilin shtet ishte e lidhur fuqishëm Shqipëria në Planin e politikës së jashtme gjatë viteve 1949-1960 ?

    A. Me Republikën Popullore të Kinës
    B. Me RSF të Jugosllavisë
    C. Me Republikën e Greqisë
    D. Me Bashkimin Sovjetik

  • Pyetja 15

    Cila ishte Gazeta e parë në gjuhën shqipe e botuar në Kosovë menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore ?

    A. Zëri i Rinisë
    B. Bujku
    C. Rilindja
    D. Kosova

  • Pyetja 16

    Popullata greke e periudhës antike përbehej nga disa grupe fisesh.Cilat ishin fiset më të njohura greke?

    A. Dorët,akejet,jonët
    B. Japigët,molosët,epirotët
    C. Mesapët,samnitët.lukanët
    D. Peneset,dokleatët,liburnët

  • Pyetja 17

    Si quhej Këshilli i Pleqve në Spartë i cili tubonte 28 përfaqësues nga familjet më të njohura spartane?

    A. Oligarkia
    B. Bazileusi
    C. Geruzia
    D. Polisi

  • Pyetja 18

    E gjithë popullsia e Romës antike ndahej në dy grupe të mëdha:patricë dhe plebejë.Cilës shtresë I takonin patricët?

    A. Shteresë së ultë qe merrej me tregeti
    B. Shtresës së lartë që drejtonte politikën
    C. Shtreses së lartë që merrej me bujqësi
    D. Shtresës së ultë qe drejtonte ekonominë

  • Pyetja 19

    Muhamedi themeluesi i fesë islame i përndjekur nga fisnikëria e Mekës u detyra të ikte në Medinë .Në cilin vit ndodhi kjo ikje që shënon edhe fillimin e erës islame?

    A. Në vitin 622 të e.r.s.
    B. Në vitin 622 p.e.s.
    C. Në vitin 822 të e.r.s.
    D. Në vitin 822 p.e..s.

  • Pyetja 20

    Si quheshin organizatat mesjetare të zejtarëve?

    A. komuna
    B. esnafe
    C. gilde
    D. kallfe

  • Pyetja 21

    Principata arbërore e Topiajve kishte një shtrirje territoriale që shtrihej në mes lumenjve:

    A. Drin dhe Mat
    B. Mat dhe Vjosë
    C. Shkumbin dhe Mat
    D. Shkumbin dhe Vjosë

  • Pyetja 22

    Shkodra ishte kryeqendra e Mbretërisë Ilire të:

    A. Dardanëve
    B. Ardianëve
    C. Molosëve
    D. Taulantëve

  • Pyetja 23

    Janë dhënë pohimet:

    I. Pasardhës të Sllavëve të jugut janë:çekët,sllovakët dhe polakët
    II. Pasardhës të Sllavëve të jugut janë:rusët,bjellorusët dhe ukrainasit
    III. Pasardhës të Sllavëve të jugut janë:rusët,polakët dhe ukrainasit
    IV. Pasardhës të Sllavëve të jugut janë: sllovenët, kroatët, serbët, malazezët, maqedonët dhe bullgarët

    Cilat nga pohimet e dhëna është i saktë?

    A. Pohimi nën I
    B. Pohimi nën II
    C. Pohimi nën III
    D. Pohimi nën IV

  • Pyetja 24

    Me cilën ngjarje është e lidhur kryengritja greke për pavarësi e vitit 1821?

    A. Rënien e Pashallëkut të Bushatlinjëve
    B. Luftën Osmane-Bullgare
    C. Rënien e Pashallëkut të Janinës
    D. Luftën Osmane-Serbe

  • Pyetja 25

    Në fund të Luftës së Dytë Botërore shqiptarët u organizuan dhe mbajtën një Kuvend në të cilën kërkuan krijimin e shtetit shqiptar në kufijtë e tij etnik. Për vendimet e cilit kuvend bëhet fjalë:

    A. Lidhjen e Parë të Prizrenit
    B. Lidhjen e Dytë të Prizrenit
    C. Lidhjen e Pejës
    D. Lidhjen e Lezhës

  • Pyetja 26

    Mbretëria Dardane është themeluar rreth shek.IV para Krishtit dhe shtrihej në territorin e Kosovës dhe viseve përreth saj.Cili ishte mbreti i parë dardan që njohim?

    A. Longari
    B. Monun
    C. Bato
    D. Bardhyli

  • Pyetja 27

    Më 1958 Franca kaloi nga Republika Parlamentare në republikë gjysmë presidenciale.Cili ishte Kryetari Fracez që bëri reformën e tillë qeverisëse ?

    A. Zhak Shirak
    B. Zhiskar D’Esten
    C. Sharl De Gol
    D. Fransua Miteran

  • Pyetja 28

    Kongresi i Lushnjës u mbajt nga 28-31 janar 1920.Në të morën pjesë 50 përfaqësues nga të gjitha krahinat e vendit.Në këtë Kongres u vendos:

    A. Të luftohet për pavarësinë e plotë të territoreve etnike shqiptare si dhe kundër planeve të Konferencës së Paqes të Londrës për copëtimin e Shqipërisë.
    B. Të luftohet për pavarësinë e plotë si dhe kundër planeve të Konferencës së Paqes të Parisit për copëtimin e Shqipërisë.
    C. Krijimi i Monarkisë Kushtetuare të Shqipërisë me në krye Mbretin Zog
    D. Krijimi i Republikës Parlamentare të Shqipërisë me në krye Kryetarin e Republikës.

  • Pyetja 29

    Për të bashkuar të gjitha forcat për mbrojtjen dhe çlirimin e tërë krahinave shqiptare Gj.K. Skënderbeu më 2 mars 1444 ftoi Kuvendin e Përgjithshëm në Lezhë. Përveç Skënderbeut kush tjetër nga krerët e rëndësishëm shqiptar morri pjesë në këtë Kuvend?

    A. Hamza Kastrioti, Gjon Kastrioti
    B. Vrana Konti, Moisi Golemi
    C. Depë Zenebishi, Gjin Gazuli
    D. Gjergj Arianiti, Lekë Zaharia

  • Pyetja 30

    Gjatë Luftës së Parë Botërore Shqipëria u pushtua nga ushtria Austro-Hungareze,italiane dhe franceze.Në hartën e poshtëshënuar cilën zonë okupuese paraqet hapësira e shënuar me vija horizontale?

    A. Zonën okupuese Austro-Hungareze
    B. Zonën okupuese Italiane
    C. Zonën okupuese Franceze
    D. Asnjërën zonë

 

Shpërndaje

  • google-share

Komento Cancel reply

*
*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Më të fundit

MAShTI publikoi rezultatet e testit të maturës – kalueshmëria 68.43%

06 Jul 2021

Komisioni Shtetëror i Maturës vendos që testi i maturës të organizohet më 26 qershor 2021

25 May 2021

Testi i Maturës 2020 do të mbahet në korrik

12 May 2020

Caktohen datat e Maturës 2019 për afatin e qershorit

26 Feb 2019

Caktohen datat e testit të maturës në afatin e dytë

01 Jul 2018

Më të lexuarat

74.5 % e maturantëve kaluan testin e maturës

7 Comments

Testi i maturës këtë vit sfidë për MASHT-in

4 Comments

Të hënën, rezultati përfundimtar i testit të maturës

3 Comments

Rezultatet e akreditimit shpallen sot

2 Comments

Nesër, pjesa e dytë e testit të maturës

2 Comments
© Copyright 2013-2023 Matura shtetërore