Bursa Studimi Rankimi i Universiteteve Linqe të dobishme
[email protected]
facebook
twitter
google_plus
  • Ballina
  • Zgjidhjet e testeve
    • Zgjidhjet 2012
    • Zgjidhjet 2010
    • Zgjidhjet 2009
  • Shkarko testet
    • Testet 2020
    • Testet 2012
    • Testet 2010
    • Testet 2009
    • Testet 2008
  • Mësime
  • Lajme
  • Dërgo pyetje

Matura 2010

0 Comment

Gjeografi, Gjimnazi Shoqëror B 2010

03 Jun 2013
Milingona
gjeografi, gjimnazi shoqeror
  • Pyetja 1

    Si quhet dukuria e gërryerjes së tokës nën veprimin e forcave të jashtme?

    A. Akumulacion
    B. Bifurkacion
    C. Erozion
    D. Erupsion

  • Pyetja 2

    Cili nga lumenjtë e Shqipërisë ka gjatësi më të vogël?

    A. Drini
    B. Buna
    C. Shkumbini
    D. Mati

  • Pyetja 3

    Në qoftë se në hartë me shkallë 1 : 600 000, largësia Ferizaj – Gjilan është 5 cm. Sa është largësia në mes këtyre dy qyteteve?

    A. 30 km
    B. 45 km
    C. 40 km
    D. 25 km

  • Pyetja 4

    Cila prej këtyre vijave përdoret për punimin e hartave klimatike për paraqitjen e temperaturave?

    A. Izobatet
    B. Izohjetet
    C. Izohalinet
    D. Izotermat

  • Pyetja 5

    Me lëvizjet tektonike vertikale janë krijuar:

    A. malet e vjetra – mollake
    B. malet e reja – vargmalet
    C. mbihypja – shariazhi
    D. atiklinaliet – sinklinalet

  • Pyetja 6

    Numri më i vogël i popullsisë së botës jeton në:

    A. hemisferën perëndimore
    B. hemisferën veriore
    C. hemisferën lindore
    D. hemisferën jugore

  • Pyetja 7

    Me rritjen e lartësisë mbidetare temperaturat e ajrit në zbresin në çdo 100m për 0.56^0C. Sa do të jetë temperatura në 600 m lartësi nëse në 0 metra lartësi temperaturaështë 15^0C ?

    A. h = 600 m, temp.=11.64^0C
    B. h = 600 m, temp. = 11.62^0C
    C. h = 600 m, temp. = 9.52^0C
    D. h = 600 m, temp. =15.32^0C.

  • Pyetja 8

    Hapësira gjeografike e cila shtrihet në të dy anët e lumit Lumbardhi i Prizrenit njihet si:

    A. rajoni malor i Siriniqit
    B. rajoni malor i Sreckës
    C. rajoni malor i Shalës së Bajgorës
    D. rajoni malor i Kollashinit të Ibërit

  • Pyetja 9

    Pse pjesa më e madhe e Republikës së Kosovës është e mbuluar me tokë të cilësisë së dobët?

    A. Për shkak të pasurisë bimore
    B. Për shkak të klimës së llojllojshme
    C. Për shkak të relievit kodrinoro-malor
    D. Për shkak të pasurive ujore rrjedhëse

  • Pyetja 10

    Fusha e Moravës shtrihet në:

    A. verilindje të Fushës së Kosovës, në mes maleve të Gallakut dhe Kopaunikut
    B. jugperëndim të Fushës së Kosovës, në mes maleve të Drenicës dhe Zhegovcit
    C. veriperëndim të Fushës së Kosovës, në mes maleve të Kopaunikut dhe Rogoznës
    D. juglindje të fushës së Kosovës, në mes maleve të Karadakut dhe Zhegovcit

  • Pyetja 11

    Cilat janë malet e vjetra në Europë?

    A. Uralet, Alpet, Harc, Pirinejet, Peninet, Apeninet dhe Rodopet
    B. Vogezet, Karpatet, Shvarcvald, Dinariket, Ardenet dhe Sharrit
    C. Rodopet, Vogezet, Shvarcvald, Harc, Ardenet, Peninet dhe Uralet
    D. Sharopindet, Masivi qendror, Apeninet, Kastilet, Alpet dhe Iberiket

  • Pyetja 12

    Janë dhënë pohimet:

    I. Ciklonet krijohen rreth Islandës dhe duke lëvizur në drejtim të Evropës sjellin shi, bor, mjegull dhe erë
    II. Ciklonet krijohen rreth Ishujve Azore dhe duke lëvizur në drejtim të Evropës sjellin kohë të ftohtë
    III. Ciklonet krijohen mbi Siberi dhe duke lëvizur në drejtim të Evropës sjellin kohë të nxehtë

    Cili pohim është i saktë ?

    A. Vetëm I
    B. Vetëm II
    C. Vetëm III
    D. I,II dhe III

  • Pyetja 13

    Salanitet më të vogël kanë:

    A. hapësirat ujore që ndodhen në zonën e nxehtë, sidomos në gjerësitë subtropikale
    B. hapësirat ujore që ndodhen në zonën mesatare, sidomos në gjerësitë mesatare
    C. hapësirat ujore që ndodhen në zonën e ftohtë, sidomos në gjerësitë polare
    D. hapësirat ujore që ndodhen në zonën e nxehtë, sidomos në gjerësitë tropike

  • Pyetja 14

    Cili lumë është paraqitur në hartën e dhënë?

    A. Nili
    B. Amazoni
    C. Misisipi
    D. Kongo

  • Pyetja 15

    Tajga është :

    A. bashkësi bimore me bari të ulët në viset e mesme kontinentale
    B. bashkësi bimore e barishtave të larta në viset tropike
    C. bashkësi e pyjeve të larta halore në rajonet e ftohta klimatike të Siberisë dhe Kanadës
    D. bashkësi bimore e myshqeve, likeneve dhe barishtave moçalike në viset polare

 

Shpërndaje

  • google-share

Komento Cancel reply

*
*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© Copyright 2013-2023 Matura shtetërore