Gjuhë shqipe, Gjimnazi i Përgjithshëm A 2010
Lexo fragmentin e dhënë më poshtë dhe përgjigjiu pyetjeve në vijim
“Nëpër këtë rrugë kam pasë ardhë nuse!”, e theu dikur heshtjen tonë si të donte t’u jepte fund mendimeve tona që na rëndonin dhe na këputnin mbas secilit hap si këmbët si shpresat. Po zërin edhe atëherë nëna ime e kishte trishtues, edhe pse po fliste për dasmë.
Babai e shikoi si me habi.
“S’ma ka marrë mendja kurr se për herë të fundit e gjallë do të largohem nëpër të, për mos me u kthye kurr ma… Randë qenka me vdekë kështu! Ta marrim rrugën e humbjes e të dështimit…”, foli idhtas.
Ndjeu një dobësim që ia futi të dy këmbët në dhe.
Gjyshja ia lëshoi një shikim të rreptë e qortues.
“Na qoftë rrugë e mbarë, nuse!” tha, po sikur të mos bindej as vetë për atë që e tha, ndërroi bisedën.”Qofshin burrat e…”, po s’mundi të përfundojë.
(Nazmi Rrahmani, Rruga e shtëpisë sime)
Pyetja 1
Vendin, si zonë gjuhësore, ku ndodh ngjarja e përshkruar mund ta kuptojmë nga fjalia:
A. “Na qoftë rrugë e mbarë, nuse!”
B. “Randë qenka me vdekë kështu!”
C. Ndjeu një dobësim që ia futi të dy këmbët në dhe.
D. Gjyshja ia lëshoi një shikim të rreptë e qortues.Pyetja 2
Në fragmentin e mësipërm, nëna flet për:
A. dasmën e dikurshme
B. vdekjen që u kanosej
C. braktisjen e vendit
D. dëbimin nga vendiPyetja 3
Folja në fjalinë: “Babai e shikoi si me habi”, është në mënyrën:
A. dëshirore
B. habitore
C. dëftore
D. urdhërorePyetja 4
Në fjalinë: “Gjyshja ia lëshoi një shikim të rreptë”, hasim mbiemrin në shkallën:
A. pohore
B. sipërore
C. krahasore të barazisë
D. krahasore të ultësisë
Lexo tekstin e dhënë më poshtë dhe përgjigjiu pyetjeve në vijim
Neni 33
(1) Në qoftë se personi i njëjtë fajësohet për shumë vepra penale dhe për disa prej tyre është kompetente një gjykatë më e ulët, kurse për disa të tjera gjykata më e lartë, atëherë kompetente është gjykata më e lartë. Kur kompetente janë gjykatat e nivelit të njëjtë,kompetente është gjykata në të cilën së pari është ngritur aktakuza, ndërsa kur nuk është paraqitur aktakuzë, kompetente është gjykata të cilës së pari i është dorëzuar aktvendimi i vulosur i hetimeve
(2) Paragrafi 1 i këtij neni zbatohet, gjithashtu, për të caktuar se cila gjykatë është kompetente në rastin kur i dëmtuari njëkohësisht ka kryer vepër penale ndaj të pandehurit.
Pyetja 5
Fragmenti i mësipërm ka tipare diskursive të shkrimit:
A. letrar
B. gazetaresk
C. kodifikues
D. eseistikPyetja 6
Periudha e parë në paragrafin (1), të këtij fragmenti, në bazë të mjeteve lidhëse, është periudhë me marrëdhënie:
A. lejore
B. kushtore
C. shkakore
D. kundërshtore
Lexo tekstin e dhënë më poshtë pastaj përgjigjiu pyetjeve
“Mbrojtja e Interit ishte “nyja gordiane” për ekipin tonë”, tha mbrëmë në Barcelonë trajneri i kuqekaltërve pas ndeshjes që ekipi i tij e fitoi me rezultat minimal kundër Interit, duke mos arritur të kalojë në finale. Kronikën që do ta dëgjoni në vazhdim e ka përgatitur gazetari ynë.
