Bursa Studimi Rankimi i Universiteteve Linqe të dobishme
[email protected]
facebook
twitter
google_plus
  • Ballina
  • Zgjidhjet e testeve
    • Zgjidhjet 2012
    • Zgjidhjet 2010
    • Zgjidhjet 2009
  • Shkarko testet
    • Testet 2020
    • Testet 2012
    • Testet 2010
    • Testet 2009
    • Testet 2008
  • Mësime
  • Lajme
  • Dërgo pyetje

Matura 2009

1 Comment

Gjeografi, Gjimnazi Shoqëror, Gjuhësor A 2009

03 Jun 2013
Milingona
gjeografi, gjimnazi gjuhesor, gjimnazi shoqeror
  • Pyetja 1

    Si quhen format akumulative ku lumi me zvogëlimin e pjerrësisë gjatë rrjedhës së tij humb forcën dhe bëhet shtresëzimi i materialit?

    A. Stalaktite
    B. Stalagmite
    C. Delta
    D. Klife

  • Pyetja 2

    Kroacia ka sipërfaqe prej 56.542km2 dhe 4.5 milionë banorë. Sa është dendësia e popullsisë b/km2?

    A. 49
    B. 79
    C. 105
    D. 155

  • Pyetja 3

    Nëse niveli i ujit në liqen është më i lartë se i oqeanit botëror, por fundi i tij gjendet nën të quhet:

    A. baticë
    B. zbaticë
    C. depresion
    D. kriptodepresion

  • Pyetja 4

    Cilët lumenj i takojnë ujëmbledhësit të Detit të Zi?

    A. Ibri, Drenica, Sitnica, Llapi, Morava e Binçës, Kriva Reka
    B. Drenica, Morava e Binçës, Nerodimia, Llapi, Lepenci
    C. Sitnica, Ibri, Mirusha, Ereniku, Lepenci, Llapi
    D. Llapi, Mirusha, Nerodima, Sitnica, Drenica, Kriva Reka

  • Pyetja 5

    Janë dhëne pohimet:

    I. Ultësira e Shkodrës shtrihet në pjesën jugore të ultësirës perëndimore të Shqipërisë, nëpër të rrjedh lumi Buna
    II. Fusha e Myzeqesë shtrihet nga Shkëmbi i Kavajes në veri, deri në afërsi të Vlorës në jug, nëpër të rrjedh lumi Drin
    III. Fusha e Elbasanit shtrihet në rrjedhën e mesme të lumit Shkumbin, ka klimë të ndryshuar mesdhetare

    Cila nga pohimet është e saktë?

    A. Vetëm I
    B. Vetëm II
    C. Vetëm III
    D. I, II dhe III

  • Pyetja 6

    Cili nga grafikonet paraqet shtrirjen e tipave të relievit sipas lartësisë mbidetare në Kosovë?

    A. I
    B. II
    C. III
    D. IV

  • Pyetja 7

    Savanat janë:

    A. sipërfaqe të mbuluara me barë të lartë në viset tropike
    B. sipërfaqe të mbuluara me barë të ulët në viset e mesme kontinentale
    C. sipërfaqe me vegjetacion të vobektë e të shkurtër me myshqe
    D. sipërfaqe e madhe me pyje të pishave në Siberi

  • Pyetja 8

    Në hartën e dhëne me shkallë të vogël është paraqitur Amerika Jugore. Në cilin grup të hartave bënë pjesë?

    A. Plane
    B. Hidrologjike
    C. Topografike
    D. Gjeografike

  • Pyetja 9

    Cila fushë është paraqitur e hijezuar në hartë?

    A. Pollogut
    B. Panonisë
    C. Vllahisë
    D. Selanikut

  • Pyetja 10

    Varësisht prej pjesëmarrjes së popullsisë së re, të mesme dhe moshuar, dallohen tri tipe kryesore të popullsisë( progresiv, stacionar dhe regresiv).

    Çka e karakterizon tipin progresiv?

    A. Pjesëmarrja pak më e ulët e popullsisë së re, më shumë popullsi e mesme dhe me shtim natyror mjaft të ulët
    B. Pjesëmarrja e lartë e popullsisë së re (0-14 dhe 0-19 vjet) dhe shtimi i lartë natyror
    C. Pjesëmarrja e ulët e fëmijëve dhe e moshës së re, pjesëmarrja e lartë e popullsisë së mesme dhe të moshuar dhe shtimi shumë i ulët natyror
    D. Pjesëmarrja e ulët e popullsisë së re (0-14 dhe 0-19 vjet) dhe me shumë popullsi të mesme

 

Shpërndaje

  • google-share

One Comment

  1. kimete April 5, 2014 at 12:32 pm Reply

    PYETJA E PARE A KA NDONJE HARTE KU BAZOHET PYETJA

Komento Cancel reply

*
*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Më të fundit

MAShTI publikoi rezultatet e testit të maturës – kalueshmëria 68.43%

06 Jul 2021

Komisioni Shtetëror i Maturës vendos që testi i maturës të organizohet më 26 qershor 2021

25 May 2021

Testi i Maturës 2020 do të mbahet në korrik

12 May 2020

Caktohen datat e Maturës 2019 për afatin e qershorit

26 Feb 2019

Caktohen datat e testit të maturës në afatin e dytë

01 Jul 2018

Më të lexuarat

74.5 % e maturantëve kaluan testin e maturës

7 Comments

Testi i maturës këtë vit sfidë për MASHT-in

4 Comments

Të hënën, rezultati përfundimtar i testit të maturës

3 Comments

Rezultatet e akreditimit shpallen sot

2 Comments

Nesër, pjesa e dytë e testit të maturës

2 Comments
© Copyright 2013-2023 Matura shtetërore