Ekonomi me Ndërmarrësi, Arsimi Profesional III A 2010
Pyetja 1
Si quhet çmimi për shfrytëzimin e tokës?
A. Divident
B. Interes
C. Rentë
D. PagëPyetja 2
Nëse norma e interesit e investimit është 20% dhe të ardhurat nga investimi pas një viti janë 1200 Euro, sa do të jetë vlera e tashme e këtij investimi?
A. 1000
B. 1050
C. 950
D. 900Pyetja 3
Nga kush përcaktohet vlera e valutës në kursin fiks të këmbimit?
A. Nga kërkesa dhe oferta
B. Nga ana e shtetit
C. Vetëm nga kërkesa
D. Vetëm nga ofertaPyetja 4
Nëse kostot variabile totale janë 1000 Euro dhe sasia e produkteve të prodhuara është 40 njësi, sa janë kostot variabile mesatare të produkteve të prodhuara?
A. 25.00 €
B. 20.00 €
C. 37.50 €
D. 40.00 €Pyetja 5
Cili nga këto pozicione është pasuri korente e bilancit të gjendjes së ndërmarrjes?
A. Llogaritë e pagueshme
B. Pagat e pagueshme
C. Llogaritë e arkëtueshme
D. Objektet e ndërmarrjesPyetja 6
Te bizneset të cilat janë të organizuara në formë të korporatave, kush është përgjegjës për menaxhimin, qeverisjen e tyre?
A. Aksionarët e korporatës
B. Sindikatat e punëtorëve
C. Punëtorët e korporatës
D. Bordet drejtuese të korporatësPyetja 7
Çka është karakteristik e ekonomisë së tregut?
A. Dominimi i pronës private
B. Dominimi i pronës shtetërore
C. Prania e një shitësi në treg
D. Prania e një blerësi në tregPyetja 8
Në kushtet e konkurrencës së plotë, çfarë ndodhë me çmimet në rastet kur oferta është më e madhe se sa kërkesa?
A. Çmimet rriten
B. Çmimet zvogëlohen
C. Çmimet mbesin të njëjta
D. Çmimet në fillim rriten e pastaj stagnojnëPyetja 9
Cilat nga këto tatime janë të drejtpërdrejta?
A. Tatimi i vlerës së shtuar dhe tatimi në qira
B. Doganat dhe tatimi i vlerës së shtuar
C. Doganat dhe tatimet tjera në qarkullim
D. Tatimi në fitim dhe tatimet në të ardhura personalePyetja 10
Çka ndodhë me kurben e kërkesës nëse numri i konsumatorëve rritet, mirëpo çmimet nuk ndryshojnë?
A. Kurba e kërkesës zhvendoset në të djathtë nga Ko në K1
B. Kurba e kërkesës zhvendoset në të në të majtë nga Ko në K2
C. Kurba e kërkesës mbetet në pozicionin K0
D. Kurba e kërkesës në fillim zhvendoset në K2 e pastaj kthehet në KoPyetja 11
Në piken më të lartë të ciklit të biznesit, bizneset punojnë me:
A. kapacitete jo të plota dhe norma e papunësisë është e lartë
B. kapacitete standarde, mirëpo indikatorët tjerë makroekonomik janë drejtë recesionit
C. kapacitete të plota, ata që kërkojnë punë mund të gjejnë punë dhe ekonomia është në maksimumin e saj
D. kapacitete minimale, ekonomia është në nivelin më të vogël të shfrytëzimit të kapaciteteve të sajaPyetja 12
Çfarë duhet ndërmarr Banka Qendrore në kuadër të politikës monetare për ta evituar rënien ekonomike të një vendi?
A. Të ndaloj shtimin e kontributeve të qytetarëve
B. Ta rritë ofertën monetare të vendit, duke ringjallur ekonominë
C. Të rritë taksat dhe tatimet në mënyrë që të grumbulloj sa më shumë të hyra
D. Ta zvogëlojë ofertën monetare të vendit edhe më tutjePyetja 13
Cili është dallimi ndërmjet inflacionit dhe deflacionit?
A. Inflacioni tregon ngritjen e çmimeve kurse deflacioni rënien
B. Inflacioni tregon rënien e çmimeve kurse deflacioni ngritjen
C. Inflacioni tregon nivelin e zhvillimit ekonomik kurse deflacioni rënien
D. Inflacioni tregon ngritjen e vlerës së parasë kurse deflacioni rënienPyetja 14
Çka ndodhë me normën e papunësisë në periudhat e reçesionit ekonomik?
A. Norma e papunësisë zvogëlohet
B. Norma e papunësisë stagnon
C. Norma e papunësisë rritet
D. Norma e papunësisë në fillim zvogëlohetPyetja 15
Cili është qëllimi i themelimit të GATT-it Marrëveshja e Përgjithshme mbi Tarifat dhe Tregtinë?
A. Vendosja e instrumenteve të ndryshme doganore të cilat ndikojnë në pengimin e tregtisë ndërkombëtare
B. Vendosja e politikave të ndryshme të cilat lehtësojnë marrjen e kredive në vend dhe botën e jashtme
C. Caktimin e rregullave se si duhet të paraqiten bizneset në tregjet vendore
D. Krijimin e lehtësimeve në realizimin e tregtisë ndërkombëtarePyetja 16
Cili është qëllimi i konsumatorëve në treg?
A. Të blejë produkte me cilësi më të lart dhe çmime të volitshme
B. Të konsumojë sa më pak produkte pavarësisht çmimeve
C. Të shesë të gjitha produktet që disponon në treg
D. Të blej sa më shumë produkte me çmime të lartaPyetja 17
Çka paraqesin kapacitetet optimale të ndërmarrjes?
A. Shkallen e shfrytëzimit të kapaciteteve nga ndërmarrja pamvarsisht mundësive teknike
B. Shkallen e shfrytëzimit të kapaciteteve nga ndërmarrja në nivelin më të volitshëm (kënaqshëm)
C. Shkallën e shfrytëzimit të kapaciteteve nga ndërmarrja në nivelin minimal
D. Shkallen e shfrytëzimit të kapaciteteve nga ndërmarrja vetëm për të mbuluar shpenzimetPyetja 18
Çka përmban pjesa e rezymesë në kuadër të planit të biznesit?
A. Informata vetëm për numrin e punëtorëve
B. Të dhënat për gjendjen e përgjithshme financiare
C. Informatat të përmbledhura të cilësisë së prodhimit
D. Përmbledhjen e shkurtër të planit të biznesitPyetja 19
Cili është qëllimi i themelimit të Shoqatës së Konsumatorëve?
A. Mbrojtja e bizneseve të vendit në tregjet ndërkombëtare
B. Mbrojtja e të drejtave dhe interesave të bizneseve
C. Mbrojtja e të drejtave dhe interesave të konsumatorëve
D. Mbrojtja e të drejtave dhe interesave të bizneseve dhe OJQ-vePyetja 20
Me çfarë sistemi të udhëheqjes së ndërmarrjes kemi të bëjmë në këtë grafik?
A. Sistem linjor të udhëheqjes
B. Sistem politik të udhëheqjes
C. Sistem të përzier të udhëheqjes
D. Sistem kufizues të udhëheqjes