Bursa Studimi Rankimi i Universiteteve Linqe të dobishme
[email protected]
facebook
twitter
google_plus
  • Ballina
  • Zgjidhjet e testeve
    • Zgjidhjet 2012
    • Zgjidhjet 2010
    • Zgjidhjet 2009
  • Shkarko testet
    • Testet 2020
    • Testet 2012
    • Testet 2010
    • Testet 2009
    • Testet 2008
  • Mësime
  • Lajme
  • Dërgo pyetje

Matura 2010

0 Comment

Biologji, Gjimnazi Natyror A 2010

13 Jun 2013
Milingona
biologji, gjimnazi natyror
  • Pyetja 1

    Zebra e cila si burim të ushqimit përdorë bimët është organizëm:

    A. omnivorë
    B. herbivorë
    C. karnivorë
    D. insektivorë

  • Pyetja 2

    Në cilën pjesë të qelizës kryhet cikli i Krebsit?

    A. Plastide
    B. Ribozome
    C. Citoplazmë
    D. Mitokondrie

  • Pyetja 3

    Cila nga metodat e menaxhimit të mbeturinave paraqet procesin gjatë të cilit, materia organike zbërthehet në përbërës mineral dhe joagresiv?

    A. Riciklimi
    B. Incinerimi
    C. Fermentimi
    D. Kominucioni

  • Pyetja 4

    Në cilin kategori sistematike të shtazëve bën pjesë pinguini?

    A. Gjitarë
    B. Shpendë
    C. Zvarranikë
    D. Ujëtokësorë

  • Pyetja 5

    Si pasojë e dëmtimit të trurit të mesëm te njeriu do të:

    A. çrregullohet dëgjimi
    B. çrregullohet memoria
    C. çrregullohet drejtpeshimi
    D. çrregullohet frymëmarrja

  • Pyetja 6

    Gjatë zhvillimit embrional prej ektodermës krijohen:

    A. epiteli i fshikëzës së urinës, epiteli i mushkërive, veshi i mesëm
    B. epiteli i mushkërive, zemra, sistemi urogjenital
    C. indi eshtëror, derma e lëkurës, gjëndrrat pështymore
    D. sistemi nervor, gjëndrat lëkurore, qimet

  • Pyetja 7

    Në figurë është paraqitur sistemi i tretjes dhe disa organe ndihmëse të tretjes te shpendët. Në cilën prej këtyre organeve të tretjes bëhet zbutja e materieve ushqyese?

    A. Në gushë
    B. Në lukthin muskulor
    C. Në pankreas
    D. Në zorrën e hollë

  • Pyetja 8

    Te kurrizorët shqisa e shijimit është e lokalizuar në gjuhë. Në cilën pjesë të gjuhës përceptohet shija e thartë?

    A. III
    B. VI
    C. I dhe V
    D. II dhe IV

  • Pyetja 9

    Në figurë janë paraqitur membranat embrionale te kurrizorët. Cila nga këto membrana embrionale formon placentën te gjitarët?

    A. Horioni
    B. Amnioni
    C. Alantoisi
    D. Vitelina

  • Pyetja 10

    Cili është gjenotipi i prindërve (pulës dhe gjelit) nëse prej 160 zogjëve (pasardhësve) 120 prej tyre janë me këmbë të shkurtëra dhe 40 janë me këmbë normale?

    Gjeni për këmbë të shkurtëra është dominant (K) ndërsa gjeni për këmbë normale është recesiv (k).

    A. KK x Kk
    B. KK x kk
    C. KK x KK
    D. Kk x Kk

  • Pyetja 11

    Cila nga bazat e mëposhtme acidike mungon te ARN-ja?

    A. Adenina
    B. Timina
    C. Guanina
    D. Citozina

  • Pyetja 12

    Cilat nga këto grupe të gjallesave janë paraqitur të parat në rruzullin tokësor?

    A. Sfungjerët
    B. Planariet
    C. Protozoat
    D. Grykorët

  • Pyetja 13

    Truri i vogël është qendër për rregullimin dhe drejtpeshimin e trupit dhe koordinator i lëvizjeve që më së miri është i zhvilluar te:

    A. gaforrja dhe peshku
    B. peshku dhe ujëtokësorët
    C. ujëtokësorët dhe zvarranikët
    D. shpendët dhe gjitarët

 

Shpërndaje

  • google-share

Komento Cancel reply

*
*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© Copyright 2013-2023 Matura shtetërore