Gjuhë shqipe, Gjimnazi Gjuhësor A 2012
Lexoni fragmentin më poshtë dhe përgjigjuni pyetjeve që vijojnë.
Të nderuar Zotërinj,
Të dashur kolegë e studentë,
Jam i gëzuar sinqerisht, thellësisht, që ndodhem prapë midis jush. Mbi propozimin e prof. Idriz Ajetit, që më bëri vjet, në bazë të marrëveshjes midis dy universiteteve tona, brenda pak javësh do të mundohem që të prekim këtu së bashku pikat kryesore nga kjo fushë e hapët edhe aq e pasur jo vetëm me rezultate, po edhe me probleme. Natyrisht shumë hollësi këtu nuk mund t’i zhvillojmë – koha nuk na lejon – kështu që do të ndalemi në disa pika kryesore. Në fund të këtij kursi të përmbledhur, i cili mund të mendojmë se ka titullin kështu: Hyrje në studimin komparativ të gjuhëve indoevropiane, do të japim edhe një bibliografi për ata që duan ta vazhdojnë më tej e t’i ndjekin problemet.
Pyetja 1
Cilit auditor i drejtohet fjalimi i mësipërm?
A. pronarëve, shikuesve dhe studentëve
B. lexuesve, dëgjuesve dhe studentëve
C. konviktorëve, këshilltarëve dhe studentëve
D. pjesëmarrësve, profesorëve dhe studentëvePyetja 2
Me këta të pranishëm, të cilëve u është drejtuar në këtë ligjëratë, ky autor:
A. takohet për herë të parë
B. është takuar edhe më parë
C. nuk dihet nëse i ka takuar më herët
D. i pati takuar dikur motiPyetja 3
Mbështetur në veçoritë e gjuhës së këtij teksti, ky fragment i këtij autori është:
A. nxjerrë nga fjalimi i tij
B. rikujtuar nga vetë autori
C. treguar nga një student i tij
D. duke u rrëfyer nga një koleg i tijPyetja 4
Kursi i ligjëratave që do të mbajë ky autor, trajtojnë probleme të një fushe që është:
A. E veçantë, paragjykuese, analitike
B. Karakteristike, e re, e përgjithshme
C. E gjerë, e thellë dhe komplekse
D. E vjetër, kundërthënëse, arsimorePyetja 5
Mbështetur në të dhënat që ofron teksti mund të kuptojmë se studentëve u drejtohet:
A. Dhimitër Shuteriqi
B. Eqrem Çabej
C. Ismail Kadare
D. Jakov XoxaPyetja 6
Në kursin e ligjëratave të titulluar: Hyrje në studimin komparativ të gjuhëve indoevropiane, fjala komparativ, zëvendësohet me fjalën:
A. krahasues
B. kompleks
C. klasifikues
D. koherentPyetja 7
Në fjalinë: Natyrisht shumë hollësi këtu nuk mund t’i zhvillojmë – koha nuk na lejon – kështu që do të ndalemi në disa pika kryesore, shprehja: koha nuk na lejon, ka kuptimin e shprehjes:
A. nuk jemi në kohë të përshtatshme
B. nuk mundemi në këtë kohë
C. nuk është për ne kohë e mirë
D. nuk kemi kohë të mjaftueshmePyetja 8
Nga fjalia… do të japim edhe një bibliografi për ata që duan ta vazhdojnë më tej e t’i ndjekin problemet, mund të arrijmë në përfundim se fjala është për dhënien e një bibliografie në fushën e studimit komparativ të gjuhëve indoevropiane, që përfshin botimeve të rëndësishme:
A. të vetë këtij autori
B. të autorëve nga Shqipëria
C. të autorëve në gjuhë të ndryshme
D. të autorëve nga KosovaPyetja 9
Në shprehjen: t’i ndjekin problemet, trajta – t’i, është bashkim i:
A. pjesëzës së lidhores dhe trajtës së shkurtër të vetës së tretë shumës të kallëzores
B. trajtës së shkurtër të vetës së parë njëjës të dhanores, me trajtën e shkurtër të vetës së tretë shumës të kallëzores
C. nyjës së përemrit lidhor dhe trajtës së shkurtër të vetës së tretë shumës të kallëzores
D. trajtës së shkurtër të vetës së tretë njëjës të dhanores, me trajtën e shkurtër të vetës së tretë shumës të kallëzoresPyetja 10
Nëse në fjalinë: Unë jam i gëzuar sinqerisht, përdoret kryefjala në numrin shumës dhe kallëzuesi i shprehur me folje në kohën e kryer të thjeshtë, fjalia bën:
A. Unë qeshë i gëzuar sinqerisht
B. Ne qemë të gëzuar sinqerisht
C. Unë isha i gëzuar sinqerisht
D. Ne ishim të gëzuar sinqerisht