Bursa Studimi Rankimi i Universiteteve Linqe të dobishme
[email protected]
facebook
twitter
google_plus
  • Ballina
  • Zgjidhjet e testeve
    • Zgjidhjet 2012
    • Zgjidhjet 2010
    • Zgjidhjet 2009
  • Shkarko testet
    • Testet 2020
    • Testet 2012
    • Testet 2010
    • Testet 2009
    • Testet 2008
  • Mësime
  • Lajme
  • Dërgo pyetje

Matura 2012

0 Comment

Ekonomi me Ndërmarrësi, Arsimi Profesional II A 2012

11 May 2013
Milingona
arsimi profesional II, ekonomi me ndermarresi
  • Pyetja 1

    Numri më i madh i bizneseve në Kosovë, sipas formës ligjore të organizimit, janë biznese:

    A. shoqëri aksionare
    B. biznese ortakërie
    C. biznese individuale
    D. shoqëri me përgjegjësi të kufizuar

  • Pyetja 2

    Zgjedhja e lirë e aktivitetit ekonomik është shtyllë e:

    A. ekonomisë së tregut
    B. ekonomisë së centralizuar
    C. ekonomisë së përzier
    D. ekonomisë në tranzicion

  • Pyetja 3

    Kostot oportune janë:

    A. kosto kontabël
    B. kosto alternative
    C. kosto fikse
    D. kosto financiare

  • Pyetja 4

    Nëse nivelet e çmimit janë mbi çmimin ekuilibër si në figurën e dhënë, sasia e ofruar e produkteve e tejkalon sasinë e kërkuar, duke krijuar:

    A. tepricë të produkteve e cila bën presion për rritjen e çmimeve
    B. mungesë të produkteve e cila bën presion për rënien e çmimeve
    C. mungesë të produkteve e cila bën presion për rritjen e çmimeve
    D. tepricë të produkteve e cila bën presion për rënien e çmimeve

  • Pyetja 5

    Në tabelën e mëposhtme janë dhënë kombinime të ndryshme të çmimit dhe sasisë së ofruar për produktin X. Paraqitni grafikisht të dhënat nga tabela. Lakorja e përfituar është:

    A. lakorja e ofertës
    B. lakorja e kërkesës
    C. lakorja e mundësive të prodhimit
    D. lakorja e indiferencës

  • Pyetja 6

    Nëse çmimi i një produkti rritet nga 3 € në 4€, kurse konsumatori vazhdon të blej 4 njësi si më parë, fuqia blerëse e konsumatorit do të:

    A. rritet për 4€
    B. zvogëlohet për 3€
    A. zvogëlohet për 4€
    B. rritet për 3€

  • Pyetja 7

    Kënaqësia shtesë që konsumatori e përfiton nga konsumimi i produkteve dhe shërbimeve të blera paraqet:

    A. dobinë totale
    B. dobinë marxhinale
    C. tepricën konsumatore
    D. koston totale

  • Pyetja 8

    Në analizën e zgjedhjes konsumatore, për çdo njësi shtesë të konsumit të një të mire:

    A. dobia margjinale do të jetë në rënie
    B. dobia margjinale do të jetë në rritje
    C. dobia totale do të jetë vazhdimisht në rënie
    D. dobia totale do të jetë vazhdimisht në rritje

  • Pyetja 9

    Sipas formës organizative firmat ndahen në:

    A. të vogla, të mesme dhe të mëdha
    B. sektorin parësor, dytësor dhe tretësor
    C. prodhuese dhe shërbyese
    D. individuale, ortakëri, dhe korporata

  • Pyetja 10

    Cila nga tiparet e mëposhtme i karakterizon firmat individuale?

    A. përgjegjësia e kufizuar
    B. formohen nga më shumë individë
    C. lehtësia për të hyrë në biznes
    D. tërheqin më shumë kapital

  • Pyetja 11

    Një nga tiparet e monopolit është:

    A. një shitës i produkteve në degë
    B. disa shitës të produkteve në degë
    C. lehtësia e hyrjes se firmave te reja në degë
    D. lehtësia relative e hyrjes se firmave te reja në degë

  • Pyetja 12

    Firmat janë çmim-pranuese në kushtet e:

    A. monopolit
    B. konkurrencës së plotë
    C. konkurrencës monopolistike
    D. oligopolit

  • Pyetja 13

    Renta si çmim i tokës, përcaktohet në tregun e :

