Bursa Studimi Rankimi i Universiteteve Linqe të dobishme
[email protected]
facebook
twitter
google_plus
  • Ballina
  • Zgjidhjet e testeve
    • Zgjidhjet 2012
    • Zgjidhjet 2010
    • Zgjidhjet 2009
  • Shkarko testet
  • Mësime
  • Lajme
  • Dërgo pyetje

Matura 2012

3 Comments

Histori, Gjimnazi i Përgjithshëm A 2012

07 May 2013
Milingona
gjimnazi i pergjithshem, histori
  • Pyetja 1

    Me Zbulimet e mëdha gjeografike qendra e tregtisë evropiane u zhvendos nga Deti Mesdhe në Oqeanin Atlantik. Cilat vende evropiane përfituan ekonomikisht nga kjo zhvendosje rrugëve tregtare?

    A. Gjermania, Belgjika, dhe Greqia
    B. Turqia, Austria dhe Hungaria
    C. Spanja, Portugalia dhe Holanda
    D. Polonia, Çekia dhe Bullgaria

  • Pyetja 2

    Cili është ndikimi kryesore që Reformacioni ushtroj në shoqërinë evropiane të kohës?

    A. Forcimi i autoritetit të kishës mbi autoritetin e shtetit
    B. Forcimi i autoritetit të shtetit mbi autoritetin e kishës
    C. Dobësimi i autoritetit shtetit mbi klasën sunduese
    D. Dobësimi i autoritetit të kishës mbi klasën skllavopronare

  • Pyetja 3

    Cilat ngjarje historike janë radhitur drejt sipas rendit kronologjik?

    A. Lufta e Parë Botërore, Luftërat Ballkanike
    B. Beteja e Beratit, Rrethimi i parë i Krujës,
    C. Lufta e Dytë Botërore, Atentati i Sarajevës
    D. Beteja e e Kosovës, Pushtimi i Konstantinopolit nga osmanët

  • Pyetja 4

    Interesat e cilës shoqëri i mbronin ligjet e mbretit Hamurab të Mesopotamisë ?

    A. Shoqërisë skllavopronare
    B. Shoqërisë feudale
    C. Shoqërisë kapitaliste
    D. Shoqërisës socialiste

  • Pyetja 5

    Aushvici,Mathauzeni,Dahau dhe Buhenvaldi ishin:

    A. Qytete gjermane të bombarduar gjatë Luftës së II Botërore
    B. Fushëbeteja të ashpra në mes gjermanëve dhe ruseve
    C. Kampe të përqendrimit të ngritura nga nazistët
    D. Vende ku korri fitore ushtria gjermane

  • Pyetja 6

    Janë dhënë pohimet:

    I.Në Konferencën e Paqes në Paris problemi i Shqipërisë u diskutua gjatë por në përgjithësi kërkesat e shqiptarëve nuk u përfillën.
    II. Në Konferencën e Paqes në Paris problemi i Shqipërisë u diskutua gjatë dhe kërkesat e shqiptarëve u përfillën nga evropianët
    III. Në Konferencën e Paqes në Paris problemi i Shqipërisë u diskutua gjatë por kërkesat e shqiptarëve u përfillën vetëm nga italianët

    Cili nga pohimet e dhëna është i saktë:

    A. Vetëm I
    B. Vetëm II
    C. Vetëm III
    D. I,II dhe III

  • Pyetja 7

    Përveç në Kosovë në cilat njësi të Federatës Jugosllave u ndanë shqiptarët pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore?

    A. Bosne, Slloveni dhe Kroaci
    B. Hercegovinë, Vovjodinë dhe Slloveni
    C. Maqedoni Serbi dhe Mal të Zi
    D. Kroaci, Vojvodinë dhe Bosne

  • Pyetja 8

    Në Kongesin e Manastirit (1908) përveç çështjes së alfabetit cilat ishin vendimet kombëtare që u diskutuan dhe u kërkuan nga osmanët ?

    A. Njohja e bashkimit kombëtar dhe e drejta e lëvizjes së lirë
    B. Zhvillimi i forcave të armatosura dhe njësive policore
    C. Zhvillimi i infrastrukturës rrugore dhe arsimore
    D. Njohja zyrtare e kombit shqiptar dhe e gjuhës shqipe

  • Pyetja 9

    Atentati i Sarajevës shërbeu si shkas për shpërthimin e :

    A. Luftës së Dytë Botërore
    B. Luftës së Parë Botërore
    C. Luftrave Ballkanike
    D. Luftrave ruso-turke

  • Pyetja 10

    Përveç Gjermanisë cilat shtete gjatë Luftës së parë Botërore bënin pjesë në Aleancën Tripalëshe?

    A. Austro-Hungaria ,Perandoria Osmane dhe Bullgaria
    B. Franca,Rusia dhe Perandoria Osmane
    C. Anglia,Holanda dhe Belgjika
    D. Italia,Franca dhe Anglia

 

Shpërndaje

  • google-share

3 Comments

  1. mergim December 9, 2013 at 12:46 pm Reply

    DUA TE MESOJ ME SHUM NE HISTORI

  2. habib May 11, 2014 at 7:29 pm Reply

    ani meso djal kesi burra i vyn shtetit bravo ore te lumt

  3. krenja June 10, 2014 at 2:59 pm Reply

    2-Forcimi i autoritetit te shtetit mbi autoritetin e kishes.

Komento Cancel reply

*
*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Më të fundit

MAShTI publikoi rezultatet e testit të maturës – kalueshmëria 68.43%

06 Jul 2021

Komisioni Shtetëror i Maturës vendos që testi i maturës të organizohet më 26 qershor 2021

25 May 2021

Testi i Maturës 2020 do të mbahet në korrik

12 May 2020

Caktohen datat e Maturës 2019 për afatin e qershorit

26 Feb 2019

Caktohen datat e testit të maturës në afatin e dytë

01 Jul 2018

Më të lexuarat

74.5 % e maturantëve kaluan testin e maturës

7 Comments

Testi i maturës këtë vit sfidë për MASHT-in

4 Comments

Të hënën, rezultati përfundimtar i testit të maturës

3 Comments

Nesër, pjesa e dytë e testit të maturës

2 Comments

Provimi i maturës do të bëhet në mënyrë digjitale

2 Comments
© Copyright 2013-2025 Matura shtetërore