Bursa Studimi Rankimi i Universiteteve Linqe të dobishme
[email protected]
facebook
twitter
google_plus
  • Ballina
  • Zgjidhjet e testeve
    • Zgjidhjet 2012
    • Zgjidhjet 2010
    • Zgjidhjet 2009
  • Shkarko testet
  • Mësime
  • Lajme
  • Dërgo pyetje

Lajme

0 Comment

43.61% e maturantëve kaluan testin e maturës në afatin e dytë

17 Sep 2014
Milingona

Nga 42.052 maturantët sa i janë nënshtruar Provimit Shtetëror të Maturës në të dyja afatet këtë vit, 31.151 prej tyre e kanë kaluar atë duke e fituar të drejtën për të provuar regjistrimin në universitet.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) ka bërë të ditur sot se 72.4 % e maturantëve që i janë nënshtruar provimit në të dy afatet- qershor dhe gusht- e kanë kaluar atë.

Shifrat e MAShT tregojnë se 11 mijë maturantë nuk kanë arritur ta kalojnë provimin në nivel kombëtar.

MAShT ka njoftuar se për provimin e maturës, testet u përgatitën në katër gjuhë (shqipe, turke, boshnjake dhe angleze).

Në afatin e dytë të Provimit Shtetëror të Maturës 2014 testit i janë nënshtruar 21.228 maturantë, prej të cilëve rezultat pozitiv arritën 9.283 apo 43.61%.

Më të suksesshëm janë treguar maturantët e gjimnazeve, prej të cilëve sukses pozitiv kanë arritur 13.822 maturantë (93.6%), kurse në arsimin profesional sukses pozitiv kanë arritur 17.329 maturantë apo 64.2%.

“KQShM falënderon të gjithë ata që ndihmuan në mbarëvajtjen e procesit, duke përfshirë edhe universitetet tjera publike, drejtoritë komunale të arsimit, Policinë e Kosovës, zyrtarët e MAShT-it dhe mbi të gjitha gazetarët, të cilët me korrektësi prezantuan procesin e administrimit të testit të maturës”, thuhet në komunikatën e MAShT./kallxo/

Shpërndaje

  • google-share

Komento Cancel reply

*
*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Më të fundit

MAShTI publikoi rezultatet e testit të maturës – kalueshmëria 68.43%

06 Jul 2021

Komisioni Shtetëror i Maturës vendos që testi i maturës të organizohet më 26 qershor 2021

25 May 2021

Testi i Maturës 2020 do të mbahet në korrik

12 May 2020

Caktohen datat e Maturës 2019 për afatin e qershorit

26 Feb 2019

Caktohen datat e testit të maturës në afatin e dytë

01 Jul 2018

Më të lexuarat

74.5 % e maturantëve kaluan testin e maturës

7 Comments

Testi i maturës këtë vit sfidë për MASHT-in

4 Comments

Të hënën, rezultati përfundimtar i testit të maturës

3 Comments

Nesër, pjesa e dytë e testit të maturës

2 Comments

Provimi i maturës do të bëhet në mënyrë digjitale

2 Comments
© Copyright 2013-2025 Matura shtetërore