Bursa Studimi Rankimi i Universiteteve Linqe të dobishme
[email protected]
facebook
twitter
google_plus
  • Ballina
  • Zgjidhjet e testeve
    • Zgjidhjet 2012
    • Zgjidhjet 2010
    • Zgjidhjet 2009
  • Shkarko testet
    • Testet 2020
    • Testet 2012
    • Testet 2010
    • Testet 2009
    • Testet 2008
  • Mësime
  • Lajme
  • Dërgo pyetje

Matura 2012

0 Comment

Fizikë, Arsimi Profesional II A 2012

11 May 2013
Milingona
arsimi profesional II, fizike
  • Pyetja 1

    Në cilin nga këto raste, njeriu ushtron shtypje më të madhe në bazë ?

    A. Kur është i ulur
    B. Kur është i shtrirë
    C. Duke qëndruar në dy këmbë
    D. Duke qëndruar në një këmbë

  • Pyetja 2

    Cila nga shprehjet e mëposhtme është e saktë për njësinë matëse të kapacitetit elektrik Farad (F) ?

    A. F=\frac{C}{V} [e saktë]
    B. F = C\cdot V
    C. F=\frac{V}{C}
    D. F = C\cdot s

  • Pyetja 3

    Temperatura në ngrohësin e një makine termike është ( T_1), kurse në ftohës është (T_2). Në cilin rast rendimenti i makinës është maksimal (\eta= 1) ?

    A. T_1=T_2
    B. T_2=0 [e saktë]
    C. T_1=0
    D. T_1>T_2

  • Pyetja 4

    Në figurë është paraqitur rasti kur rrezja e dritës bie në sipërfaqen kufitare që ndan vakumin me qelqin. Cila nga drejtëzat paraqet rrezen e reflektuar ?

    A. 1
    B. 2
    C. 3
    D. 4

  • Pyetja 5

    Si quhet procesi sipas të cilit gazi kalon në lëng ?

    A. Kondensim
    B. Shkrirje
    C. Avullim
    D. Sublimin

  • Pyetja 6

    Në diagram është dhënë varësia e elongacionit (zhvendosjes) të lëkundjes ndaj kohës. Sa është elongacioni i kësaj lëkundje për kohën t=1s ?

    A. 3 cm
    B. 7.5 cm
    C. 0 cm [e saktë]
    D. 2.5 cm

  • Pyetja 7

    Një top futbolli lëvizë duke u rrotulluar nëpër një fushë të futbollit. Me cilën nga këto shprehje llogaritet energjia e përgjithshme kinetike e topit në lëvizje ?

    A. E_K=\frac{mv^2}{2}
    B. E_K=\frac{I\omega^2}{2}
    C. E_K=\frac{mv^2}{2}+\frac{I\omega}{2}
    D. E_K=\frac{mv^2}{2}+\frac{I\omega^2}{2}

  • Pyetja 8

    Cila grimcë mungon në reaksionin e poshtëshënuar ?
    _1H^2+_1H^3=_2He^4+?

    A. _1H^1
    B. _1H^2
    C. _0n^1
    D. _1e^0

  • Pyetja 9

    Në figurë është paraqitur shufra e ngarkuar me elektricitet pozitiv dhe sfera elektroneutrale. Cili nga pohimet vijuese përshkruan saktë zhvendosjen e ngarkesave elektrike gjatë kontaktit të shufrës me sferën?

    A. Ngarkesat negative nga sfera kalojnë tek shufra
    B. Ngarkesat negative nga shufra kalojnë tek sfera
    C. Ngarkesat pozitive nga sfera kalojnë tek shufra
    D. Ngarkesat pozitive nga shufra kalojnë tek sfera

  • Pyetja 10

    Gjatësia valore e fotonit të parë me energji E1 është \lambda_1. Fotoni i dytë ka energji pesë herë më të madhe se i pari, E_2=5\cdot E_1. Sa është gjatësia valore e fotonit të dytë?

    A. \lambda_2=5\lambda_1
    B. \lambda_2=\lambda_1
    C. \lambda_2=\frac{\lambda_1}{5}
    D. \lambda_2=\frac{5}{\lambda_1}

  • Pyetja 11

    Cila nga njësitë matëse paraqet njësinë e forcës elektrike ?

    A. Kuloni
    B. Amperi
    C. Tesla
    D. Njutoni

  • Pyetja 12

    Nëse perioda e lëvizjes së një trupi është T = 0,4s. Për sa kohë t trupi i kyen n= 50 rrotullime ?

    A. t = 20 s
    B. t = 25 s
    C. t = 50 s
    D. t = 75 s

  • Pyetja 13

    Në cilën figurë vijuese është paraqitur procesi izotermik ?

    A. 1
    B. 2
    C. 3
    D. 4

  • Pyetja 14

    Një fundament (bazë) me vëllim V=30m^3, duhet të mbushet me beton. Nëse për ta mbushur këtë fundament na duhet masa e betonit prej 60t, atëherë sa duhet të jetë densiteti i tij (betonit) ?

    A. 2000 kg /m^3
    B. 1000 kg /m^3
    C. 1500 kg /m^3
    D. 3000 kg /m^3

  • Pyetja 15

    Një person qëndron në këmbë në distancën 7 m përballë një pasqyre. Para tij gjendet një karrige në të cilën ai do të ulet. Nëse distanca mes karriges dhe pasqyrës është 2 m, atëherë sa do jetë distanca në mes personit dhe shëmbëllimit të karriges ?

    A. 2 m
    B. 5 m
    C. 7 m
    D. 9 m

 

Shpërndaje

  • google-share

Komento Cancel reply

*
*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Më të fundit

MAShTI publikoi rezultatet e testit të maturës – kalueshmëria 68.43%

06 Jul 2021

Komisioni Shtetëror i Maturës vendos që testi i maturës të organizohet më 26 qershor 2021

25 May 2021

Testi i Maturës 2020 do të mbahet në korrik

12 May 2020

Caktohen datat e Maturës 2019 për afatin e qershorit

26 Feb 2019

Caktohen datat e testit të maturës në afatin e dytë

01 Jul 2018

Më të lexuarat

74.5 % e maturantëve kaluan testin e maturës

7 Comments

Testi i maturës këtë vit sfidë për MASHT-in

4 Comments

Të hënën, rezultati përfundimtar i testit të maturës

3 Comments

Provimi i maturës do të bëhet në mënyrë digjitale

2 Comments

Rezultatet e akreditimit shpallen sot

2 Comments
© Copyright 2013-2023 Matura shtetërore