Histori, Gjimnazi Gjuhësor A 2012
Pyetja 1
Me Zbulimet e mëdha gjeografike qendra e tregtisë evropiane u zhvendos nga Deti Mesdhe në Oqeanin Atlantik. Cilat vende evropiane përfituan ekonomikisht nga kjo zhvendosje rrugëve tregtare?
A. Gjermania, Belgjika, dhe Greqia
B. Turqia, Austria dhe Hungaria
C. Spanja, Portugalia dhe Holanda
D. Polonia, Çekia dhe BullgariaPyetja 2
Cili është ndikimi kryesore që Reformacioni ushtroj në shoqërinë evropiane të kohës/?
A. Forcimi i autoritetit të kishës mbi autoritetin e shtetit
B. Forcimi i autoritetit të shtetit mbi autoritetin e kishës
C. Dobësimi i autoritetit shtetit mbi klasën sunduese
D. Dobësimi i autoritetit të kishës mbi klasën skllavopronarePyetja 3
Cilat ngjarje historike janë radhitur drejt sipas rendit kronologjik?
A. Lufta e Parë Botërore, Luftërat Ballkanike
B. Beteja e Beratit, Rrethimi i parë i Krujës,
C. Lufta e Dytë Botërore, Atentati i Sarajevës
D. Beteja e e Kosovës, Pushtimi i Konstantinopolit nga osmanëtPyetja 4
Interesat e cilës shoqëri i mbronin ligjet e mbretit Hamurab të Mesopotamisë ?
A. Shoqërisë skllavopronare
B. Shoqërisë feudale
C. Shoqërisë kapitaliste
D. Shoqërisës socialistePyetja 5
Aushvici,Mathauzeni,Dahau dhe Buhenvaldi ishin:
A. Qytete gjermane të bombarduar gjatë Luftës së II Botërore
B. Fushëbeteja të ashpra në mes gjermanëve dhe ruseve
C. Kampe të përqendrimit të ngritura nga nazistët
D. Vende ku korri fitore ushtria gjermanePyetja 6
Janë dhënë pohimet:
I.Në Konferencën e Paqes në Paris problemi i Shqipërisë u diskutua gjatë por në përgjithësi kërkesat e shqiptarëve nuk u përfillën.
II. Në Konferencën e Paqes në Paris problemi i Shqipërisë u diskutua gjatë dhe kërkesat e shqiptarëve u përfillën nga evropianët
III. Në Konferencën e Paqes në Paris problemi i Shqipërisë u diskutua gjatë por kërkesat e shqiptarëve u përfillën vetëm nga italianët
Cili nga pohimet e dhëna është i saktë:
A. Vetëm I
B. Vetëm II
C. Vetëm III
D. I,II dhe IIIPyetja 7
Përveç në Kosovë në cilat njësi të Federatës Jugosllave u ndanë shqiptarët pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore?
A. Bosne, Slloveni dhe Kroaci
B. Hercegovinë, Vovjodinë dhe Slloveni
C. Maqedoni Serbi dhe Mal të Zi
D. Kroaci, Vojvodinë dhe BosnePyetja 8
Në Kongesin e Manastirit (1908) përveç çështjes së alfabetit cilat ishin vendimet kombëtare që u diskutuan dhe u kërkuan nga osmanët ?
A. Njohja e bashkimit kombëtar dhe e drejta e lëvizjes së lirë
B. Zhvillimi i forcave të armatosura dhe njësive policore
C. Zhvillimi i infrastrukturës rrugore dhe arsimore
D. Njohja zyrtare e kombit shqiptar dhe e gjuhës shqipePyetja 9
Atentati i Sarajevës shërbeu si shkas për shpërthimin e :
A. Luftës së Dytë Botërore
B. Luftës së Parë Botërore
C. Luftrave Ballkanike
D. Luftrave ruso-turkePyetja 10
Përveç Gjermanisë cilat shtete gjatë Luftës së parë Botërore bënin pjesë në Aleancën Tripalëshe?
A. Austro-Hungaria ,Perandoria Osmane dhe Bullgaria
B. Franca,Rusia dhe Perandoria Osmane
C. Anglia,Holanda dhe Belgjika
D. Italia,Franca dhe AngliaPyetja 11
Më 1844 kryeministri grek Jani Koleti shpalli programin e quajtuar “Megali Idea”.Çka parashihte ky program?
A. Përfshirjen e Shqipërisë së Veriut brenda kufijve të Greqisë
B. C.Bashkimin e Shqipërisë me Greqinë dhe Jugosllavinë
C. D.bashkimin e Shqipërisë me Greqinë dhe Bullgarinë
D. Përfshirjen e Shqipërisë së Jugut brenda kufijve të GreqisëPyetja 12
“Pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore shtetet fituese u mblodhën në një Konferencë ndërkombëtare ku morën pjesë mbi 30 vende.Në konferencë krahas Gjermanisë dhe Austrisë u formuan edhe shtete të reja si: Polonia, Çekosllovakia, Hungaria etj.”
