Biologji, Gjimnazi Natyror A 2012
Pyetja 1
Cili nga këto gjene është heterozigot ?
A. AaBb
B. aabb
C. AABB
D. AACCPyetja 2
Sa palë çifte nervore dalin prej trurit të shpendëve ?
A. 10 palë
B. 12 palë
C. 20 palë
D. 24 palëPyetja 3
Cila nga këto bimë përmban më së shumti fitoncide ?
A. Molla
B. Dardha
C. Kumbulla
D. EukaliptusiPyetja 4
Cili organ i tretjes te njeriu e pengon kalimin e ushqimit në rrugët e frymëmarrjes ?
A. Faringu
B. Laringu
C. Epiglotisi
D. DuodenumiPyetja 5
Në cilën pjesë të qelizës kryhet oksidimi i materieve organike përmes ciklit të Krebsit ?
A. Mitokondrie
B. Ribozome
C. Citoplazmë
D. KloroplastePyetja 6
Nëse te prindërit gjenotipi për përcaktimin e grupeve të gjakut është BB x A0, çfarë do të jetë gjenotipi te pasardhësit ?
A. AO, AB
B. AB, OO
C. AB, BO
D. OA, OBPyetja 7
Çka ndodh në organizmin e njeriut nëse nuk funksionojnë veshkat ?
A. Ndërprerja e filtrimit të gjakut
B. Ndërprerja e qarkullimit të gjakut
C. Ndërprerja e prodhimit të insulinës
D. Ndërprerja e prodhimit të tiroksinësPyetja 8
Cilat organele qelizore e kryejnë zbërthimin e materieve organike në qelizë ?
A. Aparati i Golxhit
B. Kloroplastet
C. Lizozomet
D. CentrozometPyetja 9
Cila prej bimëve të mëposhtme është indikator biologjik që përcakton shkallën e ndotjes së mjedisit ?
A. Pisha
B. Myshqet
C. Gështenja
D. FieriPyetja 10
Cila metodë aplikohet për pastrimin e mjedisit të ndotur nga bakteriet duke i përdorur acidet ?
A. Sterilizimi
B. Deratizimi
C. Pasterizimi
D. DezinfektimiPyetja 11
Cila është faza e parë e ciklit të zhvillimit të bakteriofagut ?
A. Ngjitja e virusit për sipërfaqen e qelizës bakteriale
B. Depërtimi i acidit nukleik të virusit në qelizën bakteriale
C. Formimi i kapsidave dhe acideve nukleike të viruseve
D. Kompletimi dhe lirimi i bakteriofagëve të rinjPyetja 12
Gjatë procesit të frymëmarrjes oksigjeni (O2) kalon direkt nga ajri në gjak përmes:
A. trakeve
B. faringut
C. laringut
D. alveolevePyetja 13
Cilat etapa të njëpasnjëshme kryhen në interfazë gjatë një cikli të ndarjes qelizore ?
A. G1-S-G2
B. G1-G2-S
C. S-G2-G1
D. G1-G2-SPyetja 14
Qarkullimi i madh i gjakut te njeriu:
A. fillon nga barkushja e djathtë dhe përfundon në veshëzën e djathtë
B. fillon nga veshëza e djathtë dhe përfundon në barkushen e majtë
C. fillon nga barkushja e majtë dhe përfundon në veshëzën e djathtë
D. fillon nga veshëza e majtë dhe përfundon në barkushen e djathtëPyetja 15
Sa aminoacide gjatë sintezës së proteinave kodohen nga vargu i mëposhtëm i ARN(i) ?
CGUUUACACCGUCAC
A. Tri aminoacide
B. Pesë aminoacide
C. Gjashtë aminoacide
D. Tetë aminoacidePyetja 16
Në cilën pjesë të lëkurës gjenden receptorët për dhembje ?
A. Dermë
B. Epidermë
C. Ind dhjamor
D. Ind nënlëkurorPyetja 17
Si quhet vendi ku bashkohet qeliza nervore me qelizën e muskulit skeletik ?
A. Akson
B. Neurit
C. Sinapsë
D. DentritPyetja 18
Aminoacidet janë njësi ndërtimore që marrin pjesë në ndërtimin e:
A. yndyrave
B. proteinave
C. karbohidrateve
D. acideve nukleikePyetja 19
Si quhet tipi i organit ekskretues te zvarranikët ?
A. Pronefros
B. Metanefridie
C. Protonefridie
D. MetanefrosPyetja 20
Cili grup i algave është i paraqitur në figurë ?
A. Algat blu të gjelbëra
B. Algat e gjelbëra
C. Algat e murrme
D. Algat silikatePyetja 21
Kodoni është pjesë e:
A. ARN(t)
B. ADN
C. ARN(i)
D. ARN(r)Pyetja 22
Cila fazë e ndarjes së qelizës me mejozë është e paraqitur në figurë ?
A. Metafaza e I
B. Profaza
C. Telofaza
D. Anafaza e IPyetja 23
Si quhen bimët me lule në formë boçe pa fryte ?
A. Farëzhveshura
B. Myshqe
C. Farëveshura
D. FiernaPyetja 24
Si quhet forma e bashkëjetesës së dy organizmave që veprojnë pozitivisht njëri në tjetrin, kanë dobi të ndërsjellë dhe të obligueshme ?
A. Komensalizëm
B. Protokooperim
C. Mutualizëm
D. ParazitizëmPyetja 25
Në figurë është paraqitur piramida ushqimore dhe biomasa e gjallesave në një ekosistem. Në cilin nivel ushqyes gjenden bimëngrënësit ?
A. IV
B. III
C. II
D. I
19. D Organet ekskretuese te Reptiljet jane metanefros (METANEPHROI)