Bursa Studimi Rankimi i Universiteteve Linqe të dobishme
[email protected]
facebook
twitter
google_plus
  • Ballina
  • Zgjidhjet e testeve
    • Zgjidhjet 2012
    • Zgjidhjet 2010
    • Zgjidhjet 2009
  • Shkarko testet
    • Testet 2020
    • Testet 2012
    • Testet 2010
    • Testet 2009
    • Testet 2008
  • Mësime
  • Lajme
  • Dërgo pyetje

Matura 2010

0 Comment

Biologji, Gjimnazi Natyror B 2010

13 Jun 2013
Milingona
biologji, gjimnazi natyror
  • Pyetja 1

    Luani i cili si burim të ushqimit përdorë organizmat bimëngrënës (shtazët) është organizëm:

    A. omnivorë
    B. herbivorë
    C. karnivorë
    D. insektivorë

  • Pyetja 2

    Në cilën pjesë të qelizës kryhet cikli pentozik?

    A. Plastide
    B. Citoplazmë
    C. Ribozome
    D. Mitokondrie

  • Pyetja 3

    Cila nga metodat e menaxhimit të mbeturinave paraqet procesin gjatë të cilit mbeturinat me mjete të posaçme imtësohen, të cilat pastaj largohen përmes gypave të kanalizimit?

    A. Riciklimi
    B. Incinerimi
    C. Fermentimi
    D. Kominucion

  • Pyetja 4

    Në cilin kategori të shtazëve bën pjesë sqepori?

    A. Shpendë
    B. Gjitarë
    C. Zvarranikë
    D. Ujëtokësorë

  • Pyetja 5

    Si pasojë e dëmtimit të trurit të mesëm te njeriu do të:

    A. çrregullohet shikimi
    B. çrregullohet memoria
    C. çrregullohet drejtpeshimi
    D. çrregullohet frymëmarrja

  • Pyetja 6

    Gjatë zhvillimit embrional nga mezoderma zhvillohet:

    A. sistemi nervor, gjëndrat lëkurore, epiteli i zorrëve
    B. indi eshtëror, indi kërcor, zemra, sistemi urogjenital
    C. faringu, zgavra e gojës, mëlçia, pankreasi
    D. veshi, zgavra e gojës, zgavra e hundës, kloaka

  • Pyetja 7

    Në figurë është paraqitur sistemi i tretjes dhe disa organe ndihmëse të tretjes te shpendët. Në cilën prej këtyre organeve të tretjes bëhet absorbimi kryesor i materieve ushqyese?

    A. Në gushë
    B. Në lukth muskulor
    C. Në pankreas
    D. Në zorrën e hollë

  • Pyetja 8

    Te kurrizorët shqisa e shijimit është e lokalizuar në gjuhë. Në cilën pjesë të gjuhës përceptohet shija e njelmët?

    A. VI
    B. I dhe V
    C. II dhe IV
    D. III

  • Pyetja 9

    Në figurë janë paraqitur membranat embrionale te kurrizorët.
    Cila nga këto membrana embrionale funksionon si organ i ekskretimit te zvarranikët dhe te shpendët?

    A. Alantoisi
    B. Horioni
    C. Amnioni
    D. Vitelina

  • Pyetja 10

    Cili është gjenotipi i prindërve (pulës dhe gjelit) nëse prej 160 zogjëve (pasardhësve) 120 prej tyre janë me këmbë të shkurtëra dhe 40 janë me këmbë normale?
    Gjeni për këmbë të shkurtëra është dominant (K) ndërsa gjeni për këmbë normale është recesiv (k).

    A. KK x Kk
    B. KK x kk
    C. KK x KK
    D. Kk x Kk

  • Pyetja 11

    Cila nga bazat e mëposhtme është prezente te ARN-ja e që mungon te ADN-ja?

    A. Adenina
    B. Uracili
    C. Guanina
    D. Citozina

  • Pyetja 12

    Cilët janë kurrizorët e parë të cilët plotësisht i janë përshtatur jetës në tokë?

    A. Peshqit
    B. Shpendët
    C. Zvarranikët
    D. Gjitarët

  • Pyetja 13

    Truri i vogël është qendër për rregullimin dhe drejtpeshimin e trupit dhe koordinator i lëvizjeve që më së miri është i zhvilluar te:

    A. gaforrja dhe peshku
    B. peshku dhe ujëtokësorët
    C. ujëtokësorët dhe zvarranikët
    D. shpendët dhe gjitarët

 

Shpërndaje

  • google-share

Komento Cancel reply

*
*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© Copyright 2013-2023 Matura shtetërore