Bursa Studimi Rankimi i Universiteteve Linqe të dobishme
[email protected]
facebook
twitter
google_plus
  • Ballina
  • Zgjidhjet e testeve
    • Zgjidhjet 2012
    • Zgjidhjet 2010
    • Zgjidhjet 2009
  • Shkarko testet
  • Mësime
  • Lajme
  • Dërgo pyetje

Lajme

0 Comment

Kompanitë e sigurimit kujdesen për testin e maturës

25 Jun 2014
Milingona

Pjesa e dytë e Provimit Shtetëror të Maturës e cila do të mbahet të shtunën nuk do të administrohet nga mësimdhënësit, por nga kompanitë private të sigurimit.

Kryetari i Komisionit Shtetëror të Maturës, (KQSHM), Nehat Mustafa, ka thënë për “Epokën e re” se rreth 3 mijë pjesëtarë të kompanive të sigurimit të kontraktuara do të kujdesen që maturantët të mos kopjojnë.

Ai ka thënë se MASHT-i dhe KQSHM-ja i ka analizuar faktet e parregullsive të shfaqura dhe ka ndërmarrë këtë hap në mënyrë që të rritet besueshmëria e rezultateve dhe cilësia e administrimit.  “Kompanitë e sigurimit fizik nuk do të kenë asnjë qasje me maturantët, por ekskluzivisht do të jenë aty që t’i ndalojnë maturantët të kopjojnë dhe të komunikojnë me njëri-tjetrin”, ka thënë Mustafa, duke shtuar se kjo do ta rris nivelin e administrimit. Ai u ka bërë thirrje prindërve që të mos i lejojnë fëmijët të marrin telefonat me vete në ditën e provimit.

Në qendrat e testimit përveç pjesëtarëve të kompanive të sigurimit, do të jenë prezentë edhe dy zyrtar nga MASHT-i dhe universiteti, menaxheri i shkollës dhe një anëtar që të cilin cakton drejtoria komunale.

Shpërndaje

  • google-share

Komento Cancel reply

*
*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Më të fundit

MAShTI publikoi rezultatet e testit të maturës – kalueshmëria 68.43%

06 Jul 2021

Komisioni Shtetëror i Maturës vendos që testi i maturës të organizohet më 26 qershor 2021

25 May 2021

Testi i Maturës 2020 do të mbahet në korrik

12 May 2020

Caktohen datat e Maturës 2019 për afatin e qershorit

26 Feb 2019

Caktohen datat e testit të maturës në afatin e dytë

01 Jul 2018

Më të lexuarat

74.5 % e maturantëve kaluan testin e maturës

7 Comments

Testi i maturës këtë vit sfidë për MASHT-in

4 Comments

Të hënën, rezultati përfundimtar i testit të maturës

3 Comments

Rezultatet e akreditimit shpallen sot

2 Comments

Nesër, pjesa e dytë e testit të maturës

2 Comments
© Copyright 2013-2025 Matura shtetërore