Bursa Studimi Rankimi i Universiteteve Linqe të dobishme
[email protected]
facebook
twitter
google_plus
  • Ballina
  • Zgjidhjet e testeve
    • Zgjidhjet 2012
    • Zgjidhjet 2010
    • Zgjidhjet 2009
  • Shkarko testet
    • Testet 2020
    • Testet 2012
    • Testet 2010
    • Testet 2009
    • Testet 2008
  • Mësime
  • Lajme
  • Dërgo pyetje

Matura 2010

0 Comment

Ekonomi me Ndërmarrësi, Arsimi Profesional II A 2010

29 May 2013
Milingona
arsimi profesional II, ekonomi me ndermarresi
  • Pyetja 1

    Si quhet çmimi për shfrytëzimin e tokës?

    A. Divident
    B. Interes
    C. Rentë
    D. Pagë

  • Pyetja 2

    Nga kush përcaktohet vlera e valutës në kursin fiks të këmbimit?

    A. Nga kërkesa dhe oferta
    B. Nga ana e shtetit
    C. Vetëm nga kërkesa
    D. Vetëm nga oferta

  • Pyetja 3

    Nëse kostot variabile totale janë 1000 Euro dhe sasia e produkteve të prodhuara është 40 njësi, sa janë kostot variabile mesatare të produkteve të prodhuara?

    A. 25.00 €
    B. 20.00 €
    C. 37.50 €
    D. 40.00 €

  • Pyetja 4

    Cili nga këto pozicione është pasuri korente e bilancit të gjendjes së ndërmarrjes?

    A. Llogaritë e pagueshme
    B. Pagat e pagueshme
    C. Llogaritë e arkëtueshme
    D. Objektet e ndërmarrjes

  • Pyetja 5

    Te bizneset të cilat janë të organizuara në formë të korporatave, kush është përgjegjës për menaxhimin, qeverisjen e tyre?

    A. Aksionarët e korporatës
    B. Sindikatat e punëtorëve
    C. Punëtorët e korporatës
    D. Bordet drejtuese të korporatës

  • Pyetja 6

    Çka është karakteristik e ekonomisë së tregut?

    A. Dominimi i pronës private
    B. Dominimi i pronës shtetërore
    C. Prania e një shitësi në treg
    D. Prania e një blerësi në treg

  • Pyetja 7

    Në kushtet e konkurrencës së plotë, çfarë ndodhë me çmimet në rastet kur oferta është më e madhe se sa kërkesa?

    A. Çmimet rriten
    B. Çmimet zvogëlohen
    C. Çmimet mbesin të njëjta
    D. Çmimet në fillim rriten e pastaj stagnojnë

  • Pyetja 8

    Çka ndodhë me kurben e kërkesës nëse numri i konsumatorëve rritet, mirëpo çmimet nuk ndryshojnë?

    A. Kurba e kërkesës zhvendoset në të djathtë nga Ko në K1
    B. Kurba e kërkesës zhvendoset në të në të majtë nga Ko në K2
    C. Kurba e kërkesës mbetet në pozicionin K0
    D. Kurba e kërkesës në fillim zhvendoset në K2 e pastaj kthehet në Ko

  • Pyetja 9

    Cili është dallimi ndërmjet inflacionit dhe deflacionit?

    A. Inflacioni tregon ngritjen e çmimeve kurse deflacioni rënien
    B. Inflacioni tregon rënien e çmimeve kurse deflacioni ngritjen
    C. Inflacioni tregon nivelin e zhvillimit ekonomik kurse deflacioni rënien
    D. Inflacioni tregon ngritjen e vlerës së parasë kurse deflacioni rënien

  • Pyetja 10

    Çka ndodhë me normën e papunësisë në periudhat e reçesionit ekonomik?

    A. Norma e papunësisë zvogëlohet
    B. Norma e papunësisë stagnon
    C. Norma e papunësisë rritet
    D. Norma e papunësisë në fillim zvogëlohet

  • Pyetja 11

    Cili është qëllimi i themelimit të GATT-it Marrëveshja e Përgjithshme mbi Tarifat dhe Tregtinë?

    A. Vendosja e instrumenteve të ndryshme doganore të cilat ndikojnë në pengimin e tregtisë ndërkombëtare
    B. Vendosja e politikave të ndryshme të cilat lehtësojnë marrjen e kredive në vend dhe botën e jashtme
    C. Caktimin e rregullave se si duhet të paraqiten bizneset në tregjet vendore
    D. Krijimin e lehtësimeve në realizimin e tregtisë ndërkombëtare

  • Pyetja 12

    Cili është qëllimi i konsumatorëve në treg?

    A. Të blejë produkte me cilësi më të lart dhe çmime të volitshme
    B. Të konsumojë sa më pak produkte pavarësisht çmimeve
    C. Të shesë të gjitha produktet që disponon në treg
    D. Të blej sa më shumë produkte me çmime të larta

  • Pyetja 13

    Çka përmban pjesa e rezymesë në kuadër të planit të biznesit?

    A. Informata vetëm për numrin e punëtorëve
    B. Të dhënat për gjendjen e përgjithshme financiare
    C. Informatat të përmbledhura të cilësisë së prodhimit
    D. Përmbledhjen e shkurtër të planit të biznesit

  • Pyetja 14

    Cili është qëllimi i themelimit të Shoqatës së Konsumatorëve?

    A. Mbrojtja e bizneseve të vendit në tregjet ndërkombëtare
    B. Mbrojtja e të drejtave dhe interesave të bizneseve
    C. Mbrojtja e të drejtave dhe interesave të konsumatorëve
    D. Mbrojtja e të drejtave dhe interesave të bizneseve dhe OJQ-ve

  • Pyetja 15

    Me çfarë sistemi të udhëheqjes së ndërmarrjes kemi të bëjmë në këtë grafik?

    A. Sistem linjor të udhëheqjes
    B. Sistem politik të udhëheqjes
    C. Sistem të përzier të udhëheqjes
    D. Sistem kufizues të udhëheqjes

 

Shpërndaje

  • google-share

Komento Cancel reply

*
*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© Copyright 2013-2023 Matura shtetërore