Për cilën Konference bëhët fjalë në tekstin e lartëshënuar?A. Konferencën e Uashingtonit
B. Konferencën e Parisit
C. Konferencën e Romës
D. Konferencën e LondrësPyetja 13
Përveç Francës,Gjermanisë dhe Italisë cilat shtete e në vitin 1951 formuan Komitetin Evropian që i parapriu formimit të Bashkimit Evropian?
A. Austria Polonia, Çekia dhe Sllovakia
B. Greqia, Bullgaria, Rumania dhe Hungaria
C. Holanda, Belgjika, Danimarka dhe Luksemburgu
D. Suedia, Norvegjia, Finlanda dhe LituaniaPyetja 14
Me cilin shtet ishte e lidhur fuqishëm Shqipëria në Planin e politikës së jashtme gjatë viteve 1949-1960 ?
A. Me Republikën Popullore të Kinës
B. Me RSF të Jugosllavisë
C. Me Republikën e Greqisë
D. Me Bashkimin SovjetikPyetja 15
Cila ishte Gazeta e parë në gjuhën shqipe e botuar në Kosovë menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore ?
A. Zëri i Rinisë
B. Bujku
C. Rilindja
D. KosovaPyetja 16
Popullata greke e periudhës antike përbehej nga disa grupe fisesh.Cilat ishin fiset më të njohura greke?
A. Dorët,akejet,jonët
B. Japigët,molosët,epirotët
C. Mesapët,samnitët.lukanët
D. Peneset,dokleatët,liburnëtPyetja 17
Si quhej Këshilli i Pleqve në Spartë i cili tubonte 28 përfaqësues nga familjet më të njohura spartane?
A. Oligarkia
B. Bazileusi
C. Geruzia
D. PolisiPyetja 18
E gjithë popullsia e Romës antike ndahej në dy grupe të mëdha:patricë dhe plebejë.Cilës shtresë I takonin patricët?
A. Shteresë së ultë qe merrej me tregeti
B. Shtresës së lartë që drejtonte politikën
C. Shtreses së lartë që merrej me bujqësi
D. Shtresës së ultë qe drejtonte ekonominëPyetja 19
Muhamedi themeluesi i fesë islame i përndjekur nga fisnikëria e Mekës u detyra të ikte në Medinë .Në cilin vit ndodhi kjo ikje që shënon edhe fillimin e erës islame?
A. Në vitin 622 të e.r.s.
B. Në vitin 622 p.e.s.
C. Në vitin 822 të e.r.s.
D. Në vitin 822 p.e..s.Pyetja 20
Si quheshin organizatat mesjetare të zejtarëve?
A. komuna
B. esnafe
C. gilde
D. kallfePyetja 21
Principata arbërore e Topiajve kishte një shtrirje territoriale që shtrihej në mes lumenjve:
A. Drin dhe Mat
B. Mat dhe Vjosë
C. Shkumbin dhe Mat
D. Shkumbin dhe VjosëPyetja 22
Shkodra ishte kryeqendra e Mbretërisë Ilire të:
A. Dardanëve
B. Ardianëve
C. Molosëve
D. TaulantëvePyetja 23
Janë dhënë pohimet:
I. Pasardhës të Sllavëve të jugut janë:çekët,sllovakët dhe polakët
II. Pasardhës të Sllavëve të jugut janë:rusët,bjellorusët dhe ukrainasit
III. Pasardhës të Sllavëve të jugut janë:rusët,polakët dhe ukrainasit
IV. Pasardhës të Sllavëve të jugut janë: sllovenët, kroatët, serbët, malazezët, maqedonët dhe bullgarëtCilat nga pohimet e dhëna është i saktë?
A. Pohimi nën I
B. Pohimi nën II
C. Pohimi nën III
D. Pohimi nën IVPyetja 24
Me cilën ngjarje është e lidhur kryengritja greke për pavarësi e vitit 1821?
A. Rënien e Pashallëkut të Bushatlinjëve
B. Luftën Osmane-Bullgare
C. Rënien e Pashallëkut të Janinës
D. Luftën Osmane-SerbePyetja 25
Në fund të Luftës së Dytë Botërore shqiptarët u organizuan dhe mbajtën një Kuvend në të cilën kërkuan krijimin e shtetit shqiptar në kufijtë e tij etnik. Për vendimet e cilit kuvend bëhet fjalë:
A. Lidhjen e Parë të Prizrenit
B. Lidhjen e Dytë të Prizrenit
C. Lidhjen e Pejës
D. Lidhjen e Lezhës
1c,2b,3d,4a,5c,6a,7c,8d,9b,10a,11d,12b,13c,14d,15c