    A. faktorëve të prodhimit
    B. produkteve dhe shërbimeve
    C. punës
    D. kapitalit

  • Pyetja 14

    Produkti i Brendshëm Bruto (GDP) llogaritet si shumë e:

    A. konsumit, profitit, interesit, dhe neto eksportit
    B. pagesave transferuese, interesit, dhe rentës
    C. pagesave transferuese, interesit dhe profitit
    D. konsumit, investimeve, shpenzimeve qeveritare dhe neto eksportit

  • Pyetja 15

    Periudha e rënies së prodhimit dhe të ardhurave si dhe rritjes së papunësisë që zgjatë së paku 2-3 muaj një pas një ose 6 muaj është:

    A. niveli më i ulët
    B. ekspansioni
    C. recesioni
    D. pika më e lartë

  • Pyetja 16

    Politika monetare udhëhiqet nga:

    A. Ministria e Financave
    B. Banka Qendrore
    C. bankat komerciale
    D. bankat afariste

  • Pyetja 17

    Qëndrueshmëria e parasë, jetëgjatësia dhe lehtësia në përdorim, janë:

    A. veti të parasë
    B. funksione të parasë
    C. nocion i parasë
    D. lloje të parasë

  • Pyetja 18

    Në kushtet e inflacionit do të ketë rritje të:

    A. kursimeve
    B. vlerës reale të parasë
    C. fuqisë blerëse të konsumatorit
    D. nivelit të përgjithshëm të çmimeve

  • Pyetja 19

    Papunësia e përkohshme është:

    A. papunësi strukturore
    B. papunësi friksionale
    C. papunësi ciklike
    D. papunësi e fshehtë

  • Pyetja 20

    Në tatime jo të drejtpërdrejta bënë pjesë:

    A. akciza, banderola
    B. fitimi i Bankës Qendrore
    C. gjobat në komunikacion
    D. të hyrat nga privatizimi

 

Shko lart

GRUPI B

 

  • Pyetja 1

    Numri më i madh i bizneseve në Kosovë, sipas formës ligjore të organizimit, janë biznese:

    A. ortakëri e përgjithshme
    B. ortakëri e kufizuar
    C. individuale
    D. korporata

  • Pyetja 2

    Kur shpërndarja e të ardhurave dhe çmimet caktohen nga shteti kemi të bëjmë me:

    A. ekonomi të centralizuar
    B. ekonomi të tregut
    C. ekonomi të përzier
    D. ekonomi në tranzicion

  • Pyetja 3

    Kosto alternative janë :

    A. kostot kontabël
    B. kostot fikse
    C. kostot oportune
    D. kostot financiare

  • Pyetja 4

    Nëse nivelet e çmimit janë nën çmimin ekuilibër si në figurën e dhënë, sasia e kërkuar e produkteve e tejkalon sasinë e ofruar, duke krijuar:

    A. mungesë të produkteve e cila bën presion për rënien e çmimeve
    B. mungesë të produkteve e cila bën presion për rritjen e çmimeve
    C. tepricë të produkteve e cila bën presion për rritjen e çmimeve
    D. tepricë të produkteve e cila bën presion për rënien e çmimeve

  • Pyetja 5

    Në tabelën e mëposhtme janë dhënë kombinime të ndryshme të çmimit dhe sasisë së kërkuar për produktin X. Paraqitni grafikisht të dhënat nga tabela. Lakorja e përfituar është:

    A. lakorja e kërkesës
    B. lakorja e ofertës
    C. lakorja e mundësive të prodhimit
    D. lakorja e indiferencës

  • Pyetja 6

    Nëse çmimi i një produkti bie nga 4 € në 3€, kurse konsumatori vazhdon të blen 4 njësi si më parë, fuqia blerëse e konsumatorit do të:

    A. zvogëlohet për 4€
    B. rritet për 3€
    C. zvogëlohet për 3€
    D. rritet për 4€

  • Pyetja 7

    Kënaqësia e tërësishme që konsumatori e përfiton nga konsumimi i produkteve dhe shërbimeve të blera paraqet:

    A. dobinë marxhinale
    B. koston totale
    C. dobinë totale
    D. tepricën konsumatore

  • Pyetja 8

    Në analizën e zgjedhjes konsumatore, për çdo njësi shtesë të konsumit të një të mire:

    A. dobia margjinale do të jetë në rënie
    B. dobia margjinale do të jetë në rritje
    C. dobia totale do të jetë vazhdimisht në rënie
    D. dobia totale do të jetë vazhdimisht në rritje

  • Pyetja 9

    Sipas sektorëve firmat ndahen në:

    A. të vogla, të mesme dhe të mëdha
    B. parësor, dytësor, dhe tretësor
    C. prodhuese dhe shërbyese
    D. individuale, ortakëri dhe korporata

  • Pyetja 10

    Cila nga tiparet e mëposhtme i karakterizon korporatat?

