Bursa Studimi Rankimi i Universiteteve Linqe të dobishme
[email protected]
facebook
twitter
google_plus
  • Ballina
  • Zgjidhjet e testeve
    • Zgjidhjet 2012
    • Zgjidhjet 2010
    • Zgjidhjet 2009
  • Shkarko testet
    • Testet 2020
    • Testet 2012
    • Testet 2010
    • Testet 2009
    • Testet 2008
  • Mësime
  • Lajme
  • Dërgo pyetje

Matura 2010

1 Comment

Gjeografi, Gjimnazi Shoqëror A 2010

03 Jun 2013
Milingona
gjeografi, gjimnazi shoqeror
  • Pyetja 1

    Si quhet dukuria e gërryerjes së tokës nën veprimin e forcave të jashtme?

    A. Akumulacion
    B. Bifurkacion
    C. Erozion
    D. Erupsion

  • Pyetja 2

    Cili nga lumenjtë e Shqipërisë ka gjatësi më të madhe?

    A. Shkumbini
    B. Drini
    C. Mati
    D. Buna

  • Pyetja 3

    Në qoftë se në hartë me shkallë 1 : 600 000, largësia Prishtinë – Mitrovicë është 6 cm. Sa është largësia në mes këtyre dy qyteteve?

    A. 36 km
    B. 46 km
    C. 56 km
    D. 26 km

  • Pyetja 4

    Cila prej këtyre vijave përdoret për punimin e hartave klimatike për paraqitjen e reshjeve?

    A. Izobatet
    B. Izotermat
    C. Izohalinet
    D. Izohjetet

  • Pyetja 5

    Me lëvizjet tektonike horizontale janë krijuar:

    A. malet e vjetra – mollake
    B. horsti
    C. malet e reja – vargmalet
    D. shëmtirat dhe luginat tektonike

  • Pyetja 6

    Pjesa më e madhe e popullsisë së botës jeton në:

    A. hemisferën perëndimore
    B. hemisferën veriore
    C. hemisferën jugore
    D. hemisferën lindore

  • Pyetja 7

    Me rritjen e lartësisë mbidetare temperaturat e ajrit zbresin në çdo 100 m për 0.56^0C. Sa do të jetë temperatura në 800 m lartësi nëse në 0 metra lartësi temperatura është 14^0C?

    A. h = 800 m, temp. = 9.52^0C
    B. h = 800 m, temp. = 11.62^0C
    C. h = 800 m, temp. = 12.45^0C
    D. h = 800 m, temp. = 15.32^0C

  • Pyetja 8

    Hapësira gjeografike e cila shtrihet në të dy anët e lumit Lumbardhi i Prizrenit njihet si:

    A. rajoni malor i Siriniqit
    B. rajoni malor i Sreckës
    C. rajoni malor i Shalës së Bajgorës
    D. rajoni malor i Kollashinit të Ibërit

  • Pyetja 9

    Pse pjesa perëndimore e Republikës së Kosovës ka bimësi më të pasur se pjesa lindore?

    A. Për shkak reshjeve të mëdha
    B. Për shkak të lartësisë së madhe mbidetare
    C. Për shkak të temperaturave të larta dhe reshjeve të pakta
    D. Për shkak erërave të fuqishme dhe ndërtimit pedologjik

  • Pyetja 10

    Fusha e Llapit shtrihet në:

    A. veriperëndim të Fushës së Kosovës, në mes maleve të Drenicës dhe Zhegovcit
    B. juglindje të Fushës së Kosovës, në mes maleve të Zhegovcit dhe Karadakut
    C. verilindje të Fushës së Kosovës, në mes maleve të Kopaunikut dhe Gallapit
    D. jugperëndim të Fushës së Kosovës, në mes maleve të Gollakut dhe Karadakut

  • Pyetja 11

    Cilat janë malet e reja në Europë?

    A. Alpet, Karpatet, Rodopet, Apeninet, Pirinejet dhe Ardenet
    B. Vogezet, Shvarcvald, Harts, Penine, Ardenet dhe Dinariket
    C. Dinariket, Rodopet, Pirinejet, Vogezet, Karpatet, dhe Peninet
    D. Pirinejet, Alpet, Apeninet, Karpatet, Dinariket dhe Sharopindet

  • Pyetja 12

    Janë dhënë pohimet:

    I. Ciklonet krijohen rreth Islandës dhe duke lëvizur në drejtim të Evropës sjellin shi, bor, mjegull dhe erë
    II. Ciklonet krijohen rreth Ishujve Azore dhe duke lëvizur në drejtim të Evropës sjellin kohë të ftohtë
    III. Ciklonet krijohen mbi Siberi dhe duke lëvizur në drejtim të Evropës sjellin kohë të nxehtë

    Cili pohim është i saktë ?

    A. Vetëm I
    B. Vetëm II
    C. Vetëm III
    D. I,II dhe III

  • Pyetja 13

    Salanitet më të lartë kanë:

    A. hapësirat ujore që ndodhen në zonën e ftohtë, sidomos zonat e akullit
    B. hapësirat ujore që ndodhen në zonën e nxehtë, sidomos në gjerësitë subtropikale
    C. hapësirat ujore që ndodhen në zonën e ftohtë, sidomos në gjerësitë polare
    D. hapësirat ujore që ndodhen në zonën mesatare, sidomos në gjerësitë mesatare

  • Pyetja 14

    Cili lumë është paraqitur në hartën e dhenë?

    A. Amazoni
    B. Misisipi
    C. Nili
    D. Kongo

  • Pyetja 15

    Tundra është :

    A. bashkësi bimore e barishteve të larta në viset tropike
    B. bashkësi bimore me bari të ulët në viset e mesme kontinentale
    C. bashkësi bimore e myshqeve, likeneve dhe barishteve moçalike në viset polare
    D. bashkësi e pyjeve të larta halore në rajonet e ftohta klimatike të Siberisë dhe Kanadës

 

Shpërndaje

  • google-share

One Comment

  1. Azra June 5, 2013 at 5:06 pm Reply

    …..

Komento Cancel reply

*
*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© Copyright 2013-2023 Matura shtetërore