Pyetja 7
Nëse faktet nga fragmenti më lart do t’i rendisnim duke iu përgjigjur kronologjikisht pyetjeve themelore: “kush, kur, ku, çka”, do të kishim fjalinë:
A. Trajneri i kuqekaltërve mbrëmë në Barcelonë tha se…
B. Trajneri i kuqekaltërve tha mbrëmë në Barcelonë se…
C. Mbrëmë në Barcelonë, trajneri i kuqekaltërve tha se…
D. Mbrëmë, trajneri i kuqekaltërve tha në Barcelonë se…Pyetja 8
Fjala “nyja gordiane” e ka kuptimin:
A. problem i pazgjidhshëm
B. problem i zgjidhshëm
C. problem i vështirë për t’u zgjidhur
D. problem i lehtë për t’u zgjidhurPyetja 9
Në fjalinë: “Kronikën që do ta dëgjoni në vazhdim e ka përgatitur gazetari ynë”, e-ja është:
A. nyjë e përparme
B. pjesëz
C. lidhëz
D. trajtë e shkurtër
Lexo tekstin e dhënë më poshtë dhe përgjigjiu pyetjeve në vijim
Lum për tý, o i lumi Zot!
Fort po shndritë njaj diell e pak po xe’!
Ç’p’e merr frima rrapin e Jutbinës!
Borë e madhe, qi paská rá,
Rândojnë ahat për me u thye;
Ki’n çetinat vetëm kreshtat:
Ushtojnë lugjet prej ortiqesh,
Pyetja 10
Ky fragment është shkëputur nga:
A. Kënga e Rinjohjes
B. Këngët e Gjergj Elez Alisë
C. Këngët e Kreshnikëve
D. Kënga e Ago Ymer AgësPyetja 11
Vargje të tipit: “Lum për tý, o i lumi Zot!”, ku kërkohet ndihma e fuqive mbinatyrore, hasen edhe te:
A. Epi i Gilgameshit
B. Odiseja e Homerit
C. Rubaitë e Khajamit
D. Antigona e SofokliutPyetja 12
Krijimet popullore, pjesë e të cilave është ky fragment, nuk shquhen për:
A. ritmin e rregullt
B. metrikën e rregullt
C. figurat stilistike
D. mbështetjen në fakte
Lexo tekstin e dhënë më poshtë pastaj përgjigju pyetjeve
Ky autor lindi në fshatin Gur i Bardhë të Matit, më 1566. Shkollimin e parë e bëri në vend si autodidakt. Mësimet e larta i kreu në Kolegjin Ilirian të Loretos (Itali). Në moshën 21 vjeçare e shugurua prift dhe shërbeu në Kosovë e Maqedoni. Më 1599 u emërua vikar i përgjithshëm i Serbisë, ku qëndroi 17 vjet. Më 1616 shkoi në Romë, ku ndejti më 1621. Atje pos shtypjes së librave kreu edhe veprimtari të tjera rreth kryengritjes ballkanike kundër Turqisë dhe qe pelegrin në Galici. Nga fundi i qëndrimit në Romë, ky autor u emërua ipeshkv i Zadrimës (1621). Në këtë detyrë ishte deri në dhjetor të vitit 1622, kur e mbytën duke e kaluar lumin Drin.
Pyetja 13
Mbështetur në të dhënat e mësipërme biografike që jep ky tekst për njërin nga autorët e Letërsisë së vjetër shqipe, bëhet fjalë për:
A. Pjetër Budin
B. Pjetër Bogdanin
C. Frang Bardhin
D. Marin Barletin
Në poezinë XVI të veprës “Doktrina e Kërshtenë” të Pjetër Budit, janë vargjet:
Tashti të lus, ndritmë mua,
Zoti im me një rrezé
…………………
Sqip të mundënj me rrëfyem
Ndonjë kankë të ré
Pyetja 14
Në këta dy distikë del frymëzimi krijues autorial i lidhur për tre elementë, që janë përcaktues edhe të programit poetik të këtij autori:
A. tokësor, universal dhe idilik
B. fetar, atdhetar dhe individual
C. qiellor, adhurues dhe ëndërrimtar
D. imagjinar, dashuror dhe i ndjeshëmPyetja 15
Këta dy distikë japin natyrën poetike të poezisë:
A. elegjiake
B. përshkruese
C. refleksive
D. satirikePyetja 16
Cilat nga vargjet e poemës: “Këngët e Milosaos” të Jeronim de Radës, shprehin njërën nga format e paradoksit:
A. Bota kish ndërruar lisauji i ri në det
B. Duro, zemër duro, e durosa duroi mali me borë
C. Thomni ju, të dashuritm’ëmbël ë të puthurit
D. Nesër ajo, në kët’ orë,Ulet në shtratin tim
Lexo tekstin e dhënë më poshtë dhe përgjigjiu pyetjeve në vijim
Unë nuk pretendoj të jem e zonja të mësoj diplomatin, gjeografin apo arkeologun. Qëllimi im është shumë më modest. Unë dëshiroj t’i jap lexuesit vetëm një ide më të drejtë për gjendjen e ngjarjeve në Gadishullin e Ballkanit nga ajo që ai zotëron zakonisht.
