Bursa Studimi Rankimi i Universiteteve Linqe të dobishme
[email protected]
facebook
twitter
google_plus
  • Ballina
  • Zgjidhjet e testeve
    • Zgjidhjet 2012
    • Zgjidhjet 2010
    • Zgjidhjet 2009
  • Shkarko testet
    • Testet 2020
    • Testet 2012
    • Testet 2010
    • Testet 2009
    • Testet 2008
  • Mësime
  • Lajme
  • Dërgo pyetje

Lajme

0 Comment

Heqja e klasës së 13-të dyfishon numrin e maturantëve

05 May 2014
Milingona

Me heqjen e klasës së 13-të, sivjet është dyfishuar numri i maturantëve që pritet të konkurrojnë në institucionet e arsimit të lartë. Universitetet publike dhe kolegjet private ende nuk kanë caktuar kuotat se sa studentë të rinj do të pranojnë, por ai që do të ketë fluksin më të madh është Universiteti i Prishtinës.

Drejtues të Universitetit dhe të Ministrisë së Arsimit thonë se caktimi i kuotave do të bëhet në bazë të kapaciteteve që kanë institucionet e arsimit të lartë.

Universiteti i Prishtinës është institucioni që sivjet do të ketë një fluks më të madh të kandidatëve për të filluar studimet. Kjo për arsye sepse është dyfishuar numri i maturantëve me heqjen e klasës së 13-të.

Megjithatë, Universiteti i Prishtinës ende nuk ka caktuar kuotat se sa studentë do të pranojë për këtë vit akademik. Këshilltari për media në UP, Ardian Gola, tha për Radio Kosovën se njësitë akademike nuk kanë bërë ende propozimet për numrin e studentëve që do t’i pranojnë.

“Ato propozime bëhen gjithmonë duke pasur në konsideratë, sidomos këtë vit, numrin e madh të maturantëve që do të vërshojnë universitetet në Kosovë. Por, gjithmonë këto propozime bëhen edhe konform kapaciteteve pedagogjike, kapaciteteve administrative, infrastrukturore me të cilat disponon UP-ja. Më pas këto propozime do të miratohen në Senat dhe më pas shkojnë në Ministrinë e Arsimit për t’u aprovuar”, tha Ardian Gola.

Ndërkohë, pritet që edhe këtë vit akademik, fakultetet më të preferuara për të rinj të jenë: Ekonomiku, Juridiku dhe Edukimi. Prodekani për çështje mësimore në Fakultetin e Edukimit, Zeqir Veselaj, tha se nuk e kanë ndërmend t’i rrisin kuotat për pranimin e studentëve të rinj.

“Ky fluks i madh nuk do të ndikojë që ne të rrisim kuotat, sepse tashmë janë hapur fakultetet e Edukimit edhe nëpër universitetet e tjera. Raportet e akreditimit dhe projekti ‘Tempus’ që bëjnë vlerësimin, tregojnë që puna me grupe të mëdha të studentëve në Fakultetin e Edukimit nuk është efektive. Nuk mund të bëhet punë serioze me një mësimdhënës të ardhshëm nëse në një grup janë më shumë se 200 studentë”, tha Zeqir Veselaj

Zëvendësministri i Arsimit, Nehat Mustafa, theksoi se edhe pse është rritur numri i maturantëve, secili që konkurron do t’i jepet mundësia për të studiuar, pasi, siç tha ai, janë hapur edhe universitete të tjera publike, raporton RTK.

“Duke pasur parasysh që tashmë kemi 6 universitete publike në Kosovë dhe kemi 23 kolegje private, mund të themi që çdo maturanti do t’i krijohet mundësia që të jetë pjesë e këtyre universiteteve. Ne duhet të dimë që jo të gjithë që e përfundojnë shkollën e mesme të lartë i drejtohen universiteteve, për arsye se, sidomos numri i maturantëve që vijnë nga shkollat profesionale – një numër i vogël i tyre drejtohet në arsimin e lartë, pasi ata i drejtohen tregut të punës”, tha Nehat Mustafa.

Menaxhmenti i Universitetit të Prishtinës dhe Ministria e Arsimit janë të angazhuar që të vendosin numrin e kuotave për studentë të rinj, duke pasur në konsideratë nevojën e tregut dhe kërkesat e maturantëve. Vitin e kaluar Universiteti i Prishtinës ka pranuar rreth 12 mijë studentë të rinj./rtk/

Shpërndaje

  • google-share

Komento Cancel reply

*
*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Më të fundit

MAShTI publikoi rezultatet e testit të maturës – kalueshmëria 68.43%

06 Jul 2021

Komisioni Shtetëror i Maturës vendos që testi i maturës të organizohet më 26 qershor 2021

25 May 2021

Testi i Maturës 2020 do të mbahet në korrik

12 May 2020

Caktohen datat e Maturës 2019 për afatin e qershorit

26 Feb 2019

Caktohen datat e testit të maturës në afatin e dytë

01 Jul 2018

Më të lexuarat

74.5 % e maturantëve kaluan testin e maturës

7 Comments

Testi i maturës këtë vit sfidë për MASHT-in

4 Comments

Të hënën, rezultati përfundimtar i testit të maturës

3 Comments

Rezultatet e akreditimit shpallen sot

2 Comments

Nesër, pjesa e dytë e testit të maturës

2 Comments
© Copyright 2013-2023 Matura shtetërore