Bursa Studimi Rankimi i Universiteteve Linqe të dobishme
[email protected]
facebook
twitter
google_plus
  • Ballina
  • Zgjidhjet e testeve
    • Zgjidhjet 2012
    • Zgjidhjet 2010
    • Zgjidhjet 2009
  • Shkarko testet
    • Testet 2020
    • Testet 2012
    • Testet 2010
    • Testet 2009
    • Testet 2008
  • Mësime
  • Lajme
  • Dërgo pyetje

Matura 2010

0 Comment

Ekonomi me Ndërmarrësi, Arsimi Profesional I A 2010

29 May 2013
Milingona
arsimi profesional I, ekonomi me ndermarresi
  • Pyetja 1

    Si quhet çmimi për shfrytëzimin e tokës?

    A. Divident
    B. Interes
    C. Rentë
    D. Pagë

  • Pyetja 2

    Nga kush përcaktohet vlera e valutës në kursin fiks të këmbimit?

    A. Nga kërkesa dhe oferta
    B. Nga ana e shtetit
    C. Vetëm nga kërkesa
    D. Vetëm nga oferta

  • Pyetja 3

    Cili nga këto pozicione është pasuri korente e bilancit të gjendjes së ndërmarrjes?

    A. Llogaritë e pagueshme
    B. Pagat e pagueshme
    C. Llogaritë e arkëtueshme
    D. Objektet e ndërmarrjes

  • Pyetja 4

    Te bizneset të cilat janë të organizuara në formë të korporatave, kush është përgjegjës për menaxhimin, qeverisjen e tyre?

    A. Aksionarët e korporatës
    B. Sindikatat e punëtorëve
    C. Punëtorët e korporatës
    D. Bordet drejtuese të korporatës

  • Pyetja 5

    Çka është karakteristik e ekonomisë së tregut?

    A. Dominimi i pronës private
    B. Dominimi i pronës shtetërore
    C. Prania e një shitësi në treg
    D. Prania e një blerësi në treg

  • Pyetja 6

    Në kushtet e konkurrencës së plotë, çfarë ndodhë me çmimet në rastet kur oferta është më e madhe se sa kërkesa?

    A. Çmimet rriten
    B. Çmimet zvogëlohen
    C. Çmimet mbesin të njëjta
    D. Çmimet në fillim rriten e pastaj stagnojnë

  • Pyetja 7

    Çka ndodhë me normën e papunësisë në periudhat e reçesionit ekonomik?

    A. Norma e papunësisë zvogëlohet
    B. Norma e papunësisë stagnon
    C. Norma e papunësisë rritet
    D. Norma e papunësisë në fillim zvogëlohet

  • Pyetja 8

    Cili është qëllimi i themelimit të GATT-it Marrëveshja e Përgjithshme mbi Tarifat dhe Tregtinë?

    A. Vendosja e instrumenteve të ndryshme doganore të cilat ndikojnë në pengimin e tregtisë ndërkombëtare
    B. Vendosja e politikave të ndryshme të cilat lehtësojnë marrjen e kredive në vend dhe botën e jashtme
    C. Caktimin e rregullave se si duhet të paraqiten bizneset në tregjet vendore
    D. Krijimin e lehtësimeve në realizimin e tregtisë ndërkombëtare

  • Pyetja 9

    Cili është qëllimi i konsumatorëve në treg?

    A. Të blejë produkte me cilësi më të lart dhe çmime të volitshme
    B. Të konsumojë sa më pak produkte pavarësisht çmimeve
    C. Të shesë të gjitha produktet që disponon në treg
    D. Të blej sa më shumë produkte me çmime të larta

  • Pyetja 10

    Cili është qëllimi i themelimit të Shoqatës së Konsumatorëve?

    A. Mbrojtja e bizneseve të vendit në tregjet ndërkombëtare
    B. Mbrojtja e të drejtave dhe interesave të bizneseve
    C. Mbrojtja e të drejtave dhe interesave të konsumatorëve
    D. Mbrojtja e të drejtave dhe interesave të bizneseve dhe OJQ-ve

 

Shpërndaje

  • google-share

Komento Cancel reply

*
*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© Copyright 2013-2023 Matura shtetërore