Njerëz të këtyre racave të tjera më janë lutur t’i tregoj të gjitha ato që kam parë e dëgjuar, për të kujtuar publikun britanik se, ka edhe popuj të tjerë veç bullgarëve që duhet t’u merren parasysh interesat, dhe për të theksuar që të hollat që jepen nga njerëz bujarë me qëllim, ashtu si mendohet për të ndihmuar Krishterimin, ka të ngjarë që t’i japë shkak Partisë Bullgare që të mendojë se ajo ka mbështetjen e Anglisë dhe për ta inkurajuar atë të shkaktojë dhuna të reja kundër të krishterëve të tjerë.
Kurse njerëz të tjerë më janë lutur që të mos i tregoj ato që kam parë e dëgjuar.
Është e pamundur t’i kënaqësh të gjithë. Mungesa e vendit ku do të mund të punoja natyrisht më pengon që të jap hollësitë e këtij udhëtimi tim të gjashtë, në Gadishullin Ballkanik, por jam munduar që të bëj një përshkrim të thjeshtë të fakteve kryesore. Sukseset që munda të arrij, ua detyroj kryesisht miqësisë së atyre që më ndihmuan gjatë udhëtimeve të mia.
Gabimet janë të gjitha të miat.
Pyetja 17
Cila fjali e jep më së miri qëllimin e veprës së kësaj autoreje?
A. Njerëz të këtyre racave të tjera më janë lutur t’i tregoj të gjitha ato që kam parë
B. Mungesa e vendit natyrisht më pengon që të jap hollësitë e këtij udhëtimi.
C. Ka edhe popuj të tjerë veç bullgarëve që duhet t’u merren parasysh interesat.
D. Dëshiroj t’i jap lexuesit vetëm një ide më të drejtë për gjendjen e ngjarjevePyetja 18
Autorja, në fragmentin e këtij teksti, përqendrohet kryesisht te problemi i:
A. konfliktit midis populli bullgar dhe popujve të tjerë
B. mbështetjes së Anglisë ndaj interesave të bullgarëve
C. paanësisë gjatë paraqitjes së dëshmive dhe ngjarjeve
D. të hollave që jepen nga njerëz për të ndihmuar Krishterimin
Lexo tekstin e dhënë më poshtë dhe përgjigju pyetjeve në vijim
Afërdita - Hyjnesha e dashurisë, e bukurisë, dhe e pjellorisë te grekët e vjetër. Thuhej se ishte e bija e Zeusit ose, ndryshe, se kishte lindur nga shkuma e detit. I shoqi ishte Hefesti, por ajo kishte edhe të dashur të tjerë, si ndër perënditë (më i njohuri Aresi), ashtu edhe ndër njerëzit e vdekshëm (më i njohuri Adonisi).
Pyetja 19
Ky tekst identifikohet si pjesë e fjalorit:
A. enciklopedik
B. filologjik
C. të gjuhës letrare
D. të fjalëve të huajaPyetja 20
Cila nga veprat, nuk është vepër e autorit të cilit i referohet?
A. Azem Shkreli: “Nga bibla e heshtjes”
B. Ismail Kadare: “Net shqiptare”
C. Nazmi Rrahmani: ”Malsorja”
D. Dritëro Agolli: “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”
(Ligji i Procedurës Penale i Kosovës)
(Lajm i përshtatur)
(Edith Durham: “Brenga e ballkanasve”)
Tek pyetja e 7 pergjigja duhet te jete nen A.
Edhe e 8 pergjigja saktë nën A.