    A. struktura e përbërë drejtuese
    B. lehtësia për të hyrë në biznes
    C. procedura e thjeshtë e regjistrimit
    D. struktura e thjeshtë drejtuese

  • Pyetja 11

    Një nga tiparet e konkurrencës së plotë, është:

    A. disa shitës të produkteve në degë
    B. pengesat e hyrjes se firmave të reja në degë
    C. lehtësia e hyrjes së firmave të reja në degë
    D. një shitës i produkteve në degë

  • Pyetja 12

    Firmat janë çmim-përcaktuese në kushtet e:

    A. oligopolit
    B. monopolit
    C. konkurrencës së plotë
    D. konkurrencës monopolistike

  • Pyetja 13

    Paga si çmim i punës, përcaktohen në tregun e:

    A. produkteve dhe shërbimeve
    B. tokës
    C. faktorëve të prodhimit
    D. kapitalit

  • Pyetja 14

    Produkti i Brendshëm Bruto (GDP) llogaritet si shumë e:

    A. konsumit, profitit, interesit, dhe neto eksportit
    B. pagesave transferuese, interesit, dhe rentës
    C. pagesave transferuese, interesit dhe profitit
    D. konsumit, investimeve, shpenzimeve qeveritare dhe neto eksportit

  • Pyetja 15

    Periudha kur ekonomia fillon me rritjen e prodhimit dhe të ardhurave si dhe uljes së papunësisë është:

    A. pika më e lartë
    B. ekspansioni
    C. recesioni
    D. niveli më i ulët

  • Pyetja 16

    Politika fiskale zbatohet nga:

    A. Ministria e Financave
    B. Banka Qendrore
    C. bankat komerciale
    D. bankat afariste

  • Pyetja 17

    Paraja si mjet shkëmbimi ose pagese, si masë vlere dhe si ruajtëse vlerash, janë:

    A. veti të parasë
    B. funksione të parasë
    C. nocion i parasë
    D. lloje të parasë

  • Pyetja 18

    Në kushtet e deflacionit, do të ketë:

    A. rënie të vlerës reale të parasë
    B. nxitje të prodhuesve për të prodhuar
    C. nxitje të investitorëve për të investuar
    D. rënie të nivelit të përgjithshëm të çmimeve

  • Pyetja 19

    Rënia e aktiviteteve të bizneseve ka si pasojë:

    A. papunësinë friksionale
    B. papunësinë strukturore
    C. papunësinë ciklike
    D. papunësinë e fshehtë

  • Pyetja 20

    Në të hyra jotatimore bënë pjesë:

    A. fitimi i Bankës Qendrore
    B. tatimi mbi vlerën e shtuar
    C. akciza
    D. banderola

 

Shpërndaje

  • google-share

Komento Cancel reply

*
*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Më të fundit

MAShTI publikoi rezultatet e testit të maturës – kalueshmëria 68.43%

06 Jul 2021

Komisioni Shtetëror i Maturës vendos që testi i maturës të organizohet më 26 qershor 2021

25 May 2021

Testi i Maturës 2020 do të mbahet në korrik

12 May 2020

Caktohen datat e Maturës 2019 për afatin e qershorit

26 Feb 2019

Caktohen datat e testit të maturës në afatin e dytë

01 Jul 2018

Më të lexuarat

74.5 % e maturantëve kaluan testin e maturës

7 Comments

Testi i maturës këtë vit sfidë për MASHT-in

4 Comments

Të hënën, rezultati përfundimtar i testit të maturës

3 Comments

Nesër, pjesa e dytë e testit të maturës

2 Comments

Provimi i maturës do të bëhet në mënyrë digjitale

2 Comments
© Copyright 2013-2023 Matura shtetërore